Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

AIDA hap aplikimet për mbështetjen me fonde të bizneseve të vogla dhe të mesme

13:46 - Shkurt 3, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Deri në fund të këtij muaji, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, mund të aplikojnë pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) për të përfituar fonde për mbështetjen e tyre, të financuara nga buxheti i shtetit.

AIDA njofton se mbështetja synon zhvillimin e NMVM-ve, në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë së tyre, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin/rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse. Propozimet e bizneseve duhet t’i përmbahen kritereve dhe kushteve të veçanta, të bëra publike edhe në faqen zyrtare të AIDA-s.

SKEMA 1:  MBËSHTETJE FINANCIARE PËR SHPENZIME KORRENTE

– Vlera e financimit deri në 2.500.000 lekë

– Mbulimi i kostove 100%

Kostot e mbulueshme:

– Certifikim i standardeve të prodhimit/shërbimit (përfshirë konsulencën përkatëse në fazën përgatitore);

– Përmirësim i produktit përmes etiketimit, ambalazhimit;

– Trajnime të stafit të ndërmarrjes për rritje kapacitetesh në fusha të tilla si: menaxhimi i teknologjive digjitale/inovatore, rrjetet e prokurimit, shërbime marketingu, zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës së biznesit, sisteme të reja logjistike softëerike apo pajisje të reja, etj, dhe pajisje me certifikatat përkatëse nga subjekte të licencuara për trajnime;

– Pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare me stenda të gatshme;

– Krijimi i aplikacioneve apo platformave në funksion të zhvillimit të proceseve lidhur me tregtinë elektronike/e-commerce, produkteve të reja dhe/ose shërbimeve, për të përmbushur kërkesat e industrisë së tregut në vend dhe rajon për të përmirësuar biznesin, sistemet logjistike etj;

– Përgatitja e materialeve promovuese si: banera, fletëpalosje, katalogë, broshura për përmirësim të imazhit të NMVM-ve (jo më shumë se 20% e kostos totale të projektit).

SKEMA 2:  MBËSHTETJE FINANCIARE PËR SHPENZIME KAPITALE

2.1. PROJEKTE PËR KONKURRUESHMËRINË

– Vlera e financimit deri në 1,500,000 lekë

– Mbulimi i kostove 100%

Kostot e mbulueshme:

– Blerje makinerive që ndikojnë në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produktit

2.2. PROJEKTE PËR ARTIZANATIN

– Vlera e financimit deri në 1.000,000 lekë

– Mbulimi i kostove 100%

Kostot e mbulueshme:

– Blerje makinerive tradicionale dhe/ose teknologjike për të përmirësuar kushtet e punës për biznesin

– Blerje e aplikacioneve dhe/ose programeve të e-commerce.

AIDA thekson se të gjitha propozimet për mbështetje financiare nga bizneset duhet të realizohen brenda vitit buxhetor dhe se aktivitetet e propozuara duhet të mbyllen brenda nëntorit 2025. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave do të kryhet nëpërmjet adresës elektronike: [email protected]

Kriteret dhe kushtet, formularët dhe dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, gjenden në faqen zyrtare të AIDA-s, e cila specifikon gjithashtu se nuk përfitojnë nga ky fond NMVM-të që kanë përftituar burime financimi nga donatorë apo institucione financiare kombëtare dhe ndërkombëtare për të njëjtat zëra apo aktivitete të lejuara nga këto projekte.

Ekofin Media
Ekofin Media
aida bizneset e vogla dhe të mesme fondet grante mbështetja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter