Author: gazetar_1
Kredi studentore me kushte lehtësuese, Gonxhja: Financim për tarifat e studimit dhe kostot e jetesës
Qeveria ka mundësuar skemën e kredisë studentore, që i mundëson studentit mbulimin e tarifave të studimit dhe kostove të jetesës gjatë studimeve të larta. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjete sociale një video informuEse për të gjithë studentët që kanë nevojë për këtë mundësi. “Aplikim për Kredi Studentore! Për më shumë info, vizitoni faqen e AKFAL ose Arsimit”, shkroi Gonxhja. Kredia studentore i vjen në ndihmë studentëve që kanë nevoje për mbështetje financiare. Përfitues të kredisë studentore janë të gjithë studentët në universitetet publike që nuk përfitojnë bursë apo përjashtohen nga tarifa e shkollimit. Kredia…
Gjermania shkon në këto zgjedhje më e polarizuar se katër vjet më parë. Merz e sheh zgjidhjen te rigjallërimi i ekonomisë dhe kontrolli i migrimit. Industria sheh shanse te investimet ushtarake. Kandidati me shanse më të mëdha për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz i CDU-së, i ka quajtur këto „zgjedhje për fatin” përballë “zhvendosjes tektonike të qendrave politike dhe ekonomike të pushtetit në botë.” Ai i ka quajtur edhe “një nga mundësitë e fundit për t’i zgjidhur problemet përpara se populistët (të fitojnë) shumicën”. Në këtë kuadër, disa vëzhgues të huaj i shohin këto zgjedhje gjermane si zgjedhjet më të…
“Afër detit, afër mbretit”. Kjo shprehje pritet të bëhet realitet së shpejti, me një rritje të ndjeshme të çmimit të pronave në bregdet. Vlera e apartamenteve në Durrës pritet të rritet me mesatarisht 62% pas miratimit të referencave të reja për bashkitë, të paralajmëruara për t’u bërë publike në pranverën e këtij viti. “Çmimet e referencës ne kemi parë që kanë sjellë gjithmonë rritje. Çmimi i referencës është shumë abuziv. Vërtet në një zonë mund të ketë çmime sa është referenca por një pjesë e madhe e pronave janë nën çmimin e referencës”, pohon eksperti i tregut imobiliare Ervin Demirxhiu.…
Prej vitit 1999, SIGAL ka qenë sinonim i sigurisë, besueshmërisë dhe inovacionit në tregun e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Sot, kompania më e madhe e sigurimeve në vend shënon një moment të rëndësishëm – 26 vite suksesi, rritjeje dhe përkushtimi ndaj klientëve dhe partnerëve të saj. Nga hapat e parë e deri më sot, SIGAL ka arritur të ndërtojë një rrjet të fuqishëm sigurimesh, duke ofruar mbrojtje dhe stabilitet për miliona qytetarë e biznese. Me një histori të pasur sfidash dhe arritjesh, kjo kompani ka qenë gjithmonë një hap përpara në përshtatjen me kohën dhe nevojat…
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit është mbledhur sërish në 19 shkurt për të miratuar një listë të gjatë me leje, thuajse tre javë nga mbledhja e fundit. Në sy mes vendimeve bien disa ndërtime me disa dhjetëra kate të vendosura kryesisht në Tiranë por nuk mungojnë të tilla as në Durrës, Vlorë apo Lezhë. Konkretisht KKTU miratoi lejen e zhvillimit për një godinë multifunksionale 1, 5-8, 6-9, 26 & 31 kate mbi tokë me vendndodhje në Rrugën “29 Nëntori” që do të zhvillohet nga “Concord Investment” sh.p.k. Po kështu është miratuar leja e ndërtimit për një kompleks multifunksional, rezidencial…
Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon shtyrjen e miratimit të projektligjit “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”, për të pasur mundësinë e reflektimit të të gjitha shqetësimeve që vijnë nga biznesi dhe që e bëjnë më efikas zbatimin e tij. Në komentet për draftin nga AmCham dërguar komisioneve parlamentare ngrihet shqetësimi se ndryshimet nuk janë konsultuar me palët e interesuara dhe organizatat e biznesit. Nëpërmjet projektligjit synohet të përmirësohet menaxhimi i mbetjeve përmes zgjerimit të përgjegjësive të subjekteve prodhuese, por sipas AmCham duhet të trajtohen si pjesë e një ligji të vetëm për menaxhimin e…
Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni se i keni të vëna? Kujtesa e dobët është një problem që prek miliona njerëz në botë dhe që në përdtishmëri mund të jetë me të vërtetë një kokëçarje. Problemet me kujtesën janë gjithnjë e në rritje me kalimin e moshës. Ato ndikohen dhe nxiten nga problemet me gjumin, stresin, depresioni, mungesa e vitaminës B, tiroidja, alkoli, duhanpirja dhe ilaçet. Në raste më të rënda, kujtesa e varfër nxitet edhe nga skleroza apo sëmundja e Alzheimerit. Ky artikull i AgroWeb.org…
Borxhi publik zbriti në 54.73 të PBB-së në fund të vitit 2024, sipas informacioneve që disponon ekofin.al, duke tejkaluar edhe të gjitha parashikimet e bëra nga Ministria e Financave, madje edhe atë të reflektuar në dokumentin më të fundit të miratuar në shkurt, Kuadrin Makro-ekonomik dhe Fiskal 2025-2027, ku parashikimi për borxhin publik në vitin 2024 ishte 55.2% të PBB-së. Edhe pse të dhënat për realizimin e buxhetit të vitit 2024 nuk janë ende të disponueshme, pasi nuk janë publikuar ende nga Financat, ulja e borxhit tej parashikimeve nënkupton se paratë nuk janë shpenzuar dhe në fund ato kanë shkuar…
134 investime madhore në Shqipëri janë pjesë e Listës Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare. Lista përmban projektet e investimeve publike, të cilat paraqesin rëndësi strategjike për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, pavarësisht nga burimi i tyre i financimit. Lista e publikuar në Fletoren Zyrtare si pjesë e dokumentit të politikave prioritare 2026-2028, i ka të kategorizuara projektet të cilat kapin vlera të konsiderueshme monetare, sipas nivelit të prioritetit që kanë në A, B dhe C, si dhe të ndara në kategori, të maturuar, pjesërisht të maturuar dhe të pamaturuar. Projektet e matuarara, konsiderohen ato…
Intervistë me Ervin Hidri, Drejtor i Departmentit të SME dhe Kredisë Retail dhe Alban Eltari Drejtor i Departamentit të Korporatave të Mesme dhe Leasing, në Bankën OTP Albania Mungesa e kolateralit, e informacionit financiar dhe cilësia e menaxhimit janë probleme serioze, që vështirësojnë kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend. Në një intervistë, Drejtues të Bankës OTP Albania shprehen se shumë SME nuk kanë raporte të plota dhe të pastra financiare, siç kërkohet nga bankat për vlerësimin e rrezikut dhe për të marrë vendime për financimin e tyre. Kjo e bën shpesh të vështirë për bankat të…
