Author: gazetar_1

Tregu i sigurimeve e ka nisur vitin 2025 me rritje, si në nivelin e primeve të shkruara bruto, ashtu edhe në nivelin e dëmeve të paguara, por edhe sa i përket kontratave të reja të nënshkruara. Referuar të dhënave të AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për Janar 2025 arritën rreth 1.97 miliardë lekë, ose 11.37% më shumë se në janar 2024. Gjatë Janarit 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 124,025 me një rritje prej 18.75% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet…

Read More

Reformimi i skemës së pensioneve që pritet të mbyllet brenda këtij viti, vetëm sa do të përforcojë themelet e skemës aktuale. Zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani sqaron në Report TV se do të ndryshojë mosha e daljes në pension, edhe pensioni social do të bazohet mbi kontribute, por nuk do të ndryshojë formula e indeksimit dhe e llogaritjes së pensionit. Deri kur skema të jetë gati bonuset nuk do të ndalojnë. Thembra e Akilit’ për qeverinë mbeten ‘pensionet’, ku 725 mijë qytetarë presin sa do të rritet pagesa mujore, pas rishikimit të skemës së miratuar një dekadë më parë. Mes…

Read More

Guvernatori Sejko priti në një takim z. Riccardo Ercoli, Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, njofton Banka e Shqipërisë. Lidhur me ekonominë shqiptare, Guvernatori u shpreh se, pavarësisht sfidave, ajo ka pasur një ecuri pozitive. Rritja ekonomike ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë shqiptare. Në të njëjtën kohë, parametrat kryesorë të shëndetit ekonomik dhe financiar të vendit – inflacioni, kreditë me probleme dhe bilancet e sektorit bankar – kanë ardhur në përmirësim. Në kuadër të mbikëqyrjes bankare, Guvernatori Sejko prezantoi për z. Ercoli ndryshimet rregullatore të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, për…

Read More

Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara së shpejti do të fillojnë shitjen e titujve të qëndrimit të përhershëm, të quajtur “Trump gold cards “, për gati pesë milionë dollarë, bazuar në modelin e kartonit jeshil. “Të pasurit do të vijnë në këtë vend duke blerë këtë kartë të veçantë. Ata do të jenë të pasur dhe do të jenë të suksesshëm dhe do të shpenzojnë shumë para dhe do të paguajnë shumë taksa dhe do të punësojnë shumë njerëz. Ne do të vendosim një çmim për këtë kartë prej rreth 5 milion dollarë dhe do t’ju japë…

Read More

Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se 10 tonë mandarina me pesticide të cilat autoritetet e Kroacisë i kthyen mbrapsht në Shqipëri pak muaj më parë janë hedhur në tregun shqiptar për konsumim. Arben Dyli, Elson Tafa dhe Elson Tahiraj janë persona e hetuar për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi detyres”. Sipas njoftimit të prokurorisë thuhet se fermeri Elton Tafa ka shitur te Arben Dyli(administrator i pikës së grumbullimit) një…

Read More

Ky vend i mrekullueshëm evropian është më afër dhe më i lirë se Tajlanda, por jo më pak i bukur, shkruan Vita Molyneux në të përditshmen britanike “Daily Express”. Nëse kërkoni bukurinë e Tajlandës, por me çmim të përballueshëm – dhe një fluturim më të shkurtër nga Britania e Madhe – ekziston një perlë e fshehur në Evropë, të cilën iu rekomandojmë ta vizitoni. “Shqipëria është një vend i bukur i vendosur në Evropën Juglindore, në Gadishullin Ballkanik”, tha Clare Tobin, CEO në kompaninë e udhëtimeve “Wild Frontiers”. “Vendet e saj fqinje përfshijnë Greqinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e…

Read More

Pas rritjes në ankandet e muajit janar, interesat e bonove të thesarit 12-mujore të titujve të Qeverisë, i janë kthyer tendencës rënëse, në ankandet e shkurtit. Referuar të dhënave të bëra publike nga Banka e Shqipërisë, në ankandin e fundit, yieldi mesatar i ponderuar zbriti në 2.77%, në rënie të mëtejshme nga 2.79% që ishte në ankandin e mëparshëm të zhvilluar në mes të këtij muaji. Rënia e interesat ka ndodhur edhe pse vlera e ofruar në këtë ankand ishte më e ulët sesa ajo që ishte shpallur fillimisht si kërkesë. Kështu, shuma e shpallur ishte 12.5 miliardë lekë, ndërkohë…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka goditur një skemë të korrupsionit në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), ku zyrtarë të lartë dyshohen për manipulim të tenderave publikë. Hetimet e SPAK kanë zbuluar shkelje ligjore në procedurat e prokurimeve të vitit 2022, me vlerë rreth 90 milionë lekë. Nga përgjimet dhe dokumentacioni i administruar, rezulton se tenderat janë zhvilluar me kritere të manipuluara në bashkëpunim me operatorë ekonomikë të paracaktuar. Në mëngjes u njoftua se ishin firmosur 24 masa sigurie ndaj anëtarëve të stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët akuzohen për përfshirjen në veprime korruptive të…

Read More

Miratimi i ligjit të ri për fondet e pensionit privat, i cili hyri në fuqi në 6 nëntor të vitit 2023, ka dhënë impakt të menjëhershëm në tregun e pensioneve private në vitin e tij të plotë të zbatimit. Referuar të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, asetet totale neto të fondeve të pensionit në fund të vitit 2024 arritën në 12.87 miliardë lekë, me një rritje të konsiderueshme prej 1.85 miliardë lekë, ose 16.84% më shumë sesa në fund të vitit 2023. Rritja e vlerës së aseteve u shoqërua gjithashtu edhe me hyrjen e anëtarëve të rinj në këto…

Read More

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot nevojën për shtimin e parkimeve nëntokësore si dhe goditjen e parkimit të dyfishtë në kryeqytet. Gjatë prezantimit të projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, Kryeministri u ndal te adresimi i problemit të parkimit të makinave në kryeqytet. “Me siguri ne do të duhet të mendojmë për më shumë akoma hapësira parkimi nëntokësore. Ka ende mundësi Tirana për të vazhduar në atë rrugë që është nisur me parkimet nëntokësore që ka sjellë një lehtësim të arsyeshëm por ende të mjaftueshëm për shkak se nevoja është ende e madhe”, tha Rama. Hapi tjetër, sipas kryeministrit,…

Read More