Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Drejtoresha e AIDA-s për “Usa Today”: “Shqipëria, vendi i lehtësive dhe mundësive për investimet e kompanive amerikane”

12:40 - Shkurt 14, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Investimet amerikane në vendin tonë kanë njohur rritje të vazhdueshme, sidomos në vitet e fundit. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të analizuara nga Ekofin.al, në 9-mujorin e vitit 2024, investimet amerikane ishin 45.5 milionë euro, ose 47.6 milionë dollarë. Ndërsa në vitin 2023, investimet amerikane kapën vlerën e 61 milionë eurove, pritshmëritë janë që vitin e kaluar kjo shifër të jetë Akoma edhe më e lartë. Megjithatë, në mënyrë të vazhdueshme, si nga ana e përfaqësuesve shtetërorë të Shqipërisë, ashtu edhe përfaqësuesve diplomatikë amerikanë apo drejtuesve të AmCham, është theksuar se potencialet për zgjerimin e investimeve amerikane në Shqipëri mbeten të mëdha.

Në këtë kuadër, në një intervistë dhënë për një numër special për Shqipërinë, të prestigjiozes Global FDI Report, të Usa Today, Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro Plaku, thekson se institucioni që ajo drejton po luan një rol proaktiv dhe po shton përpjekjet për të krijuar partneritete të reja me kompanitë amerikane dhe për të shtuar investimet amerikane në Shqipëri.

Cili është misioni i AIDA-s?

Qëllimi ynë është të kontribuojmë drejtpërdrejt në diversifikimin e sektorëve dhe lehtësimin e investimeve të synuara në Shqipëri. Nga faza fillestare e eksplorimit të ideve të investimit dhe realizimit të analizave të tregut, deri te finalizimi i suksesshëm i projekteve të tyre, ne mbetemi të angazhuar. Edhe pas zbatimit të projekteve, vijojmë të mbështesim investitorët në adresimin e çdo sfide që hasin në përmbushjen e objektivave të tyre në Shqipëri. Nga konceptimi deri në përfundim, jemi të përkushtuar t’i udhëzojmë dhe t’i shoqërojmë në çdo hap të rrugëtimit të tyre.

Si i arrin AIDA investitorët e huaj, veçanërisht në SHBA?

Fushatat “outreach” kanë qenë ndër përpjekjet tona më efektive. Për shembull, vitin e kaluar realizuam një fushatë në Spanjë të fokusuar në sektorin e turizmit. Kjo nismë dha rezultate konkrete, duke përfshirë takime të mëvonshme dhe vizita në Shqipëri nga palët e interesuara. Planifikojmë të ndjekim një qasje të ngjashme edhe në SHBA, duke u fokusuar te sektorët kryesorë që duam të zhvillojmë.

Cilët sektorë janë prioritarë?

Ne po punojmë në mënyrë aktive për të siguruar një zhvillim të balancuar në disa sektorë. Synimi ynë nuk është vetëm mbështetja e turizmit, por edhe tërheqja e investimeve në një gamë të gjerë industrish. Teknologjia është një fushë kryesore në fokusin tonë, veçanërisht në shërbimet digjitale, startup-et, ICT dhe prodhim. Bujqësia mbetet një sektor tradicional me potencial të rëndësishëm. Energjia është një tjetër sektor premtues, duke pasur parasysh burimet e pasura natyrore të Shqipërisë në hidro, erë dhe energji diellore. Ne jemi duke kërkuar në mënyrë aktive investime në këto fusha, duke shfrytëzuar ekspertizën nga tregje si SHBA.

Çfarë mundësish shihni në sektorët e teknologjisë së lartë?

Ne synojmë të organizojmë fushata “outreach” në SHBA, të fokusuara posaçërisht në teknologji dhe bashkëpunime me parqe teknologjike. Kemi identifikuar disa marka të njohura ndërkombëtare që operojnë në SHBA dhe do të përqendrohemi në angazhimin me to. Plani ynë përfshin identifikimin e partnerëve potencialë, vlerësimin e interesave të tyre dhe prezantimin e mundësive që ofron Shqipëria. Kjo do të përfshijë organizimin e takimeve fizike në SHBA për të ofruar informacion të detajuar mbi iniciativat tona, mjedisin e biznesit në Shqipëri dhe mundësitë specifike që ofrojmë. Objektivi ynë është të ftojmë këto kompani të vizitojnë Shqipërinë dhe të eksplorojnë nga afër këto mundësi. /usa today, hyrja nga ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
aida amerikanët intervista investimet e huaj laura saro usa today
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter