Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Beqarët në Finlandë mund të përdorin shporta rozë për të flirtuar gjatë blerjeve në supermarket

09:46 - Korrik 24, 2026

Studimi, të jetosh pranë zhurmës së trafikut mund të rrisë rrezikun për sëmundjen e Parkinsonit

09:45 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Banka Botërore miraton huanë prej 120 milionë $ për të mbështetur reformat në Shqipëri

10:06 - Shkurt 13, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi Programin e Dytë të Politikave për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Gjelbër (DPL), me një financim  prej 120 milionë $ për forcimin e qëndrueshmërisë fiskale dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. Ky është financimi i dytë i një serie prej dy fazash që ndihmon vendin të përmirësojë qëndrueshmërinë fiskale dhe atë mjedisore.

Programi i ri do të mbështesë Shqipërinë në tri fusha kryesore reformash, të cilat synojnë:

Forcimin e hapësirave fiskale, përfshirë përmirësimin e administrimit të taksave dhe raportimit të ndërmarrjeve shtetërore mbi rreziqet e mundshme sociale dhe mjedisore.

Zgjerimin  e tregut të energjisë, duke nxitur burimet e rinovueshme dhe rritjen e efiçencës së energjisë.

Mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e emetimeve të karbonit.

Ky program është në përputhje me Kuadrin e Partneritetit të Vendit për periudhën 2023-2027, cka përforcon angazhimin e Bankës Botërore për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e saj.

“Paketa e reformave që mbështesim përmes këtij programi synon të forcojë perspektivat e zhvillimit të Shqipërisë,” tha Richard Record, Menaxheri në detyrë i Bankës Botërore për Shqipërinë. “Ky financim do ta ndihmojë vendin të adresojë sfidat kryesore në sektorin e energjisë si dhe të rrisë aftësinë e qeverisë për të menaxhuar rreziqet fiskale dhe për të mbështetur më mirë shtresat në nevojë të popullsisë.”

Programi reflekton aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Programin e Reformave Ekonomike 2024-2026 dhe angazhimet ndërkombëtare të vendit për klimën. Masat kryesore përfshijnë forcimin e qëndrueshmërisë fiskale, përmirësimin e sistemit të ndihmës sociale dhe nxitjen e reformave në sektorin e energjisë.

Kuadri i politikave makroekonomike të Shqipërisë mbetet i qëndrueshëm, i karakterizuar nga deficit fiskali menaxhueshëm, borxh publik në rënie, politikë monetare e qëndrueshme e mbështetur nga masa dhe mbikëqyrje e kujdesshme.

Ekofin Media
Ekofin Media
banka botërore huanë mbështetur miraton REFORMAT shqipëri
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026

ALTAX: Rekord të ardhurash për buxhetin, por alarm për fitimet e bizneseve dhe rritjen e deficitit

12:43 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

gazetar_109:38 - Korrik 24, 20260

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4% sipas të dhënave të OECD për majin 2026,…

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

09:29 - Korrik 24, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:38 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:30 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:29 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

Beqarët në Finlandë mund të përdorin shporta rozë për të flirtuar gjatë blerjeve në supermarket

09:46 - Korrik 24, 2026

Studimi, të jetosh pranë zhurmës së trafikut mund të rrisë rrezikun për sëmundjen e Parkinsonit

09:45 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter