Author: gazetar_1
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të institucioneve bankare, në kuadër të konsultimeve për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, përmes së cilës synohet mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përfshirë mikrondërmarrjet dhe startup-et si edhe projekteve zhvillimore që lidhen me përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale, me fokus të veçantë tek investimet e gjelbra. Qeveria prezantoi së fundmi projektligjin për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, e ngjashme me bankat apo institucionet kombëtare promovuese që funksionojnë në Bashkimin Evropian, me synim kryesor nxitjen e…
Sokol Bardhi do të jetë në krye të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), duke zëvendësuar në këtë post drejtoreshën e komanduar Elisabeta Furiku. Kjo u bë e ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Kush është Drejtori i ri i QKB Sokol Bardhi ka mbajtur rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Inovacionit dhe Teknologjisë në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku ka kontribuar në krijimin e politikave dhe strategjive për inovacionin dhe koordinon portofolin e ri të institucionit. Ka përfunduar me sukses studimet për Sistemet e Informacionit të Biznesit në Universitetin e Lindjes së East London në…
Ministria e Financave ka ripublikuar edhe njëherë thirrjen për këstin e parë të dëmshpërblimit për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve politikë që nuk jetojnë. Janë 45 dosje të miratuara, të cilët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm, në mënyrë që të lëvrohen pagesat. Publikimi në faqen e Financave është bërë në 29 Janar 2025 dhe përfituesit kanë afat 3 muaj për të plotësuar dokumentacionin. Nëse deri në fund të prillit, nuk dorëzohen dokumentat e kërkuara, atëherë e drejta për dëmshpërblim i kalon të dënuarit tjetër që është në rradhë. Dokumentat duhet të dorëzohen në Ministrinë e Financave përmes postës, ose duke…
Pas thuajse dy vitesh me shifra negative muaj pas muaji, eksportet u rimëkëmbën për herë të parë në janar 2025, ndikuar kryesisht nga eksportimi masiv i energjisë elektrike në Kosovë. Sipas shifrave të INSTAT, në Janar 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 31 miliardë lekë, duke u rritur me 4,9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 21,7%, në krahasim me Dhjetor 2024. Nga këto, 4.37 miliardë lekë është energjia e eksportuar në Kosovë. Në anën tjetër, importet e mallrave arritën vlerën 60 miliardë lekë, me një rritje prej vetëm 0,1%,…
Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë së saj, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. Një sërë organizimesh – nga mbledhja festive e Qeverisë së vendit deri te parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës – priten gjatë ditës, për nder të këtij përvjetori. Kosova është e sapodalë nga një proces zgjedhor dhe është në pritje të formimit të institucioneve të reja. Fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit doli Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit aktual, Albin Kurti, por pa siguruar shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë e vetme. Një ditë më herët, presidentja e…
Parlamenti francez votoi për ndalimin e cigareve elektronike me përdorim të vetëm, të konsideruara si porta hyrëse për varësinë ndaj duhanit për adoleshentët dhe të dëmshme për mjedisin. Projektligji u miratua nga parlamenti francez me një votim përfundimtar në dhomën e lartë të Senatit. Franca tani bëhet vendi i dytë i BE-së pas Belgjikës që ka vendosur një ndalim të tillë. Cigaret elektronike njëpërdorimshme të mbushura paraprakisht, të njohura si “pufka”, janë të njohura për të rinjtë, mund të kenë një përmbajtje të lartë nikotine, vijnë në shumë shije duke përfshirë mollën, shalqirin dhe kola-kolën dhe janë të lira. “Është…
Partia Demokratike ka prezantuar programin ekonomik, që sipas kësaj force politike ofron lehtësira fiskale për bizneset dhe sipërmarrësit, si dhe mbështetje për zhvillimin e sektorëve të prodhimit, bujqësisë etj. Ky plan sipas PD, është i realizueshëm dhe ka si synim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Modeli ekonomik do të bazohet dhe ndërtohet mbi 5 shtylla: . Një ekonomi që prodhon dhe krijon vende pune. . Një sistem fiskal të drejtë dhe taksa të ulëta. . Një shtet që garanton barazi ekonomike dhe zhduk varfërinë ekstreme. . Një Shqipëri që tërheq investime dhe kthen shqiptarët në atdhe.…
Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur 6 689 drejtues automjetesh për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia Rrugore e Tiranës bëri të ditur se “ka filluar monitorimin e akseve kryesore urbane me automjetin Inteligjent “Scoud Speed” për ndëshkimin e automjeteve të cilat qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, dokumentimin me prova filmike të automjeteve që pushojnë ne rrugëkalimin e automjeteve të tjera të cilat bëhen pengesë për qarkullimin normal të automjete të tjera dhe herë pas here duke u bërë shkak dhe për krijimin e trafikut”. Njëkohësisht, sipas policisë “nëpërmjet mjetit inteligjent janë evidentuar shkelje të…
Agjencia e Statistikave të Kosovës në të dhënat e fundit ka bërë të ditur se 182 mijë e 849 është numri i banesave që janë të pabanuara në të gjithë Kosovën. Bazuar në këto të dhëna, të cilat kanë dalë nga regjistrimi i fundit i popullsisë në vitin 2024, komuna e Prishtinës e ka numrin më të madh të banesave të pabanuara, gjithsej 25 mijë e 195 sosh, e pasuar nga ajo e Prizrenit me 16 mijë e 842 dhe Ferizaj, me 15 mijë e 228. Krahasuar me regjistrimin e fundit të popullsisë më 2011, shifra e banesave të pabanuara…
Çamërie Mazreku nga Malisheva është një histori suksesi. Ajo ka arritur një sukses jashtëzakonisht të madh në karrierën e saj. Më 10 shkurt të këtij viti, ajo është punësuar si inxhiniere softuerike në kompaninë filmike amerikane “NETFLIX” duke u bërë vajza e parë nga Kosovës që punësohet në këtë kompani. Lajmin e ka bërë të ditur xhaxhai i Çamerisë, Alban Mazreku. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Çamëria është punësuar në këtë kompani pasi ka përfunduar studimet themelore me notë maksimale në në “Columbia University” në New York. “Çamerie Agron Mazreku eshte Malishevasja e parë dhe vajza…
