Author: gazetar_1

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përmes një njoftimi në rrjete sociale bën të ditur Programin e Punësimit, një program 1 vjeçar i cili synon të përshtasë nevojat e individëve të papunë me kërkesën e punëdhënësit duke i subvencionuar ato. Për të punësuar punëkërkuesit të cilët synojnë të integrohen në tregun e punës apo synojnë të gjejnë një pozicion që i përshtatet profilit të tyre, punëdhënësi subvencionohet me financim deri në 6 paga dhe 12 muaj të kontributeve shoqërore e shëndetësore. Ministri Gonxhja, bën të ditur se për t’u ardhur në ndihmë personave që kanë vështirësi dhe pengesa…

Read More

Ballkani po bojkoton blerjet në markete për shkak të çmimeve të larta, madje disa herë më të shtrenjta se çmimet e tyre në vendet e Bashkimit Europian. Kjo është nisma më e fundit e konsumatorëve që ka nisur nga Kroacia me datë 24 janar, ku u shënua menjëherë një rënie me 50 përqind e xhiros ditore. Thirrjes per bojkot, të shperndarë përgjithesisht në rrjetet sociale i janë përgjigjur edhe vende si Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Sllovenia. Fasha më e prekur e shoqerisë nga çmimet e larta mendohet se janë pensionistët, që e kanë mbeshtetur…

Read More

Bonusi i pranverës, i parashikuar për mbi 730 mijë pensionistë, edhe pse u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 9 janar 2025, nuk do të nisë shpërndarjen në muajin shkurt. Ekofin.al mëson se bonusi do të akordohet së bashku me pensionet mujore, duke nisur nga data 1 mars 2025. Sipas asaj që është bërë publike tashmë nga Kryeministri, si edhe nga Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja, në daljen e tij për mediat pas mbledhjes së Qeverisë në 9 janar, të moshuarit me pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus, kurse ata…

Read More

Qeveria duket se do të bëjë realitet një projekt të kahershme për vendosjen e kamerave në rrugë e qytete. Në një aktivitet ku u prezantuan gjetjet e një anketimi për sigurinë në vend, Kryeministri Rama theksoi se 200 km rrugë kombëtare dhe 20 qytete do të monitorohen me kamera, me qëllim identifikimin e shkeljeve dhe shkelësit, si edhe në funksion të rritjes së sigurisë. “Një sistem i bazuar tek fjala e fundit e teknologjisë digjitale, i pasuruar edhe me Inteligjencë Artificiale që do t’i japë mundësi në kohë reale Policisë së Shtetit, përmes sallave të monitorimit të të gjithë qyteteve…

Read More

Trupi i njeriut është në gjendje të rigjenerohet vetë në mënyrë natyrale dhe në intervale të caktuara. Lëkura rigjenerohet në 30 ditë, ndërsa rruazat e kuqe të gjakut rigjenerohën në katër muaj. Çdo ditë, trupi shkarkon plot 50 miliardë qeliza. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo aftësi e mrekullueshme rigjeneruese e trupit ka frymëzuar shkencëtarët në gjetjen e shumë kurave për sëmundje të ndryshme dhe lëndime të gjymtyrëve. Superfuqia e organizmit i ka dhënë jetë të ashtuquajturës Mjekësi Rigjeneruese e cila synon të luftojë inflamacionin që ndodh në trup dhe duke garantuar shëndetin. Mjekësia Rigjeneruese bazohet gjithashtu tek një regjim…

Read More

Hotelet dhe resortet me 4 apo 5 yje që përfitojnë statusin special do të përjashtohen për 10 vite nga taksat. Kuvendi tashmë ka zyrtarizuar përmes kartonëve kërkesën e bërë nga Blendi Klosi duke e shtyrë afatin për përfitimin e këtij statusi deri në dhjetor 2026. Kjo praktikë e qeverisë e nisur me një paketë të veçantë vite më parë nën argumentin e nxitjes së strukturave me kapacitet të konsiderueshëm dhe me marka ndërkombëtare është kundërshtuar shpesh nga opozita dhe ekspertët. Në disa raste sipas zërave të sektorit kjo praktikë është shfrytëzuar si një mënyrë për të shmangur taksat në ndërtime…

Read More

Aksioni i Administratës Tatimore kundër Informalitetit të Pagave ka sjellë rezultate domethënëse, duke ndikuar pozitivisht në deklarimin e pagës reale dhe në rritjen e pagesës së kontributeve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se 143 126 punonjës kanë përfituar rritje të pagës krahasuar me shtatorin e 2024-ës (para aksionit). Po ashtu, DPT bën të ditur se është rritur me 28% më shumë pagesa për kontributet dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Paga (TAP), krahasuar me shtatorin 2024 (para aksionit). “Lufta kundër informalitetit të pagave do të vazhdojë për të mos i mohuar asnjë qytetari në Republikën e Shqipërisë…

Read More

NGA PROF. DR. ARBEN MALAJ Analizat e historisë tregojnë se përjashtimet, shkurtimet e taksave dhe afatet tepër të gjata që ofrohen pa garë dhe pa transparencë publike mund të jenë të parapëlqyera nga politikanët, pasi mund të jetë një rrugë e lehtë për të pasuruar individë apo kompanie të paracaktuara nga interesa të dyshimta. Përfshirja në qarkullimin ekonomik dhe efikas e çdo pasurie të çdo individi, çdo biznesi dhe çdo prone publike, duhet të jetë në qendër të sfidave tona për një rritje ekonomike më të lartë, më të qëndrueshme dhe më të dobishme edhe për shtresën e mesme dhe…

Read More

Në 2024 janë blerë dhe shitur bono thesari dhe obligacione në shuma tepër më të larta se në 2023. Pavarësisht se numri i transaksioneve ka pësuar ulje, volumi i tyre rezulton me rritje. Kjo tregon se vitin e shkuar, vlera e investimeve është shumëfishuar, ndërkohë që edhe më pak qytetarë janë tërhequr nga investimi përpara përfundimit të afatit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, rreth 50% e transaksioneve të realizuara në 2024, kanë qenë blerje direkte për herë të parë e titujve qeveritarë përmes ankandeve të organizuara nga Banka e Shqipërisë, pra në tregun primar, ndërsa vetëm 37.6%…

Read More

Banka Qendrore Evropiane (BQE) vendosi të ulë me 0.25% normën bazë të interesit, duke e zbritur atë në 2.75%. Më herët, tregjet ndërkombëtare e kishin paralajmëruar një veprim të tillë me mundësinë mbi 90% që do të ndodhte. BQE po përballet me vështirësi sa i përket vënies nën kontroll të inflacionit në Eurozonë gjatë muajve të fundit, për shkak të rritjes anemike ekonomike të zonës euro. Inflacioni i Eurozonës u rrit për të tretin muaj rradhazi në dhjetor, duke arritur në 2.4%, pasi kishte rënë nën objektivin e BQE-së prej 2% në muajt e mëparshëm. Analistët e parashikonin një rikthim…

Read More