Author: gazetar_1
Viti 2025 ka nisur me pesimizën sa i përket treguesit të ndjesisë ekonomike dhe perceptimeve si nga bizneset, ashtu edhe nga konsumatorët për ecurinë e ekonomisë. Sipas rezultateve të vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i përgjithshëm i ndjesisë ekonomike ra me 0.8 pikë në janar. Në rënien e tij ndikoi dobësimi i besimit në të gjithë sektorët, me përjashtim të sektorit të shërbimeve. Treguesi i besimit të industrisë vijoi prirjen ngadalësuese që nga tremujori i tretë i vitit të kaluar, duke shënuar rënie me 4.7 pikë përqindje në muajin janar. Rënia e këtij treguesi në muajin e parë të…
Autoritetet deklarojnë se trajtimi financiar për ushtarakët rritur ndjeshëm. Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau disa nga shifrat e rritjes së pagave, shpërblimeve dhe përfitimeve të tjera për ushtarakët, sipas kategorive. Pilotët, Forcat Speciale, Zhytësit, Forcat Komando dhe shumë kategori të tjera përfitojnë rritje page nga 13.000 – 100.000 lekë. Gjithashtu, shtesa për kushte të veçanta pune për pilotët ishte 80.000 lekë, bëhet 100.000 lekë. Shtesa e pagës për njësinë ushtarake të sigurisë kibernatike, nga 50.000 lekë, bëhet 70.000 lekë. Gjithashtu, shtesa e pagës për efektivët e Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit…
Partitë politike në vend kanë ndezur motorrët për fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, nëpërmjet një njoftimi kanë informuar qytetarët se institucionet mbeten të angazhuara në monitorimin rigoroz të periudhës para dhe gjatë fushatës zgjedhor. Zgjedhësve, partive politike, organizatave, palëve të tjera të angazhuara në këtë proces u bëhet apel që të kenë kujdes në respektimin e ligjit sa u përket administrimit dhe përpunimit të të dhënave personale në kuadër të veprimtarisë zgjedhore. Institucionet bëjnë thirrje në respektimin e 5 pikave: 1. Çdo…
Hulumtimet sugjerojnë se mjalti mund të ndihmojë në zbutjen e kollës . Dhe mund të jetë edhe më efektiv se disa ilaçe kundër kollës. Përpara se të zhytemi në hulumtim, është e rëndësishme të theksohet se shumica e hulumtimeve mbi mjaltin dhe kollën janë bërë te fëmijët. Kjo e bën më të vështirë të dihet se sa efektiv është tek të rriturit. Një udhëzim i Institutit të Shëndetit Publik në Mbretërinë e Bashkuar thotë se mjalti përbën mënyrën më të mirë për të trajtuar kollën akute afat-shkurtër. Sipas këtij udhëzimi të cilit i referohet AgroWeb.org, mjalti është efikas në zbutjen…
Uji është tërhequr, por pasojat e përmbytjeve mbeten në Durrës. Bashkia po bën bilancin e dëmeve nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të së mërkurës në disa zona të qytetit bregdetar. Grupet e punës së bashkisë kanë vijuar evidentimin e dëmeve në banesa. Vetëm gjatë ditës së premte janë verifikuar 173 shtëpi, ndërsa në dy ditë pune, më 30 dhe 31 janar, numri total i banesave të verifikuara ka arritur në 273. Procesi i evidentimit po vijon edhe sot, ndërsa autoritetet po punojnë për të vlerësuar shkallën e dëmeve dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për mbështetjen…
Qoftë nga mjeku juaj, apo prindërit, këshilla për të pushuar ka qenë gjithmonë e njëjtë: Sigurohu që po bën mjaftueshëm gjumë! Të gjithë kemi pasur ato net kur qëndrojmë zgjuar shumë vonë dhe e ndiejmë efektin e saj ditën tjetër. Por çfarë ndodh kur bëni mjaftueshëm gjumë dhe prapë ndiheni të lodhur? Në të vërtetë, cilësia e gjumit është po aq e rëndësishme sa sasia. Ja disa arsye të mundshme që mund të ndikojnë në lodhjen tuaj, edhe pas një gjumi të plotë. 1. Çrregullime të gjumit Nëse ndiheni të përgjumur gjatë ditës, mund të jetë një shenjë e një…
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se gjatë vitit 2024 Shqipërinë e kanë vizituar mbi 1 milion turistë italianë. Në podkastin “Flasim” ku i ftuar ishte balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri, i cili ka ndërtuar jetën dhe karrierën mes Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri u ndal te interesi në rritje i italianëve për të vizituar Shqipërinë, madje edhe për të blerë banesa këtu dhe për të jetuar. “Vjet kemi arritur në pak më shumë se 1 milion vizitorë nga Italia, ku patjetër një pjesë janë shqiptarë me pasaportë italiane, por pjesa dërrmuese janë italianë. Dhe mua më marrin më…
Hyn në fuqi çmimi i energjisë për abonentët familjarë. Nga sot kush konsumon deri ne 700 kWh/muaj energji do të paguajë 8.5 lekë për kWh, ndërsa për familjarët që konsumojnë mbi 700 kWh/muaj çmimi mbetet 9.5 lekë për kWh. Kështu nëse deri më sot familjet që konsumonin 700 kW paguanin 7980 lekë me TVSH, nga muaji i ardhshëm pagesa zbret në 7140 lekë ose 840 lekë më pak. Ndërsa pa TVSH e njëjta faturë ulet nga 6650 lekë në 5950 lekë ose 700 lekë më pak. Porsa është numri i familjeve që përfitojnë nga kjo lehtësi. Janë mbi 1 milion…
Kuvendi ka miratuar ligjin për njohjen e viteve të punës në ish-kooperativa e ish-ndërmarrje shtetërore, pa dokumente e kosto shtesë. Nga ndryshimet ligjore përfitojnë të gjithë ata që kanë punuar në ish-ndërmarrjet bujqësore, ish-kooperativat bujqësore apo ish-ndërmarrjet shtetërore nga mosha 18 vjeç deri në momentin kur janë shuar ish-kooperativat dhe ish-ndërmarrjet shtetërore. Vlerësohet se rreth 30 mijë qytetarë do të pérfitojnë nga ligji. Ligji “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ishndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore” ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt…
“Plug and Play”, platforma e mirënjohur globale për mbështetjen e Startup-ve, me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbërrin edhe në Shqipëri, e pozicionuar tek Piramida, për t’u ofruar sipërmarrësve të rinj shqiptarë, një mundësi unike për startup-et e tyre që të rriten, të tërheqin investime kapitale, të pilotojnë teknologjinë dhe të forcojnë praninë në tregjet lokale dhe globale. Programi i tyre është krijuar për t’u ofruar startup-eve akses të menjëhershëm në një përvojë globale dhe një rrjet të gjerë ndërkombëtar. “Plug and Play” nuk do të jetë një platformë vetëm për Shqipërinë, por ka aspirata më të mëdha…
