Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Saimir Tola i kalon seancës plenare për votim si Kryetar i Bordit të AMF

14:36 - Shkurt 11, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Saimir Tola, me profesion lektor në inxhinieri matematike në Universitetin Politeknik të Tiranës, i është propozuar nga Komisioni i Ekonomisë seancës plenare të Kuvendit për t’u votuar për postin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Në garë bashkë me të ishin edhe 5 kandidatë të tjerë, të gjithë me formim dhe eksperienca të ndryshme, Artur Ribaj, Emis Cerava, Julian Naqellari, Petrit Perhati dhe Valbona Sanxhaktari.

Kush është propozimi i Ekonomisë për bordin e AMF?

Saimir Tola ka përfunduar studimet bachelor në vitin 2009 në Universitetin Politeknik të Tiranës, për matematikë të aplikuar, ku edhe ka ndjekur masterin për të përfunduar në të njëjtën fushë në vitin 2011. Në shtator 2016 ka marrë gradën Doktor dhe më pas në 2022 Profesor i Asociuar.

Nga viti 2011 ai ka qënë lektor me kohë të plotë i analizës numerike në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku vijon edhe aktualisht. Ndërsa më parë ka shërbyer edhe si anëtar i bordit drejtues të Insig Maqedoni, nga viti 2014 deri në vitin 2016, ku siç u shpreh edhe vetë gjatë dëgjesës në Komisionin e Ekonomisë, ka arritur të fitojë eksperiencë nga fusha e sigurimeve.

Gara u rihap pas rrëzimit të Melanit në seancë

Kuvendi i Shqipërisë rihapi në mesin e muajit nëntor aplikimet për pozicionin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë edhe postin e kryetarit. Rihapja e vendit vakant erdhi pasi në 17 tetor deputetët rrëzuan në seancë plenare kandidaturën e vetme të propozuar nga Komisioni Ekonomisë dhe Financave, atë të Pajtim Melanit.

Fillimisht, ky pozicion ishte shpallur vakant nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 22 korrik, pas përfundimit të mandatit të Olsi Çokut.

Kryetari i Bordit të AMF-së është anëtar joekzekutiv dhe jo me kohë të plotë. Sipas ligjit, Kryetari i Bordit ka kompetencë të thërrasë dhe drejtojë mbledhjet e Bordit, të paraqesë rendin e ditës, të urdhërojë ngritjen e komiteteve të kontrollit, objektin e punës, si dhe afatet për shqyrtimin e çështjes, t’i propozojë Bordit ngritjen e komiteteve këshillimore, me qëllim hartimin e politikave për mbarëvajtjen e punës së Autoritetit, si edhe kompetenca të tjera, të akorduara me vendimmarrje të vetë Bordit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
amf bordi Kandidatura komisioni i ekonomisë kryetar kuvendi saimir tola
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Franca dominon bankat e Evropës, pesë nga 10 më të mëdhatë janë franceze

09:35 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

gazetar_212:05 - Korrik 25, 20260

Shqipëria po pret këtë sezon turistik një fluks vizitorësh që llogaritet sa gjashtëfishi i popullsisë…

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

09:23 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter