Aksioni i Administratës Tatimore kundër Informalitetit të Pagave ka sjellë rezultate domethënëse, duke ndikuar pozitivisht në deklarimin e pagës reale dhe në rritjen e pagesës së kontributeve.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se 143 126 punonjës kanë përfituar rritje të pagës krahasuar me shtatorin e 2024-ës (para aksionit).
Po ashtu, DPT bën të ditur se është rritur me 28% më shumë pagesa për kontributet dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Paga (TAP), krahasuar me shtatorin 2024 (para aksionit).
“Lufta kundër informalitetit të pagave do të vazhdojë për të mos i mohuar asnjë qytetari në Republikën e Shqipërisë të drejtën për pension të merituar,” bën të ditur DPT.
Qeveria nisi në fillim të vitit 2024 një aksion për informalitetin në tregun e punës, pasi po synon shëndoshjen e buxhetit të sigurimeve për të rritur pensionet.
Nga viti 2013 e deri sot qeveria ka nxjerrë nga puna në “të zezë” duke i futur në skemën e sigurimeve shoqërore, 300 mijë punonjës.