Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Fushata zgjedhore, institucionet apel palëve të respektojnë ligjin për të dhënat personale

    11:42 - Shkurt 3, 2025 Aktualitet
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Partitë politike në vend kanë ndezur motorrët për fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, nëpërmjet një njoftimi kanë informuar qytetarët se institucionet mbeten të angazhuara në monitorimin rigoroz të periudhës para dhe gjatë fushatës zgjedhor.

    Zgjedhësve, partive politike, organizatave, palëve të tjera të angazhuara në këtë proces u bëhet apel që të kenë kujdes në respektimin e ligjit sa u përket administrimit dhe përpunimit të të dhënave personale në kuadër të veprimtarisë zgjedhore.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Institucionet bëjnë thirrje në respektimin e 5 pikave:

    1. Çdo përpunim i të dhënave personale duhet të bazohet në kritere të qarta ligjore dhe të kuptueshme për shtetasit. Shtetasit duhet të informohen në mënyrë të qartë se si dhe për çfarë qëllimi do të përpunohen të dhënat e tyre.

    2. Partitë politike dhe organizatat përkatëse duhet të mbledhin dhe të përpunojnë vetëm ato të dhëna që janë absolutisht të nevojshme për qëllimet e regjistrimit të zgjedhësve.

    3.  Të dhënat e mbledhura duhet të mbrohen me masa teknike dhe organizative të përshtatshme për të parandaluar qasjen e paautorizuar, shkatërrimin ose keqpërdorimin e tyre.

    4. Të dhënat e mbledhura për qëllime regjistrimi nuk duhet të përdoren për qëllime të tjera, si propaganda politike, pa marrjen e pëlqimit të informuar të shtetasit.

    5.  Partitë politike dhe organizatat përkatëse duhet të jenë të përgjegjshme për çdo shkelje të parimeve të mbrojtjes së të dhënave dhe të jenë të hapura ndaj mbikëqyrjes nga autoritetet kompetente.

    Njoftimi i plotë:

    Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, zoti Besnik Dervishi, dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, zoti Ilirjan Celibashi, në kuadër të fushatës zgjedhore informojnë qytetarët e Republikës së Shqipërisë se të dyja institucionet mbeten të angazhuara në monitorimin rigoroz të periudhës para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Për këtë arsye u bëjnë apel zgjedhësve, partive politike, organizatave, palëve të tjera të angazhuara në këtë proces të kenë kujdes në respektimin e ligjit sa u përket administrimit dhe përpunimit të të dhënave personale në kuadër të veprimtarisë zgjedhore.

    Konsiderojmë si detyrë tonën parësore të garantojmë që të drejtat themelore të shtetasve të respektohen në çdo hap duke zbatuar Kodin Zgjedhor, ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave Personale (GDPR) të Bashkimit Evropian.  

    1. Çdo përpunim i të dhënave personale duhet të bazohet në kritere të qarta ligjore dhe të kuptueshme për shtetasit. Shtetasit duhet të informohen në mënyrë të qartë se si dhe për çfarë qëllimi do të përpunohen të dhënat e tyre.

    2.​ Partitë politike dhe organizatat përkatëse duhet të mbledhin dhe të përpunojnë vetëm ato të dhëna që janë absolutisht të nevojshme për qëllimet e regjistrimit të zgjedhësve.

    3. ​Të dhënat e mbledhura duhet të mbrohen me masa teknike dhe organizative të përshtatshme për të parandaluar qasjen e paautorizuar, shkatërrimin ose keqpërdorimin e tyre.

    4.​ Të dhënat e mbledhura për qëllime regjistrimi nuk duhet të përdoren për qëllime të tjera, si propaganda politike, pa marrjen e pëlqimit të informuar të shtetasit.

    5. ​Partitë politike dhe organizatat përkatëse duhet të jenë të përgjegjshme për çdo shkelje të parimeve të mbrojtjes së të dhënave dhe të jenë të hapura ndaj mbikëqyrjes nga autoritetet kompetente.

    Zbatimi i parimeve të mbrojtjes së të dhënave personale ndihmon në përforcimin e integritetit të zgjedhjeve dhe ruajtjes së besimit tek proceset demokratike.

    Duke marrë parasysh rreziqet e mundshme që mund të sjellë përpunimi i paligjshëm i të dhënave personale të zgjedhësve, inkurajojmë qytetarët dhe subjektet zgjedhore që në rastet kur evidentojnë shkelje apo cenim të të dhënave personale të ankohen pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    Ky proces realizohet duke plotësuar fillimisht formularin e ankesës, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, https://idp.al/ankohu/ e më pas duke e dorëzuar atë përmes postës elektronike info@idp.al, postës zyrtare, si dhe fizikisht pranë zyrave të këtij institucioni.

    Për më tepër informacion, Zyra e Komisionerit ka hartuar dhe publikuar udhëzuesin “Për përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e fushatave zgjedhore”.

    Ky udhëzues orienton subjektet zgjedhore për mënyrën e garantimit të mbrojtjes së të dhënave personale të votuesve.

    https://www.idp.al/wp-content/uploads/2024/02/Udhezues_Faqosur-4-prill.pdf

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    celibashi dervishi Institucionet kqz te dhenat personale zgjedhjet
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    13:11 - Korrik 17, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    gazetar_218:06 - Korrik 17, 20250

    Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime…

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Trendet e tregtisë, rriten eksportet në drejtim të Kosovës dhe importet nga Kina

    11:50 - Korrik 17, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    18:06 - Korrik 17, 2025

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter