Ballkani po bojkoton blerjet në markete për shkak të çmimeve të larta, madje disa herë më të shtrenjta se çmimet e tyre në vendet e Bashkimit Europian.
Kjo është nisma më e fundit e konsumatorëve që ka nisur nga Kroacia me datë 24 janar, ku u shënua menjëherë një rënie me 50 përqind e xhiros ditore.
Thirrjes per bojkot, të shperndarë përgjithesisht në rrjetet sociale i janë përgjigjur edhe vende si Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Sllovenia.
Fasha më e prekur e shoqerisë nga çmimet e larta mendohet se janë pensionistët, që e kanë mbeshtetur në masë këtë iniciativë, ndërsa çmimet më të larta shënohen në produktet e shportës si vaji apo sheqeri, por edhe qumështi dhe produktet e mishit.
Në Maqedoninë e Veriut edhe qeveria e perkrah këtë iniciativë.
Kryeministri Hristijan Mickoski, paralajmëroi më 29 janar kontrolle të rrepta dhe sanksione për supermarketet që shkelin Ligjin për çmimet e produkteve, duke i tregtuar ato me shume se norma.
Ne Mal te Zi, Shumë qytetarë, organizata joqeveritare dhe të punës në Mal të Zi bënë thirrje për bojkotimin e qendrave të mëdha tregtare.
Ndër të parët që mbështetën këtë aksion në Mal të Zi, ishte kryeministri Millojko Spajiq.
Në Mal të Zi, inflacioni nga viti 2021 deri në vitin 2024 ishte 30.5 për qind, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën deri në 41 për qind, sipas të dhënave nga Enti i Statistikave në këtë vend.
Pas aksionit të suksesshëm në Kroaci, edhe në Bosnje e Hercegovinë janë shpërndarë thirrje nëpër rrjetet sociale për bojkotimin e dyqaneve, pikave të karburantit, kafeneve dhe restoranteve. Aksioni pritet të zgjasë deri më 2 shkurt.
