Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Referencat, rriten çmimet në Durrës, apartamentet në plazh do shiten 2 mijë euro

10:56 - Shkurt 22, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

“Afër detit, afër mbretit”. Kjo shprehje pritet të bëhet realitet së shpejti, me një rritje të ndjeshme të çmimit të pronave në bregdet. Vlera e apartamenteve në Durrës pritet të rritet me mesatarisht 62% pas miratimit të referencave të reja për bashkitë, të paralajmëruara për t’u bërë publike në pranverën e këtij viti.

“Çmimet e referencës ne kemi parë që kanë sjellë gjithmonë rritje. Çmimi i referencës është shumë abuziv. Vërtet në një zonë mund të ketë çmime sa është referenca por një pjesë e madhe e pronave janë nën çmimin e referencës”, pohon eksperti i tregut imobiliare Ervin Demirxhiu.

Propozimi që po shqyrton Ministria e Financave siç Report Tv mëson ekskluzivisht, është që Durrësi të ndahet në 13 zona, ku çmimi i referencës për metër katror ndryshon nga njëra tek tjetra, ndryshe nga sa ndodh aktualisht ku i gjithë qyteti bregdetar ka vetëm dy referenca 472 euro dhe 675 euro.

Me referencat e reja një metër katror në zonën më të frekuentuar të bregdetit të Durrësit që është ‘Zona 13’ e njohur si lagjja e plazhit, një metër katror pritet të kushtojë 2000 euro me rritje 323% në raport me referencën aktuale prej 472 euro/metri.

“Mund të jetë real për 5% të atyre të pronave që janë në vijën e parë dhe që janë ndërtimet e reja. Zona e plazhit ka tridhjetë vite e ndërtuar”, pohon Demirxhiu.

Ndërsa në zonat afër qendrës së qytetit çmimi referencë për metër katror do jetë afro 1000-1400 euro, nga 472 euro/metri që është aktualisht. Kurse periferia e Durrësit do të ketë çmime afërsisht sa referencat e sotme.

Për përcaktimin e referencave të reja grupi i punës ka marrë në konsideratë shit-blerjet e deklaruara 2022-2023 në këtë qytet, si dhe është bazuar afërsia e me zonën qendrore të qytetit, afërsia me polet strategjike apo zonën historike të qytetit, si dhe afërsia me zonën bregdetare.

Referencat e reja që aktualisht nuk janë bërë publike pritet të prekin jo vetëm bashkitë e shtrira përgjatë bregdetit por edhe qytete të tjera që kanë marrë hov zhvillimi vitet e fundit.

Mungesa e referencave të pronave për të gjitha bashkitë e vendit u bë shkak edhe për shtyrjen e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme të paralajmëruar për të ndodhur gjatë vitit 2024 e deri në verën e këtij viti. Referencat e reja janë miratuar në vitin 2023 vetëm për Tiranën, e cila është e ndarë në 32 zona ku çmimi çmimet u rritën deri në 70% në pika të ndryshme të kryeqytetit.

*Shënim: Referenca përcakton tavanin nën të cilin nuk mund të shitet një pronë, ndërsa mbi këtë vlerë nuk ka kufizim. /shqiptarja.com

ÇMIMI REFERENCË ZONA 13, DURRËS

Referenca e vjetër       472 euro/metri

Referenca e re           2,000 euro/metri

Diferenca               +1,528 euro/metri

ÇMIMI REFERENCË QENDRA E DURRËSIT

Referenca e vjetër        472 euro/metri

Referenca e re        1000-1400 euro/metri

Diferenca                +528-928 euro/metri

Ekofin Media
Ekofin Media
Apartamentet durrës plazh pronat shiten
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter