Author: gazetar_1
Mira Murati, ish-shefe e teknologjisë në OpenAI, ka bashkuar forcat me disa drejtues të cilët kanë punuar për prodhuesin ChatGPT për të nisur një startup të ri të inteligjencës artificiale. Kompania, e quajtur Thinking Machines Lab, do të fokusohet në ndërtimin e modeleve dhe produkteve të inteligjencës artificiale që mbështesin më shumë “bashkëpunim njerëzor-AI” në çdo fushë të punës, sipas një postimi në blog të publikuar të martën. “Ndërsa sistemet aktuale shkëlqejnë në programim dhe matematikë, ne po ndërtojmë AI që mund të përshtatet me spektrin e plotë të ekspertizës njerëzore dhe të mundësojë një spektër më të gjerë aplikimesh”,…
Presioni i lartë i gjakut, obeziteti, kequshqyerja, pirja e duhanit dhe diabeti e kthejnë zemrën në një bombë me sahat. Për shqiptarët thuhet se e kanë zemrën e madhe. Aq të madhe sa edhe sipas kodit zakonor, shtëpia e shqiptarit konsiderohet të jetë e Zotit dhe e mikut. Dhe me kaq i kemi thënë të gjitha, por ajo që nuk iu kemi thënë është se shqiptarët nuk e kanë zemrën shumë të re. Presioni i lartë i gjakut, obeziteti, kequshqyerja, pirja e duhanit dhe diabeti e rrisin moshën e zemrës duke e kthyer gati gati në një bombë me sahat.…
Durana Tech Park në Xhafzotaj (Durrës), i pari park teknologjik në Shqipëri, synon të tërheqë bizneset vendase dhe ato të huaja, duke u kthyer në një qendër të rëndësishme inovacioni. Tech Parku u prezantua në një konferencë për mediat me praninë e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe Drejtoreshës së Korporatës Shqiptare të Investimeve, Elira Kokona. Ndër lehtësitë fiskale, të Durana Tech Park janë tatimi mbi fitimin 0% për 15 vitet e para, përjashtimin nga tatimi mbi pagat e punonjësve për 10 vjet për të gjithë personelin e angazhuar në kërkim dhe zhvillim, përfshirë edhe zhvilluesit, përjashtim…
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë një katalog me pasuritë e konfiskuara, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Ky katalog përmban një listë të detajuar të pasurive të konfiskuara me vendim gjykate të formës së prerë, duke përfshirë informacion të plotë mbi llojin, vendndodhjen dhe statusin aktual të tyre. Katalogu është publikuar në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, veçanërisht bazuar në Ligjin Nr. 34/2019“Për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, i cili përcakton rregullat dhe procedurat për sekuestrimin, konfiskimin dhe administrimin…
Inteligjenca artificiale ka sjellë përmirësime të jashtëzakonshme në jetën moderne, por ndërkohë ka ndezur edhe frikën për ndikimin e saj afatgjatë në tregun e punës. Sipas “AI Disruption Report 2025” të publikuar nga Resume Now, 89% e punonjësve amerikanë shprehin shqetësim për sigurinë e vendit të tyre të punës, ndërsa 43% njohin dikë që ka humbur punën për shkak të AI. Një treg pune me dy nivele? Ndikimi i AI nuk është uniform në të gjitha industritë, por tendenca është e qartë ata që nuk përshtasin aftësitë e tyre do të mbeten pas. 47% e të anketuarve kanë frikë nga…
Kuvendi nuk ka humbur asnjë ditë kohë dhe të nesërmen e shkarkimit të gjithë Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, ka shpallur vakancat për 11 vendet për anëtarët dhe kryetarin. Zëvendëskryetarja e komisionit, Evis Kushi, propozoi 10 ditë afat për kandidatët e rinj që do të dorëzojnë kandidaturat, në mënyrë që RTSH të mos mbetet pa këshill drejtues për një afat të gjatë, në mënyrë që të funksionojë siç duhet dhe të mund të zgjedhë drejtorin e ri të përgjithshëm. Kushi propozoi që mandati i Këshillit të ri Drejtues të RTSH të mos jetë mandat plotësues, por të jetë një mandat…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës e nisi vitin 2025 me rritje të mëtejshme të numrit të pasagjerëve, pas mbylljes së një viti rekordesh në 2024, me një total prej 10.7 milionë pasagjerë. Referuar shifrave zyrtare të TIA, në janar 2025, aeroporti u përdor nga rreth 700 mijë pasagjerë, me një rritje prej 12%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këtë vit, drejtuesit e aeroportit kanë vendosur një tjetër objektiv ambicioz, arritjen e shifrës së 12 milionë pasagjerëve dhe paralelisht kanë prezantuar një plan investimesh për zgjerimin e pistës së aeroportit, terminaleve, parkingut dhe rritjen e mëtejshme të digjitalizimit,…
Drejtorja e Përgjithshme e Institutit të Statistikave (INSTAT) Elsa Dhuli bëri të ditur sot se brenda këtij viti do të hartohet projektligji për realizimin e Censit të Bujqësisë. Gjatë diskutimit në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat mbi planin vjetor 2025 për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2022-2026, Dhuli informoi se po rishikohet strategjia për organizimin e këtij plani, si dhe buxheti. “Në kuadër të përgatitjeve për Censin e Bujqësisë, jemi në proces të miratimit të projektligjit. Po rishikohet strategjia e organizimit të këtij Censi, planit të aktiviteteve dhe buxhetit”, u shpreh Dhuli. Njëkohësisht ajo informoi se po finalizohet…
Bllokimi dhe rrjedhja e hundëve është diçka frustruese në përgjithësi. Në ditët e sotme një gjë e tillë mundet shumë mirë të nxisë frikën e pabazë për ndonjë infeksion të mundshëm. Nëse përballeni me një situatë të tillë, përpiquni të mos arrini në konkluzione të gabuara dhe sigurohuni që nuk keni ngrënë disa prej ushqimeve të mëposhtme. Të gjitha ushqimet e përmendura më poshtë shkaktojnë bllokime dhe rrjedhje të hundës. Bllokimi në përgjithësi ndodh si pasojë e një irritimi të mundshëm. Nëse trupit nuk i pëlqen një substancë e caktuar, prodhon më shumë sekrecione për ta mbajtur atë larg qelizave.…
Kuvendi i Shqipërisë votoi të hënën e 17 shkurtit Gentian Salën në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me 73 vota pro. Ai zëvendëson në këtë detyrë Tomi Frashërin, mandati i të cilit kishte përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar. Gentian Sala ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) gjatë periudhës 2014-2019. Në vitin 2021, Sala u përzgjodh që të koordinonte marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës. I diplomuar për juridik në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ai ka ndjekur më pas një specializim Master për…
