Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, foli sot për kursin e këmbimit valutor në vendin tonë. Ai tha se Banka e Shqipërisë ka vënë re se ka patur një forcim të lehtë të kursit të këmbimit.
Teksa theksoi se kjo mund të ketë ardhur si pasojë e rritjes së shpenzimeve të qeverisë shqiptare ne tregun valutor, Sejko tha gjatë vitit 2024 BSH ka tërhequr nga tregu 1 mld euro për efekt të rezervës valutore si edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.
Sejko: Patëm një forcim të lehtë në kursin e këmbimit dhe sigurisht kursi mbiçmohet ose nënçmohet sipas kërkesës në treg.
Ditët e fundit këtu mund të ketë ndikuar edhe rritja e shpenzimeve të qeverisë shqiptare në tregun valutor. Por sigurisht ka një korrektim. Kursi i këmbimit e kemi theksuar vazhdimisht është si pasojë e kërkesës dhe ofertës. Pa bërë analizë të mëtejshme në kursin e këmbimit unë do thoja që Banka e Shqipërisë ndërhyn në tregun valutor sipas kërkesave ligjore dhe rregullatorë.
Vetëm gjatë vitit 2024 BSH ka tërhequr nga tregu 1 mld euro për efekt të rezervës valutore dhe gjithashtu për ndërhyrje të kursit të këmbimit për të stabilizuar kursin e këmbimit. Është bërë për objektiv të formës së inflacionit pra stabilitetit të çmimeve. Kursi i këmbimit është i paparashikueshëm dhe BSH do monitorojë me kujdes tregun.
Guvernatori Sejko prezantoi vendimmarrjen mbi politikën monetare, duke thënë se ekonomia shqiptare pritet të rritet. Ai tha se Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.
Po ashtu, ai tha se edhe punësimi dhe pagat pritet të vijnë në rritje.
Sejko u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës i BSH vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.75%, të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës një ditore në nivelin 1.75% dhe gjithashtu të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë një ditore në nivelin 3.75%.
“Ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme në afatmesëm ndërkohë që inflacioni do të kthehet në objektivin tonë 3% gjatë 2025.
Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se Qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.
Inflacioni i çmimeve të konsumit qëndroi i pandryshuar në nivelin 2% në tre mujorin e katër të 2024.
Për 2024 inflacioni rezultoi në nivelin 2.2 % krahasuar me 4.8 % që ishte një vit më parë. Punësimi dhe pagat pritet të vijnë në rritje”, tha Guvernatori.