Author: gazetar_1

Viti 2024 rezulton të ketë qënë një vit jo i mirë për Shqipërinë, sa i përket të dhënave kryesore për energjinë. Referuar shifrave të publikuara nga INSTAT, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, në vitin 2024, arriti vlerën 7.837 GWh nga 8.796 GWh energji të prodhuar në vitin 2023, duke shënuar një rënie të prodhimit me 10,9 %. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 52,1 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 41,4 % dhe nga të tjerë prodhues në masën 6,5 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike. Ndërkohë që prodhimi vendas shënoi rënie,…

Read More

Shqipëria do të marrë borxh 118.5 milionë dollarë te Fondi i Abu Dhabit për projektin e monitorimit m kamera inteligjente “Smart City”, që do të implementohet sërish nga një kompani arabe, Presight, në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar që në prill të vitit të kaluar nga Ministri i Brendshëm i asaj periudhe, Taulant Balla. Kredia do të ketë një interes prej 4% dhe do të nisë të shlyhet nga viti 2028. Në përshkrimin e projektit, të cilin e disponon EKOFIN.al, theksohet se ai synon të forcojë infrastrukturën teknike të Shqipërisë, për të siguruar një mjedis të sigurt duke…

Read More

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për media nga Panairi i Turizmit në Berlin, ka njoftuar se në skajin jugor të Shqipërisë do të hapet një aeroport i ri. Rama tha se do të jetë përballë Korfuzit dhe se do të shërbejë vetëm gjatë sezonit veror. “Kemi edhe një aeroport në Veri dhe po planifikojmë një të katërt në skajin më jugor, praktikisht përballë Korfuzit. Ka mbingopje të aeroportit të Korfuzit dhe kemi parë nevojën për një aeroport të vogël sezonal”, tha kreu i qeverisë. Rama: Së pari shumë shpejt do të çelim një aeroport të ri që do të…

Read More

Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për vitet 2022-2024 llogariten në vlerë rreth 7,3 mln euro. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë një katalog me pasuritë e konfiskuara në 16 qytetet e Shqipërisë. Ky katalog përmban një listë të detajuar të pasurive të konfiskuara me vendim gjykate të formës së prerë, duke përfshirë informacion të plotë mbi llojin, vendndodhjen dhe statusin aktual të tyre. Pasuritë e konfiskuara bazuar në vendimet e Gjykatës së Posaçme të…

Read More

Fillon sot Panairi i Turizmit ITB Berlin 2025, aty ku Shqipëria ka një vend nderi. Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëri është përgatitur të lërë një mbresë të veçantë me ofertën tonë dhe prezantimin. Ai vuri në dukje se Shqipëria prej tre vitesh rradhazi renditet në krye të vendeve me rritjen më të madhe të turizmit. “Ndërkohë që për të tretin vit radhazi aeroporti i Tiranës e ka kaluar atë të Beogradit për numër pasagjerësh, duke arritur vjet shifrën rekord të 11 milionë pasagjerëve. Shifra e 12 milionë turistëve nga një hartë e larmishme, ku figurojnë për herë të parë edhe…

Read More

Shtëpia e Bardhë, pas përplasjes së dy Presidentëve, Trump-Zelensky, ka njoftuar se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën. Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt deklaroi se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën, sepse prioriteti i tyre janë negociatat e paqes. “Ne nuk do të shkruajmë më vetëm çeqe bosh për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme. Ishte fantastike që kamerat po xhironin, sepse populli amerikan dhe e gjithë bota panë se me çfarë po merren presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të…

Read More

Nëse ka një ushqim që bashkon njerëzit në mbarë globin, ato janë makaronat. Midis të gjitha llojeve të ndryshme të tyre ku mund të numuerohen më shumë se 350 lloje makaronash. Megjithatë sipas shumë të dhënash nga intervista, restorante, artikuj dhe pyetësorë vetëm një prej tyre mbetet më i preferuari i konsumatorëve në të gjithë botën. Ky lloj është pikërisht spageti që sipas ekspertëve të kuzhinës mbetet padyshim më i preferuari. Por çfarë e bën këtë lloj kaq të veçantë dhe të pëlqyer në çdo cep të botës? Le të eksplorojmë arsyet pse spageti është më i konsumuar se çdo…

Read More

Jo vetëm shifra rekord dhe rritje mbresëlënëse e numrit të pasagjerëve, por edhe investimeve konkrete që lehtësojnë jetën e qytetarëve. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë realitet më në fund atë që shumë pasagjerë pyesnin pse nuk bëhet edhe në Shqipëri, kur është e zbatueshme në shumë aeroporte ndërkombëtare, kartën elektronike të imbarkimit, ose biletën elektronike. Duke nisur nga kjo fundjavë, pra nga dita e nesërme, më 1 mars, pasagjerët që kanë një kartë imbarkimi elektronike në telefonin e tyre mund të udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt vendeve Schengen, pa pasur nevojë për ta printuar atë. TIA informon…

Read More

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot nënshkrimin e marrëveshjes mes “TEDA Tiranë”, Zona e Lirë Ekonomike e Bashkisë së Tiranës, dhe kompanisë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, në krijimin e bazës më të madhe të të dhënave dixhitale të rajonit, që do të ofrojë një platformë shumë tërheqëse për kompani të mëdha në fushën e teknologjisë dixhitale. Në ceremoninë e organizuar me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Rama e cilësoi këtë si “një investim të rëndësishëm për teknologjinë digjitale”. Kryeministri theksoi se “TEDA Tiranë” është një projekt strategjik për të nxitur investimet në teknologji dhe industri, duke ofruar lehtësi për investitorët në…

Read More

Viti 2024 ka shënuar një bum të mëtejshëm të ndërtimit, lejeve dhe sipërfaqëve, tashmë kjo edhe e certifikuar me statistikat zyrtare të publikuara nga INSTAT. Ashtu si edhe vitet e tjera, Tirana mbetet në krye të listës si për numër lejesh, ashtu edhe për sipërfaqe ndërtimi, me një rritje të fortë, krahasuar me vitin 2023. Gjatë vitit 2024, janë miratuar gjithsej 1.336 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1.602 leje ndërtimi të miratuara në vitin 2023, duke shënuar një rënie prej 16,6 %. Nga këto leje, 494, ose 37% e lejeve në rang vendi janë akorduar në Tiranë. Gjatë…

Read More