Author: gazetar_1

Shqipëria është pjesë e BIOFACH 2025, një nga panairet më të rëndësishme ndërkombëtare për produktet organike, i cili zhvillohet duke nisur nga sot deri në 14 shkurt në Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitave Nuremberg Messe në Gjermani. Pjesëmarrja shqiptare në këtë event të rëndësishëm organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me ITC (International Trade Centre) dhe programin SIPPO Albania, duke ofruar një platformë të rëndësishme për promovimin e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare. Në Pavijonin Shqiptar, i pozicionuar në Hall 5, Stand 171, janë prezantuar bimë medicinale dhe aromatike, vajra esencialë, si edhe vaji i ullirit.…

Read More

Qeveria ka dalë këtë të martë zyrtarisht në tregjet ndërkombëtare, për të emetuar eurobondin me vlerën 650 milionë euro. I gjithë procesi i emetimit sipas njoftimit të shpallur nga Bursa e Londrës do të mbyllet brenda datës 11 mars.  Qeveria synon të marrë këtë eurobond me afat shlyerje 10 vite dhe do të përdoret për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për shpenzime të tjera e mbështetje buxhetore.  Ky është eurobondi i shtatë që vendi po merr në tregjet e huaja. Deri në vitin 2023 kur u mor eurobondi i fundit vendi…

Read More

Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi sot projektligjin e propozuar nga deputeti socialist Erion Braçe, për tatimin mbi vlerën e shtuar në sektorin e bujqësisë. Braçe në fjalën e tij në Kuvend, bëri të ditur se në ndryshimet e paraqitura në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” propozohet një mekanizëm i ri për përllogaritjen e TVSH-së, në rastet kur realizohen transaksione me autofaturim ndërmjet fermerëve dhe personave të tatueshëm. “Skema aktuale e TVSH-së ka krijuar pabarazi të theksuar midis fermerëve vendas dhe operatorëve të tjerë ekonomikë që veprojnë në të njëjtin treg. Kjo situatë i ngarkon me një…

Read More

Komisioni i Ligjeve pezulloi sot shqyrtimin e projektligjit të “Paketës së Maleve”, pas pretendimeve të opozitës se drafti bie në kundërshtim me rregullat e Kodit Zgjedhor. Deputetët e opozitës në Komision kërkuan shtyrjen e shqyrtimit të Paketës së Maleve, pasi sipas tyre ligji ka ndikim të drejtpërdrejtë në zgjedhjet e 11 majit. “35 organizata të shoqërisë civile kërkojnë shtyrjen e shqyrtimit të projektligjit për të pasur transparencë. Është ligj me ndikim të drejtpërdrejtë në zgjedhjet e 11 majit”, u shpreh deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi. Edhe deputetët Dash Sula dhe Greta Bardeli e konsideruan projektligjin në shkelje të Kushtetutës.…

Read More

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk do të shkarkohet nga detyra, ndërsa e konsideroi ndalimin e tij në shkelje të standardeve demokratike. Në një reagim për rrjetin e gazetarëve BIRN, Rama tha se “dosja hetimore ngjan me një roman voluminoz mbi gërmimet e kryera në jetën e tij dhe të bashkëshortes së tij”. “Jo vetëm që kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë…

Read More

Saimir Tola, me profesion lektor në inxhinieri matematike në Universitetin Politeknik të Tiranës, i është propozuar nga Komisioni i Ekonomisë seancës plenare të Kuvendit për t’u votuar për postin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Në garë bashkë me të ishin edhe 5 kandidatë të tjerë, të gjithë me formim dhe eksperienca të ndryshme, Artur Ribaj, Emis Cerava, Julian Naqellari, Petrit Perhati dhe Valbona Sanxhaktari. Kush është propozimi i Ekonomisë për bordin e AMF? Saimir Tola ka përfunduar studimet bachelor në vitin 2009 në Universitetin Politeknik të Tiranës, për matematikë të aplikuar, ku edhe ka ndjekur masterin…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se ka vendosur një afat të ri për bizneset për të realizuar deklarimin e tatimit mbi fitimin, duke e unifikuar atë me afatin e përcaktuar për dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave për individët, e njohur si DIVA. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Tatimet informojnë bizneset se afati për deklarimin online në sistemin e-filing të deklaratës vjetore për biznesin, DIVA apo deklarata e Tatimit mbi Fitimin 2024, do të ketë afat përfundimtar datën 31 mars 2025. Gjithashtu, tatimet sqarojnë se nga ky afat përjashtohet Deklarata e Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin…

Read More

Rreth 53 mijë pasagjerë nga Mali i Zi kanë fluturuar me avion nga aeroporti i Tiranës, sipas strukturave drejtuese të këtij aeroporti. Edhe sipas agjencive turistike nga Mali i Zi, ato sjpesh organizojnë transportin e klientëve të tyre deri në aeroportin “Nënë Tereza” dhe anasjelltas. Shërbimet e aeroportit të Tiranës po i shfrytëzojnë edhe mjaft qytetarë të Malit të Zi që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Zgjedhje më e madhe e destinacioeneve dhe çmime më të lira nga Tirana Ky aeroport është rreth 140 kilometra larg Podgoricës dhe rreth këtyre dy destinacioneve duhet rreth tre orë me makinë,…

Read More

Vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKUT) do të kërkojnë më shumë firma sesa në procedurën normale në raste të caktuara. Qeveria ka realizuar një ndryshim në vendimin “Për përcaktimin e përbërjes së Këshillit Kombëtar të Territorit”, i cili është bërë publik pasi është botuar në fletore zyrtare. Në pikën 5 të vendimit specifikohet se Sekretariati teknik i KKTU-së zbardh vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, të cilat ua dërgon për nënshkrim Kryeministrit, në cilësinë e kryetarit, dhe ministrit të linjës për zhvillimin e propozuar. “Vendimet nënshkruhen edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur publikisht akuzat që kanë çuar në vendimin e ekzekutuar ditën e sotme për arrestimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Dy akuzat që rëndojnë kryebashkiakun janë: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Sipas njoftimit rezulton se “Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga shtetasit nën hetim, specifikisht E.V. (me detyrë kryetar i Bashkisë…

Read More