Tregu i sigurimeve e ka nisur vitin 2025 me rritje, si në nivelin e primeve të shkruara bruto, ashtu edhe në nivelin e dëmeve të paguara, por edhe sa i përket kontratave të reja të nënshkruara.
Referuar të dhënave të AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për Janar 2025 arritën rreth 1.97 miliardë lekë, ose 11.37% më shumë se në janar 2024. Gjatë Janarit 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 124,025 me një rritje prej 18.75% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.38% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.54% dhe risigurimi me 0.079% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.44% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.56% të totalit të tregut.
Gjatë Janarit 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 687 milionë lekë, ose 12.95% më shumë se në viti 2023.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për Janar 2025 kapën vlerën 515 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 24.74% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë Janarit 2025 arritën rreth 1,197 milionë lekë, ose 14.58% më shumë se në Janarin 2024.
Produkti MTPL e brendshme, në Janar 2025, pati një rritje prej 15.07 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.80% krahasuar me Janar 2024.
Produkti Karton Jeshil në Janar 2025 pati një rritje prej 12.75% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 23.47% krahasuar me Janar 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në Janar 2025, pati një rritje 5.05% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me Janar 2024. Edhe numri i kontratave u rrit me 8.88%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë janarit 2025 arritën rreth 779 milionë lekë, 6.78% më shume se Janar 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 32.92% krahasuar me Janar 2024.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë Janarit 2025, patën një rritje me 5.38% kundrejt Janarit 2024.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë Janarit 2025 siguruan mbi 297 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 59.60%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 26.37% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë Janarit 2025, vihet re një ulje prej 8.25% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 16.20% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me Janarit 2024.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë Janarit 2025, arritën në rreth 156 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 1.00% në krahasim me Janarit 2024.
