Author: gazetar_1

Prokuroria e Posaçme SPAK, në strategjinë e publikuar për hetimin e krimeve zgjedhore, bën edhe autokritikë, si edhe kërkon më shumë nga prokuroritë e rretheve, kur pranon se për arsye të ndryshme një pjesë e veprave penale të dyshuara si krime zgjedhore për periudhën 2021-2024, ose janë pushuar ose kanë mbetur “rrugëve”. SPAK informon se vetë ajo ka regjistruar 110 procedime penale në kuadër të krimeve zgjedhore për periudhën 2021-2024. 32 raste janë transferuar në zyrat e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, duke mos qënë kompetencë e SPAK. Ndërkohë, 31 çështje janë pushuar për mungesë provash, informon SPAK, duke shtuar…

Read More

Ndërsa mbeten më pak se tre muaj nga zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK, ka publikuar strategjinë e saj për hetimet e krimeve zgjedhore. SPAK njofton se ka ngritur një strukturë task-forcë, e cila përbëhet nga grupi hetimor në qendër dhe grupet hetimore vëzhguese në terren. Faza e vëzhgimit në terren që nis në mars, deri në maj parashikohet të përqendrohet në: • Verifikimi në terren i indicieve apo fakteve rreth kryerjes së veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025, nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme. • Verifikim i raportimeve që ngrenë…

Read More

Inspektorati Shtetëror i Punës do të mund të përdorë Matricën e Inteligjencës dhe Vlerësimit të Riskut (MIRA), për të gjurmuar të gjithë ato subjekte apo ndërmarrje që operojnë në informalitet. Referuar Orgnaizatës Ndërkombëtare të Punës, MIRA do të shërbejë për pikasur më shpejt punën e padeklaruar dhe jo vetëm. Por, ndryshe nga sistemet statike, MIRA mund tëpërmirësohet duke u avancuar me zhvillimin e kohës. Gjithashtu, sipas Orgnaizatës Ndërkombëtare të Punës mbi 12,000 inspektime të kryera çdo vit në Shqipëri dhe të dhëna të mbledhura për më shumë se 100 variabla për çdo inspektim, aftësitë e të mësuarit të makinerive dhe…

Read More

Nga Bardhi Sejdarasi Në njërën nga vizitat e mia të fundit në Itali, vura re diçka që më tërhoqi vëmendjen: sticker-a rozë të Klarna-s ngjitur në vitrinat e dyqaneve. Klarna është një kompani fintech e cila u mundëson klientëve për të blerë produkte dhe shërbime në çast dhe për të paguar më vonë, pa burokraci të tepërta. Kur u ktheva në Tiranë, pashë diçka të ngjashme—por këtë herë, sticker-at ishin të iute. Ky ishte momenti kur kuptova se koncepti “Buy Now, Pay Later” BNPL (shqip: Bli Tani, Paguaj më vonë) nuk ështe thjesht një trend global që ndiqnim nga larg,…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar të enjten rezultatin preliminar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, pas numërimit të 100 për qind të votave nga vendvotimet. Megjithatë, në rezultatin e publikuar nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe mbi 80 mijë vota nga diaspora. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – parti në pushtet – ka dalë e para me 40.80 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.03 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.63 për qind të votave, koalicioni mes Aleancës për…

Read More

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) për muajin Dhjetor 2024 tregojnë një rritje të dukshme të treguesve të shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese krahasuar me Dhjetorin e vitit 2023. Numri i vizitorëve gjithsej ka pësuar një rritje prej 13,8%. Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje ka ardhur nga vizitorët jo-rezidentë, të cilët janë rritur me 21,2%, ndërsa vizitorët rezident kanë shënuar një rritje më të ulët prej 6,3%. Në aspektin gjeografik, Rajoni Qendër ka regjistruar numrin më të lartë të vizitorëve, duke përbërë 53,8% të totalit, ndërsa Zonat Jo-bregdetare kanë marrë 67,7% të vizitorëve. Hotelet dhe akomodimet…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë sot me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” deklaroi se, në mars do të jetë gati tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit. “Ndodh që nganjëherë të marrim më shumë kohë sesa ç’është parashikuar, si për shembull Rruga e Arbrit, por jo për shkak se i lëmë gjë mangut punës, por sepse të papriturat edhe ndodhin”. “Gjeologjia e tunelit të Murrizit doli shumë më e ndërlikuar sesa ç’ishte paraparë në studimet përkatëse dhe jemi në kushtet kur po shkojmë drejt përfundimit, pas një riarmatimi me një teknologji tjetër të të gjitha…

Read More

Kryeministri Edi Rama, duke reaguar ndaj komenteve në rrjete sociale dhe në media, ka publikuar sot në platformën X vendimin e Këshillit të Ministrave, marrë në datën 9 janar 2025 për akordimin e bonusit të pranverës për pensionistët, i cili do të nisë të shpërndahet nga data 1 mars 2025. Ekofin.al publikoi ekzkluzivisht në 31 janar 2025 lajmin se kur do të niste shpërndarja e bonusit për rreth 730 mijë pensionistë, në një kohë kur ishte përfolur se shpërndarja do të fillonte që në muajin shkurt. “Unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë”- Rama publikon vendimin dhe zbulon…

Read More

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ftoi sot bizneset të aplikojnë për t’u vendosur në Durana Tech Park, parku i parë teknologjik dhe shkencor në vend. “Nëse jeni një biznes i konsoliduar që kërkon inovacion, një startup teknologjik apo inovator, një institucion arsimor dhe kërkimor, ose një nomad digjital, kjo është një mundësi për t’u bërë pjesë e një ekosistemi inovacioni dhe rritjeje”, tha ai. Gonxhja theksoi se prioritet do të kenë aplikantët me numrin më të lartë të punonjësve dhe të ardhurave të deklaruara. Procesi, informoi ai, zgjat tri javë dhe do të ketë mbështetje përmes takimeve dhe…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin e punës së saj përgjatë vitit 2024, ku shprehet se janë marrë nën hetim 629 persona. Sipas SPAK, numri i personave ndaj të cilëve është caktuar masë “arrest me burg” janë 246 persona, ndërsa të hetuar në gjendje të lirë janë 246 persona. Nga totali prej 2791 të paraburgosur, numri i personave të hetuar nga SPAK është 270. Kujtojmë që me urdhër të SPAK janë vendosur pas hekurave ish-ministra, ish-deputetë dhe ish-kryebashkiakë. Postimi i plotë i SPAK: Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime ndaj 629 personave. Prej tyre, vetëm 236 persona ose 37.5%…

Read More