Author: gazetar_1

NGA ALTAX Shqipëria po përballet me dy sfida të mëdha që po ndryshojnë strukturën e saj demografike dhe ekonomike: plakja e popullsisë dhe emigracioni masiv. Këto dy fenomene janë të ndërlidhura dhe po ndikojnë ndjeshëm në tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe rritjen ekonomike të vendit. Ndërsa shumë vende të zhvilluara kanë përjetuar fenomene të ngjashme, Shqipëria ndodhet në një situatë më të ndërlikuar për shkak të emigracionit masiv të të rinjve dhe nivelit të ulët të lindshmërisë. Për të përballuar këto sfida, nevojiten politika të menduara mirë, të cilat jo vetëm të zbusin pasojat negative, por edhe të…

Read More

Tatimet informojnë se referuar ndryshimeve të parashikuara në ligjin “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, duke nisur nga janari 2025 e në vazhdim, ndryshon deklarata e Tatimit të Mbajtur në Burim dhe të Ardhurave të tjera. DPT thekson se deklarata e re në krahasim me të mëparshmen ka disa ndryshime, por llojet e të ardhurave për të cilat mbahet Tatimi në Burim nuk ndryshojnë, ndërkohë që deklarimi i të dhënave është analitik dhe i detajuar. Sipas dispozitave ligjore, Tatimi në Burim do të mbahet dhe deklarohet nga tatimpaguesi pagues në rast se kemi një pagesë të kryer ndaj përfituesit të të…

Read More

Metabolizmi i energjisë tek njerëzit është i përshtatur për funksione të veçanta gjinore që reflektojnë potencialisht kërkesat unike tek femrat për shtatzëni dhe laktacion, ndërsa metabolizmi mashkullor mund të përfaqësojë një gjendje të paracaktuar. Këto dallime janë pasojë e veprimit të kromozomeve seksuale dhe hormoneve specifike për seksin, duke përfshirë estrogjenet dhe progesteronin tek femrat dhe androgjenet tek meshkujt. Tek njerëzit, specializimi specifik për seksin shoqërohet me modele të veçanta të shpërndarjes së yndyrës trupore dhe të përdorimit të substratit të energjisë; dmth, femrat ruajnë më shumë lipide dhe kanë ndjeshmëri më të lartë ndaj insulinës në të gjithë trupin…

Read More

Financial Times ka publikuar një artikull të gjatë, ku analizohet ecuria e biznesit të Jared Kushner, dhëndrit të presidentit Trump, duke u fokusuar tek investimet e tij në Lindjen e Mesme dhe Europë, si edhe investimi 1,4 miliardë usd në Sazan. Në artikull përmendet dhe historia se si lindi ideja për investimin e resortit luksoz në Sazan dhe marrëdhëniet e tij me kryeministrin Rama. Sipas artikullit, Kushner ka hyrë në tregun shqiptar me një projekt luksoz në bregdet, i cili ka ndikuar në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme në zonën e Vlorës. Për herë të parë që pas…

Read More

NGA AKADEMIK. PROF. ANASTAS ANGJELI  “Nga sot hyri në fuqi vendosja e tarifave të reja për të gjitha mallrat e importuara nga tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të Amerikës, Kina, Meksika dhe Kanadaja”. Ajo që pritej, ndodhi. Lufta tregtare e tarifave filloi. Atë që kish nisur në mandatin e tij të parë, që e theksoi dhe e premtoi në fushatën elektorale, tashmë Presidenti Tump po e vë në zbatim. Edhe pse e pat paralajmëruar dhe diskutuar me Presidenten e Meksikës, znj. Claudia Sheinbaum; me Kryeministrin e Kanadasë, z.Justin Trudeau dhe autoritetet kineze, tashmë ai e mendimin e tij e shndërroi…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump shtyu për një muaj hyrjen në fuqi të tarifave prej 25% për eksportet nga Meksika dhe Kanadaja, pasi bisedoi me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum dhe kryeministrin kanadez Justin Trudeau. Zonja Sheinbaum tha se do të dërgojë 10,000 trupa të Gardës Kombëtare në përpjekje për të frenuar rrjedhën e fentanilit në SHBA. “Meksika do të përforcojë kufirin verior … për të ndaluar trafikun e drogës nga Meksika në Shtetet e Bashkuara, në veçanti fentanylin,” postoi Presidentja Sheinbaum në platformën X pasi bisedoi me zotin Trump. “Shtetet e Bashkuara angazhohen të punojnë për të ndaluar trafikimin e armëve…

Read More

Pasi e mbylli muajin e parë të vitit me një forcim të beftë, duke kaluar madje edhe mbi “kufirin psikologjik” të 100 lekëve, Euro ka shënuar sërish rënie në kuotimin e parë në tregun e këmbimit për këtë muaj shkurt. Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha evropiane u këmbye këtë të hënën me 99.32 lekë, duke humbur gati 0.5 pikë, krahasuar me kursin e të premtes së javës së kaluar. Ky zhvlerësim i monedhës evropiane konfirmoi se vlerësimi i saj në fund të muajit janar ishte thjesht momentan, për shkak se operacioneve të bankave tregtare për blerje eurosh…

Read More

Zyra kryesore e Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Uashington u mbyll papritur të hënën, dhe punonjësit u njoftuan me e-mail pak pas mesnatës që të mos paraqiteshin në punë, sipas disa burimeve që njohin çështjen. “Sipas udhëzimeve të drejtuesve të Agjencisë, selia e USAID në ndërtesën Ronald Reagan në Uashington, D.C. do të jetë e mbyllur për personelin e Agjencisë të hënën, më 3 shkurt 2025. Personeli i caktuar normalisht të punojë në selinë e USAID do të punojë nga distanca nesër, me përjashtim të personelit me funksione thelbësore në terren dhe mirëmbajtje të ndërtesës, të cilët…

Read More

Deri në fund të këtij muaji, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, mund të aplikojnë pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) për të përfituar fonde për mbështetjen e tyre, të financuara nga buxheti i shtetit. AIDA njofton se mbështetja synon zhvillimin e NMVM-ve, në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë së tyre, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin/rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse. Propozimet e bizneseve duhet t’i përmbahen kritereve dhe kushteve të veçanta, të bëra publike edhe në faqen zyrtare të AIDA-s. SKEMA 1:  MBËSHTETJE FINANCIARE PËR SHPENZIME KORRENTE – Vlera…

Read More

Viti 2025 ka nisur me pesimizën sa i përket treguesit të ndjesisë ekonomike dhe perceptimeve si nga bizneset, ashtu edhe nga konsumatorët për ecurinë e ekonomisë. Sipas rezultateve të vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i përgjithshëm i ndjesisë ekonomike ra me 0.8 pikë në janar. Në rënien e tij ndikoi dobësimi i besimit në të gjithë sektorët, me përjashtim të sektorit të shërbimeve. Treguesi i besimit të industrisë vijoi prirjen ngadalësuese që nga tremujori i tretë i vitit të kaluar, duke shënuar rënie me 4.7 pikë përqindje në muajin janar. Rënia e këtij treguesi në muajin e parë të…

Read More