Kategoria: kryetar
Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, Bledar Shella është rizgjedhur Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB). Kjo e fundit njofton se në datën 20 maj 2025 u zhvillua mbledhja e Asamblesë së AAB për miratimin e pasqyrave financiare të audituara të vitit 2024 dhe zgjedhjen e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës.
Kuvendi i Shqipërisë votoi të hënën e 17 shkurtit Gentian Salën në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me 73 vota pro. Ai zëvendëson në këtë detyrë Tomi Frashërin, mandati i të cilit kishte përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar. Gentian Sala ka mbajtur pozicionin e
Saimir Tola, me profesion lektor në inxhinieri matematike në Universitetin Politeknik të Tiranës, i është propozuar nga Komisioni i Ekonomisë seancës plenare të Kuvendit për t’u votuar për postin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Në garë bashkë me të ishin edhe 5 kandidatë të tjerë, të gjithë me formim dhe eksperienca