Kategoria: REFORMAT

Shqipëria ka siguruar mbi 99 milionë euro financim nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes, pas vlerësimit të parë të zbatimit të Facilitetit për Reforma dhe Rritje, duke reflektuar progres të pjesshëm në përmbushjen e reformave të dakordësuara. Sipas Dokumentit të Politikave Prioritare 2027–2029, më 15 korrik 2025 autoritetet shqiptare dorëzuan raportimin e

Është botuar në Fletore Zyrtare Programi i Reformave Ekonomike (ERP) 2026–2028, dokumenti strategjik që shërben si bazë e dialogut ekonomik me Bashkimin Europian dhe institucionet financiare ndërkombëtare, duke përcaktuar drejtimet kryesore të politikave makroekonomike, fiskale dhe strukturore për tre vitet e ardhshme. ERP 2026–2028 synon të garantojë rritje ekonomike të qëndrueshme, konsolidim fiskal gradual dhe

Qendra “Altax” ka realizuar një analizë gjithëpërfshirëse mbi performancën e qeverisë “Rama 3” për periudhën 2021–2025. Bazuar në vlerësimet e bëra, objektivat e përgjithshëm të vendosur në fillim të mandatit janë përmbushur në një nivel mesatar prej 65%. Programi kishte si synim zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe ndërtimin e një

Këshilli i Ministrave ka depozituar për shqyrtim në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë si humarrëse dhe Bashkimit Evropian, për “Lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”, që do të mundësojë financimin e programit të sipërpërmendur, nëpërmjet akordimit të një huaje në vlerën 657, 458, 743.67 euro, i

Shqipëria ka ndërmarrë disa nisma ligjore në vitet e fundit, ku ndër më të rëndësishmet kanë qenë Reforma në Drejtësi, hapja e kapitujve për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, reforma e pensioneve, rishikimi i planit për energjinë dhe ndryshimet klimatike etj. Por sa të kënaqur janë shqiptarët me ndryshimet që po ndodhin në vend?

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kryesuar nga Christoph Denk, drejtor i Politikave Strategjike, Piotr Jacek Szpunar, drejtor rajonal për   Poloninë, Bullgarinë dhe Shqipërinë, si dhe Ekaterina Solovova, përfaqësuese rezidente e BERZH-it në Shqipëri. Sejko shprehu mirënjohje për kontributin dhe asistencën e