Author: gazetar_1
Raporti i kredive me probleme ra për të tetin vit radhazi në 2024. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme zbriti në 4.17%, nga 4.74% që kishte qenë një vit më parë. Ky tregues ka arritur nivelin më të ulët që prej shtatorit të vitit 2008. Siç ndodh zakonisht, muaji dhjetor solli një rënie më të madhe krahasuar me muajt e mëparshëm të vitit. Kjo ndodh sepse bankat bëjnë një pastrim të portofoleve nga kreditë e humbura para mbylljes së vitit financiar, por pjesërisht një ndikim mund të ketë dhënë edhe zgjerimi i ndjeshëm i…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar sot nga BKH dhe SPAK, pas një aksioni në Bashkinë e Tiranës. Ndaj kreut të bashkisë Tiranë është caktuar masa ‘arrest me burg’. Veliaj u shoqërua në ambjentet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë. Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Masa për të është caktuar nga gjyqtari Erjon Bani. Ndërkohë, masa arrest shtëpie është caktuar për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxës. Ndërsa në detyrim paraqitje janë vendosur pesë biznesmenë. Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, është paraqitur disa herë…
Pozicioni i Shqipërisë në bregdetin adriatik e ka lejuar atë të ketë avantazhe në energjinë e rinovueshme. Teksa në vitin 2023, energjia e rinovueshme përfaqësonte 24.5% të energjisë së konsumuar në BE, nga 23.0% në 2022, Shqipëria sipas një raporti të publikuar së fundmi nga EUROSTAT-i, renditet në vendin e dytë pas Norvegjisë për konsumin bruto të energjisë nga burimet e rinovueshme. Pjesa e energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin bruto të energjisë elektrike, për vitin 2023 për Shqipërinë llogaritet 106,381%. “Vendi i EFTA-s Norvegjia dhe vendi kandidat Shqipëria prodhuan më shumë energji elektrike nga burime të rinovueshme sesa…
Autoritetet e shëndetit publik thonë se në Shqipëri ka një qarkullim të virozave respiratore dhe rrufës. Përveç higjienës që ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së virozave, njeriu mund të mbrohet edhe nëpërmjet ushqyerjes. Kjo e fundit duhet të jetë e ekuilibruar dhe të garantojë sasi të mëdha vitaminash, mineralesh e antioksidantësh. Agrumet janë aleatët më të mirë të shëndetit të njeriut. Ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Trupi nuk e prodhon dot këtë vitaminë e cila ka aftësinë të shkurtojë simptomat e virozave, gripit dhe të ftohurës. Ndër agrumet më të shëndetshme për njeriun janë padyshim limonët,…
Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë me rreth 41 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare. “Ne do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur në katërvjeçarin e kaluar dhe do të bëjmë shumë punë të tjera, në përputhje me zotimet tona, cep më cep Kosovës”, tha Kurti pas shpalljes së fitores. Kurti udhëhoqi Qeverinë e Kosovës për katër vjet nga viti 2021 dhe për një periudhë disajavëshe në vitin 2020. Krahasuar me zgjedhjet e para katër vjetëve, mbështetja për partinë e tij ra për rreth 10%. Përkundër…
Tri shtetet e Baltikut u shkëputën të shtunën (8) nga rrjeti i energjisë elektrike të Rusisë dhe iu bashkuan rrjetit të Bashkimit Evropian. Estonia, Letonia dhe Lituania – dikur republika sovjetike dhe tani anëtare të BE-së dhe NATO-s – duan që të bllokojnë aftësinë e Rusisë për shantazh gjeopolitik përmes sistemit të energjisë elektrike. “Ne kemi hequr çdo mundësi teorike të Rusisë për të përdorur kontrollin e rrjetit energjetik si armë”, tha ministri lituanez i Energjisë, Zygimantas Vaiciunas, për AFP-në. Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas – ish-kryeministre e Estonisë – të premten e cilësoi shkëputjen e shteteve të…
Viti 2025 shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë ekonomike të vendit, 100-vjetorin e krijimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, e cila i dha për herë të parë Shqipërisë një institucion qendror bankar në vitin 1925, e që më vonë, duke ndjekur zhvillimin historik të vendit, do të shndërrohej në një bankë qendrore moderne pas viteve ‘90. Gjatë hapësirës kohore të ekzistencës së saj, historia e institucionit të Bankës Qendrore në Shqipëri si pjesë e sistemit bankar shqiptar, është orientuar pothuajse paralelisht me historinë e kombit shqiptar. Për të përkujtuar këtë ngjarje të rëndësishme, Banka e Shqipërisë do…
Gjatë muajit janar, në Shqipëri kanë ardhur gjithsej 560 mijë vizitorë të huaj. Në krahasim me janarin e vitit të kaluar, vërehet një rritje me 14,5% e numrit të vizitorëve ose gati 3 herë më shumë se 4 vite më parë. Sipas Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, më shumë se gjysmë milioni vizitorë të huaj vetëm në muajin e parë të vitit, tregojnë se Shqipëria e ka lënë pas turizmin sezonal dhe ka konsoliduar një kapitull të ri në turizmin e qëndrueshëm ku po vizitohet nëpër bujtina, shtigje malore, ngjitje majash, qytete historike, muze e kështjella, ndërsa në…
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka zgjatur afatin e huasë së kolateralizuar në Euro (REPO) me Bankën e Shqipërisë deri në 31 janar 2027, me të njëjtat kushte si më parë. Në vitin 2020, Banka e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje me Bankën Qendrore Evropiane, sipas së cilës Banka jonë do të kishte akses në një linjë likuiditeti në vlerën e pandryshuar maksimale të huasë 400 milionë euro të Bankës Evropiane. Nëse rast se sistemi financiar i vendit tonë përjeton një krizë, Banka e Shqipërisë mund të marrë 400 milionë euro hua nga Banka Qendrore Evropiane për të përballuar krizën. Në qoftë…
Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në Wine Paris & Vinexpo Paris, një nga panairet më prestigjioze ndërkombëtare për industrinë e verës dhe pijeve alkoolike, që do të mbahet nga data 10, deri më 12 shkurt 2025. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) njofton se, ky event do të zhvillohet në Porte de Versailles (Paris) dhe do të jetë një mundësi unike për promovimin e verërave shqiptare përballë një audience globale. Pjesëmarrja shqiptare në këtë panair organizohet nga AIDA, duke përfaqësuar për herë të parë vendin tonë me një përzgjedhje të kantinave më të spikatura të…
