Author: gazetar_1

Nivelet e zhurmës janë problematike në disa zona me trafik të lartë dhe aktivitet ekonomik intensiv, teksa zonat më të ndikuara përfshijnë “Pazarin e Ri”, “Sheshin Italia” dhe “Rrugën e Kavajës”, ku nivelet e decibelëve shpesh tejkalojnë kufijtë e rekomanduar për një mjedis të shëndetshëm”. Kjo është një prej gjetjeve në Raportin Vjetor “Cilësia e ajrit dhe ndotja akustike”, i hartuar nga organizata Co-PLAN, me fonde të qeverisë suedeze.    Për të kryer monitorimit u përzgjedhën 13 stacione, në unazën e vogël të Tiranës, teksa matjet u kryen gjatë periudhës gusht-dhjetor 2024, duke mbuluar tre sezone të ndryshme: verën, vjeshtën…

Read More

Qeveria ka miratuar fondin e programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2025. Ndryshe nga viti i kaluar, për 2025-ën janë shtuar përfituesit, por fondi në dispozicion është më i vogël. Për pasojë, aplikimet e shtuara përgjysmojnë shumën që do të përfitojë mesatarisht një fermer. Me 44 milionë euro në dispozicion, 8 milionë më pak se një vit më parë, sipas ekspertëve është një arsye e fortë se përse është e pamundur të nxitet zhvillimi i mëtejshëm bujqësor dhe blegtoral. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 6, të ligjit nr.9817, datë 22.10.2007, ‘Për…

Read More

Në kuadër të fazës përfundimtare të punimeve të ndërtimit të rrugës sheshi “Shqiponja”-Lumi i Tiranës, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, në datat 08-09.03.2025 është planifikuar të realizohet shtresa e asfaltobetonit në aksin kryesor të këtij segmenti, konkretisht nga ish-sheshi “Shqiponja” deri tek ura e Lumit të Tiranës. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se gjatë orëve të natës, nga ora 20:00 – 06:00 është i nevojshëm bllokimi i këtij aksi. ARRSH po ashtu informon se trafiku do të devijojë. Në datën 8 mars, ora 20:00-06:00 do të kryhen punimet në krahun e djathtë të aksit kryesor dhe…

Read More

Ekofin.al ka siguruar dokumentin e plotë të projektit të ujësjellësit të Tragjasit, ku përfshihet edhe studimi i realizuar nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar. Sipas dokumentit, që është një praktikë e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, prurja maksimale e burimit, sipas vlerësimeve të ekspertëve është 3300 litra/sekondë, ndërsa prurja minimale gjatë periudhës më të thatë të vitit është matur të jetë 700 litra/sekondë. Ndërkohë, nga matjet e realizuara në burim, vihet re nga burimi i ujit nga viti 2018 në vitin 2022 eshtë rritur, nga 740 litra në sekondë në vitin 2018, në 870 litra në sekondë në vitin 2022. Kjo dëshmon se…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e Jusel Mici dhe Mendim Domi, dy organizatorëve të grupit kriminal të “Call Center” që u vodhi miliona euro evropianëve. Sipas SPAK, pasuritë e sekuestruara rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme, të cilat prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë së kriminale të personave të akuzuar dhe të personave të lidhur me ta. Sipas SPAK, pasuritë e sekuestruara rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme, të cilat prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë së kriminale të personave të akuzuar dhe të personave të lidhur me ta. Mes pasurive të sekuestruara janë 5 apartamente, 2 vila, garazhe,…

Read More

Qeveria miratoi ditën e djeshme kriteret e reja për skemat e mbështetjes për fermerët dhe blegtorët. Tani, pritet që AZHBR të hapë thirrjet për aplikime për subvencionet, pjesë e skemave kombëtare. Për herë të parë, nisur edhe nga kriza që po përjeton sidomos vitit e fundit, blegtoria, Qeveria ka vendosur të mbështesë fermat e viçave. Kështu do të jepet pagesë direkte për gjedhët, në vlerën deri në 10 mijë lekë/krerë lopë/mëshqerrë dhe deri në 5 mijë lekë/krerë viça për fermer/aplikant, por me kushtit që të ketë të paktën 10 krerë gjedhe. 1 200 lekë/krerë për të imtat, për aplikantët  me…

Read More

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka njoftuar se shumica e mallrave të importuara nga Meksika dhe disa nga Kanadaja do të përjashtohen nga regjimi i tarifave tregtare për të paktën katër javë. Ky vendim erdhi vetëm disa ditë pas vendosjes së tarifave, raporton Sky News. “Ne po punojmë shumë, së bashku, në kufi, si për të ndaluar hyrjen e të huajve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara dhe, po ashtu, për të ndaluar Fentanyl,” postoi presidenti në Truth Social. Fillimisht Presidenti amerikan shtyu tarifat për Meksikën, më pas edhe per Kanadanë. “Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë dhe ne…

Read More

SPAK.al ka vendosur si prioritet këtë periudhë hetimet ndaj krimeve zgjedhore. Duke publikuar në ikonën që tërheq vëmendjen “Denonco krimin zgjedhor”, SPAK i kushton shpjegime të qarta se si kryhet kallëzimi online dhe së bashku me ftesën drejtuar qytetarëve, ndodhen edhe udhëzimet konkrete. Ky hap i SPAK që e sheh qytetarin dhe OJF-të si bashkëpunëtorë, hidhet dy muaj larg 11 majit, dita kur në Shqipëri mbahen votimet parlamentare. Pasi klikon “Denonco krimin zgjedhor”, se pari duhen shkruar emri dhe mbiemri, numri i telefonit dhe qendra e banimit. Detyrimi për të ekspozuar të dhënat personale të denoncuesit mund të stepë qytetarët,…

Read More

Të investosh për blerjen e një shtëpie është një hap i rëndësishëm dhe shpesh herë kërkon mbështetje financiare nga bankat. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për banesa ka njohur një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2024, me një shtim prej 13% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo tregon se gjithnjë e më shumë qytetarë po i drejtohen bankave për të siguruar një financim të përshtatshëm për blerjen e një shtëpie. Në këtë kuadër, OTP Bank Albania, si një nga bankat kryesore për financimin e kredive të banesave, sjell një ofertë të re dhe ekskluzive që i…

Read More

Qeveria ka miratuar sot 10 zonat kadastrale, ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, në një dalje për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, sqaroi se zonat janë përzgjedhur në bazë të studimeve të mirëfillta dhe se në listë nuk përfshihen zonat me bujqësi të zhvilluar, siç është zona e Myzeqesë dhe ajo e Korçës. Denaj theksoi se “Aktualisht janë 10 zona kadastrale të cilat janë përcaktuar në bazë të një studimi dhe këto 10 zona janë të mirëpërcaktuara. Janë në të gjithë Shqipërinë, ku cilësia e tokës është e përshtatshme,…

Read More