Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

SPAK: Kemi burime të kufizuara, hetimet për krimet zgjedhore jo në nivelin e duhur

17:08 - Shkurt 20, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme SPAK, në strategjinë e publikuar për hetimin e krimeve zgjedhore, bën edhe autokritikë, si edhe kërkon më shumë nga prokuroritë e rretheve, kur pranon se për arsye të ndryshme një pjesë e veprave penale të dyshuara si krime zgjedhore për periudhën 2021-2024, ose janë pushuar ose kanë mbetur “rrugëve”.

SPAK informon se vetë ajo ka regjistruar 110 procedime penale në kuadër të krimeve zgjedhore për periudhën 2021-2024. 32 raste janë transferuar në zyrat e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, duke mos qënë kompetencë e SPAK.

Ndërkohë, 31 çështje janë pushuar për mungesë provash, informon SPAK, duke shtuar se në disa raste, hetimet janë vështirësuar nga mungesa e bashkëpunimit të dëshmitarëve si dhe vështirësia në sigurimin e materialeve provuese. Ndërkohë, 7 raste janë pezulluar, për shkak se hetimi ka hasur në vështirësi për mungesë të provave ose për shkak të identifikimit të autorit të veprës penale.

22 raste janë ende në hetim, shifër që tregon se SPAK është ende duke punuar në një numër të konsiderueshëm çështjesh, por ka nevojë për më shumë burime njerëzore për të përshpejtuar dhe finalizuar hetimet.

Nga të gjitha çështjet, vetëm 14 prej tyre janë dërguar për gjykim, thekson SPAK, duke sugjeruar se përqindja e hetimeve që përfundojnë me ngritjen e akuzave dhe dërgimin e tyre në gjykatë nuk është brenda pritshmërisë së Prokurorisë së Posaçme.

SPAK vë në dukje në strategji se përballet me burime të kufizuara njerëzore dhe logjistike për të hetuar si duhet krimet zgjedhore në vijim. Një tjetër aspekt që vë në dukje Prokuroria e Posaçme janë vështirësitë në hetimin e veprave penale të lidhura me votimin e diasporës.

Tjetër sfidë e përmendur në strategji me të cilën përballen prokurorët janë presionet politike dhe ndikimet e jashtme, shoqëruar me keqinformimin e publikut, ku përfshihet përcjellja e informacioneve të pasakta në media apo në platformat sociale që mund të minojnë besimin tek institucionet përgjegjëse dhe të krijojë perceptime të gabuara mbi ecurinë dhe objektivitetin e hetimeve.

“Duke pasur parasysh nivelin relativisht të konsiderueshëm të informalitetit në ekonomi, një nga aspektet më problematike në hetimin e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve është gjurmimi dhe verifikimi i fondeve të përdorura për blerjen e votave. Përdorimi i parasë cash, i cili është i vështirë për t’u ndjekur, si dhe mungesa e bashkëpunimit nga individë apo subjekte private të përfshira, përbëjnë sfida të mëdha për organet hetimore,” thekson SPAK.

“Një tjetër sfidë madhore është ndikimi i krimit të organizuar në zgjedhje, i cili shpesh manifestohet përmes blerjes së votave, presioneve ndaj votuesve dhe financimit të paligjshëm të kandidatëve të caktuar. Grupet kriminale, për interesat e tyre të paligjshme shpesh ndërhyjnë në procesin zgjedhor përmes kërcënimeve, manipulimeve financiare, korrupsionit të zyrtarëve zgjedhorë, etj”, theksohet në strategji, ku kërkohet bashkëpunimi mes SPAK, Policisë së Shtetit, agjencive të tjera ligjzbatuese dhe partnerëve ndërkombëtarë për të goditur grupet kriminale. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
burimet e kufizuara hetimet krimet zgjedhore krimi i organizuar policia e shtetit prokuroritë rastet spak
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter