Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqipëria ndër vendet me nivelin më të lartë në rajon të të rinjve as në punë, as në shkollë dhe as në trajnim

06:06 - Qershor 25, 2026

Nga destinacion turistik në kantier mbetjesh, çfarë po ndodh me Kanionin e Erzenit?

06:02 - Qershor 25, 2026

Hapet tenderi për të ndërtuar shkallë në Gjirin e Filikurit, “copëza e parajsës” në rrezik mbipopullimi

06:00 - Qershor 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nga destinacion turistik në kantier mbetjesh, çfarë po ndodh me Kanionin e Erzenit?

06:02 - Qershor 25, 2026 Green
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Një nga atraksionet më të veçanta natyrore pranë Tiranës, Gryka e Skoranës, e njohur ndryshe si Kanioni i Erzenit, po përballet me një degradim të rëndë që rrezikon ta nxjerrë përfundimisht jashtë hartës turistike dhe natyrore të kryeqytetit.

Alarmi është ngritur nga eksploratori dhe fotografi i njohur, Fation Plaku, i cili publikoi në rrjetet sociale pamje dhe dëshmi nga zona, duke e cilësuar situatën si një “masakër mjedisore” që ka varrosur një nga perlat më të bukura natyrore të Tiranës.

Sipas tij, ndërhyrjet e firmave ndërtuese dhe depozitimi i inerteve kanë ndryshuar rrënjësisht peizazhin e kanionit, duke dëmtuar rëndë ekosistemin dhe duke e bërë zonën thuajse të pakalueshme për vizitorët.

https://ekofin.al/wp-content/uploads/2026/06/1.mp4

Për shumë vite, Kanioni i Erzenit ka qenë një prej destinacioneve më të frekuentuara nga të apasionuarit pas natyrës, ecjeve malore dhe aventurave në ujë. Ujërat e kristalta të lumit Erzen, shkëmbinjtë monumentalë dhe peizazhi i veçantë e kishin kthyer zonën në një pikë referimi për turizmin e fundjavës pranë Tiranës.

https://ekofin.al/wp-content/uploads/2026/06/2.mp4

Por sipas dëshmive të publikuara së fundmi, kjo pasuri natyrore duket se po pëson të njëjtin fat si Kanioni i Brarit, një tjetër destinacion i njohur i kryeqytetit që u degradua vite më parë pas depozitimit të inerteve nga punimet e Rrugës së Arbrit.

Nëse konfirmohen pretendimet e ngritura nga banorët dhe vizitorët e zonës, Tirana rrezikon të humbasë dy nga asetet e saj më të rëndësishme natyrore në harkun e vetëm pak viteve.

https://ekofin.al/wp-content/uploads/2026/06/3.mp4

Ekspertët e mjedisit kanë paralajmëruar vazhdimisht se hedhja e pakontrolluar e inerteve në shtretërit e lumenjve, grykat shkëmbore dhe zonat me vlera natyrore jo vetëm që dëmton biodiversitetin, por sjell pasoja afatgjata për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Ndërkohë, deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse mbi ndërhyrjet e raportuara në Grykën e Skoranës dhe ligjshmërinë e tyre. Mbetet e paqartë nëse është kryer një vlerësim mjedisor për punimet në zonë, si dhe nëse janë respektuar kushtet për mbrojtjen e habitatit natyror.

Rasti ngre edhe një herë pyetjen se sa e mbrojtur është trashëgimia natyrore e Tiranës përballë presionit të zhvillimit urban dhe projekteve infrastrukturore. Për shumë qytetarë, humbja e vendeve si Kanioni i Brarit dhe Kanioni i Erzenit nuk përfaqëson thjesht zhdukjen e disa destinacioneve turistike, por humbjen e një pjese të identitetit natyror të kryeqytetit. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
fation plaku gryka e skoranes inertet kanioni i erzenit masaker
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria ndër vendet me nivelin më të lartë në rajon të të rinjve as në punë, as në shkollë dhe as në trajnim

06:06 - Qershor 25, 2026

Hapet tenderi për të ndërtuar shkallë në Gjirin e Filikurit, “copëza e parajsës” në rrezik mbipopullimi

06:00 - Qershor 25, 2026

Ligji i Faljes, Tatimpaguesit e përjashtuar mund të kërkojnë rishikim të vendimit

18:58 - Qershor 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria ndër vendet me nivelin më të lartë në rajon të të rinjve as në punë, as në shkollë dhe as në trajnim

gazetar_206:06 - Qershor 25, 20260

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të lartë në rajon për të rinjtë që…

Nga destinacion turistik në kantier mbetjesh, çfarë po ndodh me Kanionin e Erzenit?

06:02 - Qershor 25, 2026

Hapet tenderi për të ndërtuar shkallë në Gjirin e Filikurit, “copëza e parajsës” në rrezik mbipopullimi

06:00 - Qershor 25, 2026

Ligji i Faljes, Tatimpaguesit e përjashtuar mund të kërkojnë rishikim të vendimit

18:58 - Qershor 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:06 - Qershor 25, 2026

Shqipëria ndër vendet me nivelin më të lartë në rajon të të rinjve as në punë, as në shkollë dhe as në trajnim

06:02 - Qershor 25, 2026

Nga destinacion turistik në kantier mbetjesh, çfarë po ndodh me Kanionin e Erzenit?

06:00 - Qershor 25, 2026

Hapet tenderi për të ndërtuar shkallë në Gjirin e Filikurit, “copëza e parajsës” në rrezik mbipopullimi

Shqipëria ndër vendet me nivelin më të lartë në rajon të të rinjve as në punë, as në shkollë dhe as në trajnim

06:06 - Qershor 25, 2026

Nga destinacion turistik në kantier mbetjesh, çfarë po ndodh me Kanionin e Erzenit?

06:02 - Qershor 25, 2026

Hapet tenderi për të ndërtuar shkallë në Gjirin e Filikurit, “copëza e parajsës” në rrezik mbipopullimi

06:00 - Qershor 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter