Sokol Bardhi do të jetë në krye të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), duke zëvendësuar në këtë post drejtoreshën e komanduar Elisabeta Furiku. Kjo u bë e ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
Kush është Drejtori i ri i QKB
Sokol Bardhi ka mbajtur rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Inovacionit dhe Teknologjisë në
Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku ka kontribuar në krijimin e politikave dhe
strategjive për inovacionin dhe koordinon portofolin e ri të institucionit.
Ka përfunduar me sukses studimet për Sistemet e Informacionit të Biznesit në
Universitetin e Lindjes së East London në Britaninë e Madhe, si dhe në Inxhinierinë e
Kompjuterëve në Politeknikumin e Tiranës.
Ka mbajtur pozicionin si Menaxher i Zhvillimit të Biznesit në kompaninë 4iG (One Albania),
ku ishte përgjegjës për zhvillimin e portofolit të shërbimeve IT dhe në herët, ndërsa ka shërbyer edhe si Këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Transportit Rrugor.
Gjatë karrierës së tij, ka qenë në pozicione të rëndësishme si CEO në Advansis sh.p.k. dhe
si Drejtor Teknik në kompaninë Lotto Manias sh.A, ku ka ndihmuar në krijimin dhe
menaxhimin e infrastrukturës teknologjike dhe ka kontribuar në zhvillimin e zgjidhjeve të
reja për klientët.
