Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka ulur normat e interesit në të gjithë Eurozonën për herë të dytë këtë vit për të forcuar aktivitetin ekonomik.
Kjo, ndërsa Evropa po përgatitet që Donald Trump të vendosë tarifa për eksportet e BE-së në SHBA.
Përcaktuesi i normës me bazë në Frankfurt uli normën e saj standarde të depozitave me një çerek pikë përqindjeje në 2.5 për qind, në përputhje me pritshmëritë e ekonomistëve.
Trump po përgatitet të vendosë tarifa 25 për qind për të gjitha mallrat e importuara nga BE-ja, në përputhje me veprimet e ngjashme të ndërmarra kundër Kanadasë dhe Meksikës.
“Procesi i dezinflacionit është në rrugën e duhur”, deklaroi BQE-ja ndërsa shpalli vendimin e saj. “Inflacioni ka vazhduar të zhvillohet gjerësisht siç pritej nga stafi dhe parashikimet e fundit përputhen ngushtë me perspektivën e mëparshme të inflacionit”.
Presionet e çmimeve u lehtësuan në shkurt, pasi inflacioni ra në 2.4 për qind nga 2.5 për qind në janar, sipas një vlerësimi të shpejtë nga Eurostat, dhe inflacioni i shërbimeve ra në 3.7 për qind – nën 3.9 për qind për herë të parë që nga prilli 2024.
