Author: gazetar_1
Fondi i Ri i Mikrokredive në Greqi, i cili është pjesë e Fondit të Sipërmarrjes TEPIX III, është në funksion të plotë prej rreth dy javësh dhe do të financojë afërsisht 3300 sipërmarrje të vogla dhe të mesme me kredi deri në 25.000 euro. Bëhet fjalë për kredi pa kolateral, për biznese dhe individë që janë të përjashtuar nga kreditimi bankar. Kreditë e Fondit të Mikrokredive do të jenë në tërësi me interes të ulët, ndërsa një pjesë e madhe e tyre (nga 60% në 75%) do të jenë pa interes. Subvencioni më i madh i normës së interesit (75%)…
Avokado përshkruhet si ushqimi perfekt, por varietetet e tij shkojnë përtej atyre kokrrave plot vlera që gjejmë në treg. Shpesh konsumatorëve i ndodh që në treg të takojnë dy lloje avokadosh, një tip me ngjyrë të gjelbër dhe me lëkurë të lëmuar dhe një lloj me ngjyrë të errët dhe me lëkurë të ashpër. Në këtë artikull nga AgroWeb.org, do të analizojmë aspektin ushqimor të dy llojeve të avokadove atij Haas, tipi i errët dhe atij të Floridës, me ngjyrë të gjelbër. Njerëzit kanë tendencën të zgjedhin avokadot e llojit Haas duke qenë se ato piqen me shpejt dhe kanë…
Në muajin Janar 2025, Indeksi i Çmimeve të Konsumit (CPI) arriti në 118,7, krahasuar me muajin Dhjetor 2020, duke shënuar një rritje vjetore prej 1,9%. Kjo është një ulje e ndjeshme krahasuar me një vit më parë, kur ndryshimi vjetor ishte 3,4%. Në nivel mujor, çmimet janë rritur me 0,4% në krahasim me Dhjetorin 2024. Grupi më ndikues për rritjen vjetore të çmimeve ishte “Ushqime dhe pije joalkoolike”, i cili kontribuoi me +0,91 pikë përqindje në ndryshimin total. Pas këtij grupi, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikoi me +0,29 pikë, ndërsa “Pije alkoolike dhe duhan” kontribuoi me +0,19…
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi Programin e Dytë të Politikave për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Gjelbër (DPL), me një financim prej 120 milionë $ për forcimin e qëndrueshmërisë fiskale dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. Ky është financimi i dytë i një serie prej dy fazash që ndihmon vendin të përmirësojë qëndrueshmërinë fiskale dhe atë mjedisore. Programi i ri do të mbështesë Shqipërinë në tri fusha kryesore reformash, të cilat synojnë: Forcimin e hapësirave fiskale, përfshirë përmirësimin e administrimit të taksave dhe raportimit të ndërmarrjeve shtetërore mbi rreziqet e mundshme sociale dhe mjedisore. Zgjerimin e…
Referuar ndryshimeve të vitit 2023 në ligjin e tatimit mbi të ardhurat, të specifikuara në udhëzimin e fundit të Ministrit të Financave, të publikuar në Fletore Zyrtare, të ardhurat e një pjese të bizneseve që ofrojnë shërbime profesionale mund të taksohen si të ardhura nga punësimi me shkallën 13% dhe 23%, nëse 80% e këtyre të ardhurave janë nga 1 klient ose 90% e tyre nga më pak se 3 klientë. Për këtë kategori, tatimi për t’u paguar do të nisë përllogaritjen nga 1 janari 2025 dhe do të paguhet deri në mars 2026. ““Referuar pikës “e”, të nenit 69…
Edhe Pallati i Kongreseve do t’i jepet privatit, ashtu si një pjesë e pjesë e pronave shtetërore, të përfshira tashmë në inventarin e Koorporatës së Investimeve. Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin e prezantimit të projektit për rijetëzimin e sheshit “Nënë Tereza” me një oaz të gjelbër kushtuar librit dhe një hapësirë dedikuar publikut. Në fjalën e tij Rama u shpreh se, “Korporata Shqiptare e Investimeve do të shpallë edhe konkursin për rishpikjen, nëse mund të përdorim këtë fjalë, rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, me të njëjtën formulë si me stadiumin ku do të fitojmë një pallat kongresesh…
Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat mbajti sot diskutime për projektligjin për menaxhimin e mbetjeve nga prodhuesi i vetë produktit, duke e miratuar atë në parim, por ndërkohë kërkoi nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit informacion lidhur me adresimin e shqetësimeve të ngritura nga grupet e interesit në këtë sektor. Zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit, Sofjan Jaupaj, paraqiti projektligjin në Komision, ku theksoi se vjen si një kërkesë edhe në kuadër të hapjes së negociatave, ku në kapitullin 27, “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike”, përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesit janë ndër parimet themelore që duhen transpozuar në kontekstin e menaxhimit të…
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, zj. Risena Xhaja ishte e pranishme në panelin e parë të diskutimeve të Konferencës Ndërkombëtare “Nga fitimet e paligjshme te e mira publike: e ardhmja e aseteve të konfiskuara”. Konferenca e organizuar nga “Partners Albania” mblodhi bashkë përfaqësues të agjencive shtetërore përgjegjëse për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, ekspertë të huaj dhe vendas, si edhe aktorë të shoqërisë civile. Aktiviteti u përshëndet nga Ministri i Brendshëm, z. Ervin Hoxha, i cili vlerësoi punën që po bën Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara…
Në ndryshimet për Udhëzimin e Ministrisë së Financave “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin e përgjithshëm nr. 26, datë 8.9.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” është botuar edhe Udhëzuesi i plotësimit të formularit të deklarimit dhe pagesës së tatimit të mbajtur në burim dhe të ardhurat e tjera dhe llojet e pagesave për të cilat mbahet tatimi në burim. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se deklarata e tatimit të mbajtur në burim do të ndahet në dy seksione, si: për tatimpagues rezident ose jorezident me seli të përhershme në Republikën e Shqipërisë dhe tatimpagues person fizik/entitet jorezident në…
It’s the economy, stupid! Mbi tre dekada më parë, ky ishte slogani i këshilltarëve në zgjedhjet amerikane, dhe fakti që Bil Clinton i dëgjoi këshilltarët dhe u bë president dëshmon se ata kishin të drejtë. Edhe në Gjermani, sipas sondazheve, menjëherë pas çështjes së migrantëve, vjen ekonomia. Ndaj partitë politike paraqesin konceptet e tyre për daljen nga kriza e tanishme. Po cilat janë konceptet dhe propozimet e tyre për zgjedhje? SPD Për të rigjallëruar rritjen ekonomike,socialdemokratëtangazhohen, ndër të tjera, për çmime më të favorshme të energjisë elektrike në programin e tyre zgjedhor. Ata duan të ulin çmimet. Gjithashtu, kompanitë duhet…
