Banka Qendrore Evropiane (BQE) vendosi të ulë me 0.25% normën bazë të interesit, duke e zbritur atë në 2.75%. Më herët, tregjet ndërkombëtare e kishin paralajmëruar një veprim të tillë me mundësinë mbi 90% që do të ndodhte.
BQE po përballet me vështirësi sa i përket vënies nën kontroll të inflacionit në Eurozonë gjatë muajve të fundit, për shkak të rritjes anemike ekonomike të zonës euro. Inflacioni i Eurozonës u rrit për të tretin muaj rradhazi në dhjetor, duke arritur në 2.4%, pasi kishte rënë nën objektivin e BQE-së prej 2% në muajt e mëparshëm.
Analistët e parashikonin një rikthim të trendit rritës të inflacionit, pas efekti i bazës shkaktuar nga çmimet më të ulëta të energjisë, tani vjen duke u neutralizuar.
Të dhënat paraprake sugjerojnë se ekonomia e Eurozonës është rritur me vetëm 0.1% në tre-mujorin e fundit të vitit 2024, në ngadalësim, krahasuar me tre-mujorin e mëparshëm, periudhën korrik-shtator, kur ishte rritur me 0.4%.
Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë politikash monetare do të ndjekë Federal Reserve, pasi këtij relaksimi të mëtejshëm të normave të interesit nga BQE. Në vendimin më të fundit, të ndërmarrë të mërkurën, FED nuk i ndryshoi normat e interesit. /cnbc