Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Të huajt blenë 14.4 miliardë lekë borxh të qeverisë shqiptare në vitin 2024

17:49 - Shkurt 13, 2025 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Tregu i brendshëm i letrave me vlerë të qeverisë po përballet me një risi të pashënuar më parë; blerjen e borxhit të brendshëm të qeverisë nga jo rezidentët. Banka e Shqipërisë raportoi se bankat dhe fondet e huaja blenë mbi 145 milionë euro borxh të qeverisë shqiptare gjatë vitit të kaluar.

“Ndryshe nga vitet e mëparshme, gjatë vitit 2024 është vërejtur një pjesëmarrje aktive e jorezidentëve në tregun e titujve të qeverisë. Gjatë vitit 2024, jorezidentët blenë rreth 14.4 miliardë lekë tituj qeveritarë, duke përballuar rreth 29% të shtesës së huamarrjes së brendshme,” thuhet në raportin e Politikës Monetare për tremujorin e parë të këtij viti.

Deri më tani borxhi i brendshëm i qeverisë shqiptare ka qenë domain ekskluziv i aktorëve vendas. Kjo pasi të gjitha bonot e thesarit apo obligacionet afatgjata të emetuara nga qeveria për të marrë borxh në lekë janë blerë nga bankat, fondet apo individët vendas.

Hyrja për herë të parë e të huajve në ankandet e borxhit që qeveria shqiptare emeton në monedhën vendase tregon rritje të besimit tek ekonomia dhe monedha e lekut. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse ai i vitit të kaluar ishte vetëm një rast i izoluar apo do të jetë tendencë.

Hyrja e të huajve në tregun e brendshëm të borxhit bën më shumë presion për uljen e normave të interesit me të cilat qeveria merr borxh nga tregu vendas. Paralelisht ai është dhe një instrument për diversifikimin e mbajtësëve të borxhit sovran, i cili në pjesën dërrmuese të tij zotërohet nga bankat. /kapitali

Ekofin Media
Ekofin Media
borxhi qeveria të huajt titujt tregjet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter