Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Vetëm 50 kompani realizuan më shumë se gjysmën e eksporteve në 2025

11:25 - Qershor 25, 2026

Mbi 1.1 milion të huaj hynë në Shqipëri në maj, turizmi vijon rritjen me ritme dyshifrore

11:08 - Qershor 25, 2026

Shtyhet deri më 30 korrik afati për projektin e stadiumit “Niko Dovana”

10:58 - Qershor 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ligji i Faljes Tatimore: Administrata Tatimore sqaron procedurat, afatet dhe rastet e përfitimit

10:32 - Qershor 25, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Administrata Tatimore ka publikuar një seri pyetjesh dhe përgjigjesh për të sqaruar tatimpaguesit mbi zbatimin e Ligjit nr. 86/2025 për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore të papaguara. Sqarimet vijnë në një moment kyç, pasi afati i parë i rëndësishëm për përfitimin nga masat lehtësuese përfundon më 30 qershor 2026.

Sipas Administratës Tatimore, ligji parashikon fshirje të gjobave dhe kamatëvonesave, si dhe ulje të detyrimit principal për kategori të caktuara detyrimesh, por përfitimi kushtëzohet nga respektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara.

Çfarë ndodh me detyrimet në proces ankimimi?

Një nga pyetjet më të shpeshta lidhet me rastet kur tatimpaguesi ka një çështje të hapur në gjykatë për një detyrim tatimor.

Administrata sqaron se, nëse detyrimi është objekt i fshirjes ose shuarjes sipas Ligjit nr. 86/2025, përfitimi është i mundur vetëm nëse subjekti heq dorë nga ankimi gjyqësor. Kërkesa duhet të paraqitet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, duke filluar nga 10 qershori 2026 dhe jo më vonë se 30 nëntori 2026, përpara kryerjes së pagesës së detyrimit principal.

Si veprohet nëse tatimpaguesi është njoftuar se nuk përfiton nga ligji?

Administrata Tatimore ka sqaruar gjithashtu rastet kur një subjekt merr njoftim se nuk plotëson kushtet për të përfituar nga falja, ndërkohë që nuk është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe nuk ndodhet në proces hetimi apo gjykimi për vepra penale në fushën tatimore ose doganore.

Në këto raste, tatimpaguesi ka të drejtë të kërkojë rishikimin e rastit duke paraqitur kërkesë ose ankesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore, të shoqëruar me dokumentacion provues, si:

vërtetim të gjendjes gjyqësore;

vërtetim nga prokuroria;

vërtetim nga gjykata;

çdo dokument tjetër të lëshuar nga autoritetet kompetente që provon përmbushjen e kushteve ligjore.

Deklaratat e padorëzuara, afati kritik 30 qershori

Një tjetër çështje me interes lidhet me deklaratat e padorëzuara, përfshirë formularët 15A dhe 19A, kur sistemi nuk lejon më deklarimin për shkak të kalimit të afateve.

Administrata bën të ditur se për detyrimet që i përkasin periudhës 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019:

shuhet 50% e detyrimit principal nëse pjesa tjetër prej 50% paguhet njëherësh deri më 30 qershor 2026;

shuhet 25% e detyrimit principal nëse paguhet 75% e mbetur deri më 31 dhjetor 2026.

Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.

Po ashtu, ligji parashikon faljen e gjobave për mosdeklarim ose deklarim të vonuar për periudhat deri më 31 dhjetor 2024, me kusht që deklaratat e padorëzuara të dorëzohen deri më 30 qershor 2026.

Për rastet kur sistemi nuk lejon dorëzimin e deklaratave, subjektet duhet t’i drejtohen Drejtorisë Rajonale Tatimore ku janë të regjistruar për asistencë dhe trajtim të rastit.

Çfarë duhet bërë deri më 30 qershor 2026?

Administrata Tatimore thekson se data 30 qershor 2026 përbën afatin e fundit për dy veprime të rëndësishme:

pagesën e 50% të detyrimit principal për periudhën 2015–2019, për të përfituar nga fshirja e 50% të mbetur;

dorëzimin e deklaratave të padorëzuara deri më 31 dhjetor 2024, me qëllim përfitimin nga falja e gjobave për deklarim të vonuar.

Ku kryhen pagesat?

Pagesat e detyrimeve kryhen pranë bankave të nivelit të dytë ose pranë Postës Shqiptare, duke përdorur urdhërpagesën e gjeneruar nga llogaria e tatimpaguesit në sistemin e-filing.

Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve të verifikojnë detyrimet e tyre në sistem dhe të kryejnë veprimet përkatëse brenda afateve të përcaktuara nga ligji, për të mos humbur mundësinë e përfitimit nga masat lehtësuese të parashikuara në Ligjin nr. 86/2025.

Ekofin Media
Ekofin Media
administrata tatimore Faljes ligji tatimore
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Vetëm 50 kompani realizuan më shumë se gjysmën e eksporteve në 2025

11:25 - Qershor 25, 2026

Mbi 1.1 milion të huaj hynë në Shqipëri në maj, turizmi vijon rritjen me ritme dyshifrore

11:08 - Qershor 25, 2026

Shtyhet deri më 30 korrik afati për projektin e stadiumit “Niko Dovana”

10:58 - Qershor 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Vetëm 50 kompani realizuan më shumë se gjysmën e eksporteve në 2025

gazetar_111:25 - Qershor 25, 20260

Ekonomia shqiptare e mbylli vitin 2025 me një bilanc tregtar më të dobët, pasi rënia…

Mbi 1.1 milion të huaj hynë në Shqipëri në maj, turizmi vijon rritjen me ritme dyshifrore

11:08 - Qershor 25, 2026

Shtyhet deri më 30 korrik afati për projektin e stadiumit “Niko Dovana”

10:58 - Qershor 25, 2026

Ligji i Faljes Tatimore: Administrata Tatimore sqaron procedurat, afatet dhe rastet e përfitimit

10:32 - Qershor 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:25 - Qershor 25, 2026

Vetëm 50 kompani realizuan më shumë se gjysmën e eksporteve në 2025

11:08 - Qershor 25, 2026

Mbi 1.1 milion të huaj hynë në Shqipëri në maj, turizmi vijon rritjen me ritme dyshifrore

10:58 - Qershor 25, 2026

Shtyhet deri më 30 korrik afati për projektin e stadiumit “Niko Dovana”

Vetëm 50 kompani realizuan më shumë se gjysmën e eksporteve në 2025

11:25 - Qershor 25, 2026

Mbi 1.1 milion të huaj hynë në Shqipëri në maj, turizmi vijon rritjen me ritme dyshifrore

11:08 - Qershor 25, 2026

Shtyhet deri më 30 korrik afati për projektin e stadiumit “Niko Dovana”

10:58 - Qershor 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter