Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Programi ekonomik i PD/ Nga taksa e sheshtë, minimumi jetik 200 euro, te lehtësitë fiskale për bizneset

14:43 - Shkurt 16, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Partia Demokratike ka prezantuar programin ekonomik, që sipas kësaj force politike ofron lehtësira fiskale për bizneset dhe sipërmarrësit, si dhe mbështetje për zhvillimin e sektorëve të prodhimit, bujqësisë etj. Ky plan sipas PD, është i realizueshëm dhe ka si synim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Modeli ekonomik do të bazohet dhe ndërtohet mbi 5 shtylla:

. Një ekonomi që prodhon dhe krijon vende pune.

. Një sistem fiskal të drejtë dhe taksa të ulëta.

. Një shtet që garanton barazi ekonomike dhe zhduk varfërinë ekstreme.

. Një Shqipëri që tërheq investime dhe kthen shqiptarët në atdhe.

. Një qeveri të vogël, por efikase dhe transparente.

Në programin ekonomik të Partisë Demokratike thuhet se: “Me një paketë lehtësirash fiskale dhe proceduriale për sipërmarrjet prodhuese dhe për ato që krijojnë gjithnjë e më shumë vende pune, me skema konkrete mbështetjeje të financuara apo bashkefinancuara me Bankën Zhvillimore Kombëtare që do të financojnë startup-et, sipërmarrësit e rinj dhe projektet strategjike në prodhim, industri, bujqësi dhe energji, mund të ndalim rrokullisjen e rrënimit ekonomik dhe të kthejmë prodhimin në epiqendër.

Ekonomia shqiptare nuk mund të mbijetojë vetëm me turizëm dhe remitanca. Ajo duhet të mbështetet në sektorë që krijojnë vende pune të qëndrueshme dhe të paguara mirë. Taksë e sheshtë 10% mbi të ardhurat, fitimet dhe kapitalin, në vend të taksimit progresiv.

Disa nga masat e tjera fiskale janë:

Rritje e kufirit të xhiros vjetore mbi përjashtimin nga TVSH dhe tatim fitimi për bizneset e vogla, 180 mijë euro xhiro vjetore.

Eliminim i burokracive dhe kontrolleve abuzive.

Bizneset do të kenë qartësi dhe stabilitet.

Sistemi tatimor do të vendoset në fillim të mandatit dhe nuk do të ndryshojë për 4 vjet.

Një sistem që garanton nivel minimal jetese.

Vendosja e minimumit jetik 200 euro brenda 100 ditëve të para.

Rritje reale e përvitshme e pensioneve.

Rimbursimi i TVSH-së për shportën bazë për familjet me të ardhura të ulëta.

Paketat e lindjes, paketat për fëmijët, subvencionimet e blerjes së shtëpisë, sidomos për çiftet e reja, etj.

Ngritja e katër Zonave të Lira Ekonomike, ku investitorët e huaj do të kenë lehtësira fiskale dhe logjistike

Defiskalizimi i kompanive që hapin vende pune, sidomos në IT dhe inovacion, do të kenë përjashtime tatimore nga 3 deri në 5 vite.

“Programi Kombëtar për Kthimin e Emigrantëve”, me përjashtime fiskale deri në 5 vjet për emigrantët që kthehen dhe hapin biznes në Shqipëri.

Rritja e transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin e financave publike.

Ekofin Media
Ekofin Media
opozitës pd Plani ekonomik projekti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter