Author: gazetar_1
Banka e Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në rregulloren “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”, duke përfshirë si subjekteve të kësaj rregulloreje, përveç bankave dhe institucioneve financiare jobanka edhe institucionet e pagesave dhe institucionet e parasë elektronike. Rregullorja e cila parashikohet të hyjë në fuqi nga 1 maji 2025 ka parashikime specifikime për promocionin dhe reklamimin e produkteve bankare dhe financiare, përmes një kreu të posaçëm “Marketingu dhe publiciteti i produkteve e shërbimeve për konsumatorët.” Projektrregullorja ishte hedhur për konsultim publik që në shtator nga BSH, po hasi në rezistencën e tregut, kryesisht të bankave, sidomos për një…
Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë ndryshime të mëtejshme në Rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, duke vendosur kufizime më të forta në normat e interesit, sa i përket fashës së ulët të kredisë, asaj nga 0-200,000 lekë. Këto kufizime në Normën Efektivë të Interesit (NEI) pritet të prekin më shumë disa nga institucionet e mikrofinancës, të specializuara në këtë linjë kredish. Sipas ndryshimeve të miratuara në mbledhjen e djeshme të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të cilat i disponon Ekofin.al, për kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë, NEI nuk do të llogaritet më si mesatare e interesit…
Sëmundjet kardiovaskulare ose siç quhen ndryshe sëmundjet e zemrës, janë ndër më të frikshmet dhe më të përhapurat në botë. Rreziku i prekjes nga ataku, infarkti apo ishemia lidhet drejtpërdrejtë me zemrën dhe trurin, ndaj dhe kujdesi duhet të jetë i jashtëzakonshëm. Përtej besimit se këto sëmundjet vijnë pa paralajmëruar, mjekët thonë se trupi lëshon vazhdimisht sinjale. Sidomos kur vuani nga ndonjë problem me zemrën apo arteriet, thjesht duhet të dini t’i kuptoni ato në kohë. Rrudhat në ballë mund të jenë një tregues i fshehtë i problemeve më të mëdha se plakja e lëkurës. Ndiqni më poshtë se si…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, foli sot për kursin e këmbimit valutor në vendin tonë. Ai tha se Banka e Shqipërisë ka vënë re se ka patur një forcim të lehtë të kursit të këmbimit. Teksa theksoi se kjo mund të ketë ardhur si pasojë e rritjes së shpenzimeve të qeverisë shqiptare ne tregun valutor, Sejko tha gjatë vitit 2024 BSH ka tërhequr nga tregu 1 mld euro për efekt të rezervës valutore si edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit. Sejko: Patëm një forcim të lehtë në kursin e këmbimit dhe sigurisht kursi mbiçmohet ose nënçmohet sipas kërkesës…
Qeveria ka miratuar sot aktin normativ për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në një dalje për mediet bëri me dije se kjo do të zgjidhë shumë shpejt gjithë ngërçin e krijuar, pasi janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë të cilëve u ka skaduar dokumenti i identifikimit. “Sot Këshilli miratoi një akt shumë të rëndësishëm për zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Kjo situatë e krijuar e cila do të zgjidhë shumë shpejt të gjithë këtë ngërçin e krijuar, pasi janë rreth 500 mijë shtetas…
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe mbështetjen e Bankës Botërore Konferencën Ndërkombëtare “Reformimi i sistemit të pensioneve në Shqipëri”. I pranishëm në konferencë ishte Kryeministri Rama, ministri Gonxhja, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF, znj. Mimoza Kaçi, Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet ndërkombëtare dhe autoritetet mbikëqyrëse financiare. Në konferencë u diskutua edhe për ndërhyrjet reformuese në sistemet private dhe vullnetare të pensioneve në Shqipëri. Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutivee AMF, znj. Mimoza Kaçi, e pranishme në panelin e dytë të diskutimeve të konferencës…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se për reformën e pensioneve nevojitet një vizion afatgjatë dhe një plan i qëndrueshëm, për të mos shkaktuar pasoja të rrezikshme. Gjatë konferencës ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, Rama solli në vëmendje reformën e pensioneve të ndërmarrë në vitin 2014 dhe situatën e skemës së pensioneve para këtij viti. “Sot, natyrisht jemi në kushte absolutisht të tjera dhe patjetër që e ndiejmë, e mirëkuptojmë dhe njëkohësisht edhe e marrim përgjegjësinë lidhur me kërkesën insistuese të pensionistëve për të marrë pjesë në mënyrë më domethënëse në shpërndarjen e fryteve të reformave dhe…
Qeveria pranon se tashmë pas rritjes së pagave në administratë ajo ku do të mbahet fokusi në vijim është rishikimi i strukturës së saj në referencë të ligjit “Për nëpunësin civil”. Në “Draft Strategjia Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike 2024-2030” nënvizohet disa aspekte të lidhura me trajtimin financiar të punonjësve. “Në drejtim të përmirësimit të shpërblimit financiar, do të vijojë adresimi i elementeve të tjera të reformës së pagave. Krahas rritjes së pagave në vlerë tashmë të realizuar, do të ndryshohet edhe struktura e pagës përmes ndryshimit të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, duke integruar në shpërblimin financiar…
Bashkia Tiranë ka shpallur fituesit e fazës së parë të programit të subvencionimit të kredive të lehtësuara nga shteti. Sipas njoftimit zyrtar, 2,337 aplikime janë shpallur fituese në këtë fazë, ndërsa 954 aplikime nuk kanë kaluar kriteret e përcaktuara. Të gjithë qytetarët e shpallur fitues duhet të plotësojnë formularin e strehimit elektronikisht në portalin e-Albania, duke bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar. Dokumentet mund të dorëzohen nga data 4 shkurt deri më 4 mars 2025, pranë Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët në Bashkinë Tiranë, ose me postë, në adresën zyrtare të Bashkisë Tiranë. Gjithashtu, për aplikimet brenda së njëjtës certifikatë familjare,…
Tatimet njoftojnë se kanë referuar në prokurori dy subjekte që operojnë në sektorin e ndërtimit në qarkun e Tiranës, të dyshuar për veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”. Prej disa muajsh, tatimet po kalojnë në sitë bizneset, duke realizuar edhe një klasifikim mbi bazë risku, në kuadër të luftës kundër informalitetit, fshehjes së të ardhurave dhe evazionit fiskal. Sipas njoftimit të tatimeve, Drejtoria e Hetimit Tatimor po kryen hetime ndaj disa subjekteve të shtrira në Republikën e Shqipërisë, të cilat pavarësisht njoftimeve të vazhdueshme, vazhdojnë të mos deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre. Subjektet e hetuara i përkasin…
