Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Bankat fituan 366 milionë Euro në vitin 2024, OTP me rritjen më të madhe të fitimit

22:45 - Shkurt 6, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Fitimi i sektorit bankar u rrit me rreth 27% në vitin 2024, duke arritur në 36.1 miliardë lekë, ose rreth 366 milionë Euro, referuar të dhënave të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB). Në fund të vitit 2023, fitimi i sektorit bankar arriti në rreth 28.5 miliardë lekë.

Referuar tre-mujorëve të vitit të kaluar, fitimi i bankave ka ardhur në rënie nga njëri tre-mujor në tjetrin, kjo edhe për shkak të ndikimeve që ka patur rënia e normave të interesit, me ndërhyrjet e bëra nga Banka e Shqipërisë, sidomos në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Në anën tjetër, treguesi kryesor që mat performancën financiare ROE në nivel tregu shënoi rënie në vitin 2024, krahasur me një vit më parë, respektisht në 19.34%, nga 22.17%.

Ekofin.al analizoi të dhënat e fitimit për secilën nga bankat, duke i krahasuar ato edhe me shifrat e vitit 2023.

Banka Kombëtare Tregtare vijon të jetë në krye të sektorit sa i përket fitimeve neto. Këtë vit me diferencë të mëdha ndaj Raiffeisen Bank të vendit të dytë, ndërsa OTP Bank Albania ka konsoliduar pozitat në vendin e tretë.

Pjesa më e madhe e bankave tregtare i kanë rritur fitimet në 2024 krahasuar me vitin 2023, me përjashtim të FIBank dhe ProCredit Bank që kanë shënuar një rënie të lehtë sa i përket fitimit neto.

OTP Bank Albania rezulton të ketë patur rritjen më të madhe të fitimit në nivel tregu, me rreth 52%, krahasuar me një vit më parë. Kjo pasi treguesit e UBA Bank edhe pse në % janë shumë herë më të lartë, nuk rezultojnë të tillë në vlerë nominale.

Sa i përket vlerës së aseteve në nivel tregu, në fund të vitit të kaluar, ato arritën në 21.2 miliardë Euro, ku BKT (514 miliardë lekë) vijon të ketë 24.5% të gjithë aseteve të tregut bankar, ndjekur nga Credins dhe Raiffeisen, respektivisht me 347 miliardë lekë dhe 302 miliardë lekë.

Banka me performacën më të mirë financiare, referuar ROE, rezulton ABI, me 29.86%, ndjekur nga Raiffeisen, me 26.90% dhe OTP Bank Albania, me 23.09%. Portofoli i kredive neto të sektorit bankar arriti në 811 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar, ku Credins Bank është banka me vlerë më të lartë të portofolit të kredisë, me 150 miliardë lekë. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
asete bankat fitimi shifrat shoqata e bankave viti 2024
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter