Author: gazetar_1
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njoftoi se, pronarët e mjeteve duhet të paguajnë brenda afatit të vlefshmërisë taksën e mjetit për të shmangur pagesën e dy viteve njëherazi. DPSHTRR ndau në rrjete sociale sqarimin përkatës për Taksën Vjetore të Mjeteve të Përdorura (TVMP) dhe dilemat e qytetarëve mbi termat e pagesës. Qytetari: “U paraqita pranë sportelit të Drejtorisë Rajonale për të paguar TVMP-në e vitit 2024 në janar të vitit 2025. Përveç pagesës së taksës së vitit 2024, DPSHTRR më tarifoi edhe taksën e vitit 2025. Përse jam i detyruar të paguaj dy vite taksa së…
Turizmi vitet e fundit është kthyer në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Sipas të dhënave të fundit, kreditimi për sektorin e turizmit ka shfaqur një rritje të shpejtë. Bankat kanë dhënë ndjeshëm më shumë hua për tregtinë dhe turizmin gjatë vitit 2024, duke reflektuar një interes të shtuar për zhvillimin e këtij sektori. Vlen të thksohet se kjo rritje është e lidhur ngushtë me zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe rritjen e kërkesës për shërbime turistike. Sipas të dhënave, portofoli i huasë për sektorin e akomodimit dhe…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, dhe përfaqësues të tjerë të saj zhvilluan një takim pune me z. Sebastian Sosa, Përfaqësues Rezident Rajonal për Ballkanin Perëndimor pranë FMN-së, njofton Banka e Shqipërisë. Në krye të takimit, Guvernatori Sejko e njohu z. Sosa me zhvillimet më të fundit ekonomike të vendit, duke u fokusuar kryesisht në ecurinë e çmimeve, zhvillimet në sistemin financiar e bankar, si dhe pritshmëritë lidhur me treguesit ekonomikë në të ardhmen. Guvernatori u shpreh se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive gjatë vitit 2024, ku aktiviteti ekonomik, punësimi dhe pagat u zgjeruan me ritme…
Të ndodhur përballë shumë pikëpyetjeve të biznesit për ndryshimet në ligjin për “Tatimin mbi të Ardhurat”, administrata tatimore zhvilloi një sesion informues me bizneset, në bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Biznesit. Gjatë trajnimit u trajtuan çështje kyçe si Deklarata e Tatimit në Burim, listëpagesa dhe efekti i Deklaratës së Statusit Personal, ndryshimet ligjore në Deklaratën DIVA 2024, si dhe afati i deklarimit. Po ashtu, u prezantuan risitë dhe zhvillimet që synojnë lehtësimin e procesit të deklarimit dhe vetëpërmbushjes së detyrimeve tatimore nga tatimpaguesit. Administrata Tatimore do të vijojë informimin dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve dhe publikut mbi ndryshimet ligjore dhe zbatimin…
Mëlçia është përgjegjëse për eliminimin e toksinave nga organizmi, ndaj mund ta imagjinoni mjaft mirë rëndësinë e saj për mirëqenien tonë. Nëse mëlçia mbingarkohet nga toksinat, ajo do të nxisë akumulimin e depozitave dhjamore në zonën abdominale. Nëse dëshironi të mbroni mëlçinë tuaj dhe të shmangni problemet shëndetësore që lidhen me të, AgroWeb.org ju vjen në ndihmë duke ju listuar disa nga ushqimet që mund të dëmtojnë mëlçinë tuaj. Pijet e ëmbëlsuara Alkooli nuk është e vetmja pije që mund të dëmtojë mëlçinë tuaj. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, pijet që përmbajnë doza të larta të sheqerit të rafinuar, gjithashtu mund…
Fitimi i sektorit bankar u rrit me rreth 27% në vitin 2024, duke arritur në 36.1 miliardë lekë, ose rreth 366 milionë Euro, referuar të dhënave të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB). Në fund të vitit 2023, fitimi i sektorit bankar arriti në rreth 28.5 miliardë lekë. Referuar tre-mujorëve të vitit të kaluar, fitimi i bankave ka ardhur në rënie nga njëri tre-mujor në tjetrin, kjo edhe për shkak të ndikimeve që ka patur rënia e normave të interesit, me ndërhyrjet e bëra nga Banka e Shqipërisë, sidomos në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Në anën…
Grupi bankar më i madh në Itali dhe një nga më të mëdhenjve në Evropë, me filiale në shumë shtete, përfshirë edhe këtu në Shqipëri, Intesa Sanpaolo ka publikuar rezultatet financiare për vitin 2024. Sipas njoftimit të Intesa Sanpaolo, 2024 rezulton viti më i mirë financiar historik për bankën, me të ardhura neto prej 8.7 miliardë euro, 12% më shumë në krahasim me vitin 2023. Kjo performancë e jashtëzakonshme i mundëson bankës të shpërndajë 6.1 miliardë euro dividentë në para për aksionerët për vitin 2024. Përveç kësaj, 2 miliardë euro do të lançohen në miratimin e aksioneve të reja. Me…
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja informoi përmes rrjeteve sociale se, “afati për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë” është shtyrë deri më 31 dhjetor 2026”. Sipas tij, ky vendim i miratuar nga Kuvendi u jep kohë dhe mundësi të reja investitorëve për të aplikuar sipas ligjit “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë” dhe për të ndërmarrë investime të rëndësishme në sektor potencial të ekonomisë së vendit. Gonxhja u shpreh se ky ligj sjell: Monitorim më të rreptë të projekteve për më shumë siguri dhe zbatim; Kuadër ligjor të përmirësuar për më shumë…
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi, ku përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 milionë euro do të mbështeten investimet në serra, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural. Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se, ky është një proces që ka nisur disa kohë më parë dhe sot kurorëzohet në mënyrën më inkurajuese dhe më optimiste me vendimin e Bankës së Shqipërisë për të hapur një linjë të re inovative financimi prej 250 milionë eurosh…
Banka e Shqipërisë organizoi sot në Tiranë, tryezën e diskutimit me temë: “Kreditimi i Sektorit Bujqësor: Identifikimi i rrugëve dhe krijimi i instrumenteve për një progres cilësor në kreditimin e sektorit bujqësor”. Në këtë takim morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ministri i Financave Petrit Malaj, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, drejtues të sistemit bankar dhe përfaqësues të shoqërive të agrobiznesit. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, tha se, “Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një fond prej 25 miliardë lekësh të…
