Author: gazetar_1

Në Shqipëri, lufta kundër pasurive të krimit të organizuar ka pësuar statistikisht rritje gjatë viteve të fundit, por menaxhimi i tyre po has në vështirësi, ndërsa mungojnë garancitë ligjore që pengojnë kthimin e këtyre aseteve në duart e grupeve kriminale. Pastrimi i parave nga grupet e krimit të organizuar vlerësohet si një nga rreziqet kryesore për sigurinë dhe ekonominë e Shqipërisë, e megjithatë, vendi përballet me probleme të shumta në luftën kundër aseteve të paligjshme. Edhe pse statistikisht numri i pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara ka pësuar rritje gjatë viteve të fundit, institucionet po hasin vështirësi në administrimin e…

Read More

Ambiciet e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se në fund të vitit 2024 do të kryheshin pagesat e para nga Paketa e Rritjes dhe Reformave e BE nuk u realizuan. Për më tepër, ato nuk u bënë as në fillim të vitit 2025 dhe nuk është e qartë se kur do të mund të bëhen. Vonesat në pagesa, sipas disa burimeve diplomatike në BE, kanë të bëjnë më shumë me vonesat e vendeve përfituese – pra atyre të Ballkanit Perëndimor – në përmbylljen e procedurave të brendshme. “Duket…

Read More

Më 11 shkurt 2025, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro. Ky Eurobond u emetua me një kupon 4.75% dhe me një normë interesi (yield) 5%. Instrumenti ka një jetëgjatësi 10-vjeçare dhe do të maturohet në Shkurt 2035. Sipas Ministrisë së Financave, ky është emetimi më i suksesshëm i Republikës së Shqipërisë, që prej emetimit të parë në vitin 2010 dhe suksesi i këtij emetimi i referohet disa aspekteve të rëndësishme dhe në radhë të parë kërkesës shumë të lartë të investitorëve, duke bërë…

Read More

Banka e Shqipërisë dhe Fondi për Rritjen e Gjelbër, do të thellojnë bashkëpunimin për t’u përballur me sfidat globale të klimës dhe për të siguruar që Shqipëria të ketë një sistem financiar që jo vetëm përballon vështirësitë, por edhe krijon mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim zyrtar ekipin e Green for Growth Fund dhe anëtarët e Komitetit Investues të këtij fondi, në kuadër të projekteve lidhur me energjinë e gjelbër dhe mundësitë e bashkëpunimit. Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare po zhvillohet mirë dhe korniza makroekonomike është e…

Read More

Alessandro D’Oria mori drejtimin e Intesa Sanpaolo Bank Albania në shtator të vitit 2021 dhe tani, pas gati 4 vitesh në drejtimin e bankës, pjesë e grupit më të madh bankar italian, do të largohet nga Shqipëria, për të dhënë kontributin dhe eksperiencën e tij të gjerë në një shtet tjetër, ku operon grupi. D’Oria ka një eksperiencë të gjatë në sektorin bankar, por mbi të gjitha rezulton mes menaxherëve të lartë më besnikë dhe afatgjatë të grupit Intesa, që nga viti 1987 e deri aktualisht. Mes punonjësve dhe drejtuesve të Intesa Sanpaolo Bank Albania, por edhe bashkëpunëtorëve të tij,…

Read More

Investimet amerikane në vendin tonë kanë njohur rritje të vazhdueshme, sidomos në vitet e fundit. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të analizuara nga Ekofin.al, në 9-mujorin e vitit 2024, investimet amerikane ishin 45.5 milionë euro, ose 47.6 milionë dollarë. Ndërsa në vitin 2023, investimet amerikane kapën vlerën e 61 milionë eurove, pritshmëritë janë që vitin e kaluar kjo shifër të jetë Akoma edhe më e lartë. Megjithatë, në mënyrë të vazhdueshme, si nga ana e përfaqësuesve shtetërorë të Shqipërisë, ashtu edhe përfaqësuesve diplomatikë amerikanë apo drejtuesve të AmCham, është theksuar se potencialet për zgjerimin e investimeve amerikane në…

Read More

Kompania ajrore VUELING i shtohet listës së kompanive ajrore partnere me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Vueling fillon fluturimet nga Barcelona drejt Tiranës në 1 Korrik 2025, ndërsa rezervimi i biletave ka filluar tashmë në faqen zyrtare të kompanisë. Kjo linjë do të operojë me 4 fluturime në javë nga Barcelona në Tiranë nga 2 korriku deri më 24 tetor (e hënë, e mërkurë, e premte, e diel). Kjo është një mundësi e mirë për pasagjerët shqiptarë që zgjedhin Barcelonën si destinacionin e tyre turistik, por edhe për ata spanjollë që vizitojnë vendin tonë. Vueling është kompania ajrore më e madhe…

Read More

Tregu i brendshëm i letrave me vlerë të qeverisë po përballet me një risi të pashënuar më parë; blerjen e borxhit të brendshëm të qeverisë nga jo rezidentët. Banka e Shqipërisë raportoi se bankat dhe fondet e huaja blenë mbi 145 milionë euro borxh të qeverisë shqiptare gjatë vitit të kaluar. “Ndryshe nga vitet e mëparshme, gjatë vitit 2024 është vërejtur një pjesëmarrje aktive e jorezidentëve në tregun e titujve të qeverisë. Gjatë vitit 2024, jorezidentët blenë rreth 14.4 miliardë lekë tituj qeveritarë, duke përballuar rreth 29% të shtesës së huamarrjes së brendshme,” thuhet në raportin e Politikës Monetare për…

Read More

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja kanë nënshkruar një udhëzim të përbashkët “Për miratimin e licencës standarde të ripërdorimit të informacionit të sektorit publik”, e cila ka hyrë sot në fuqi, duke u botuar në Fletoren Zyrtare. Udhëzimi ka për qëllim miratimin e licencës standarde për ripërdorimin e të dhënave të hapura në Republikën e Shqipërisë. Ripërdorimi i të dhënave të hapura/dokumenteve të organeve të sektorit publik dhe sipërmarrjeve publike si rregull është i hapur dhe vendosja e kushteve bëhet në rastet…

Read More

Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë (KPGJT), pjesë e Kastrati Group, ka diplomuar sot brezin e parë të studentëve. 40 studentë kanë përfunduar me sukses programet e tyre profesionale dhe tani janë të gatshëm të kontribuojnë në industrinë shqiptare dhe ndërkombëtare me ekspertizën e tyre. Në ceremoninë e diplomimit, një moment kyç ishte fjala e z. Genc Biçoku, përfaqësues i Kastrati Group, i cili përgëzoi të diplomuarit dhe theksoi rëndësinë e këtij momenti si historik për kolegjin: “Ne nuk edukojmë vetëm profesionistë – ne krijojmë të ardhmen e industrisë shqiptare! Sot, ndërsa këta studentë diplomohen, ata nuk janë vetëm të pajisur…

Read More