Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Rreth 73% e të papunëve në Shqipëri kërkojnë punë prej më shumë se një viti

06:03 - Korrik 10, 2026

Filtra antikrim për tenderat, licencat dhe subvencionet; kompanitë do të kontrollohen para vendimeve publike

06:00 - Korrik 10, 2026

47.3% e të punësuarve në Shqipëri marrin një pagë bruto deri në 60 mijë lekë

05:58 - Korrik 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

OTP Bank Albania, kredi për shtëpi me normë fikse për 15 vite!

09:19 - Mars 7, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Të investosh për blerjen e një shtëpie është një hap i rëndësishëm dhe shpesh herë kërkon mbështetje financiare nga bankat. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për banesa ka njohur një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2024, me një shtim prej 13% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo tregon se gjithnjë e më shumë qytetarë po i drejtohen bankave për të siguruar një financim të përshtatshëm për blerjen e një shtëpie. Në këtë kuadër, OTP Bank Albania, si një nga bankat kryesore për financimin e kredive të banesave, sjell një ofertë të re dhe ekskluzive që i vjen në ndihmë të gjithë atyre që dëshirojnë të bëhen pronarë të një shtëpie me kushte të favorshme.

Kredia për shtëpi nga OTP Bank Albania ofron mundësinë e financimit deri në shumën 300,000 euro, me një afat maksimal shlyerjeje prej 30 vjetësh dhe me një normë interesi prej vetëm 4% në euro, e cila qëndron fikse, e pandryshuar, për një periudhë 15-vjeçare. Kjo e bën OTP Bank Albania të vetmen bankë në Shqipëri që ofron një normë interesi fikse për një periudhë kaq të gjatë, duke u dhënë kështu klientëve siguri dhe qetësi financiare, pavarësisht ndryshimit të normave të interesit në tregjet ndërkombëtare, si edhe ato vendase. Përveç kësaj, një tjetër avantazh i kësaj oferte është edhe komisioni zero për disbursimin e kredisë, një lehtësi e madhe për të gjithë ata që vendosin të transferojnë kredinë e tyre në OTP Bank Albania.

Në varësi të nevojave të klientëve, banka ofron edhe alternativa të tjera, si norma interesi fikse për 3 vjet në Lek ose Euro, si dhe normë interesi prej 2.9% për vitin e parë të kredisë në Lek ose Euro, duke i dhënë fleksibilitet atyre që janë në kërkim të një zgjidhjeje financiare të përshtatshme. Në një treg që po bëhet gjithnjë e më dinamik, me kërkesë të lartë për financim dhe mundësi të reja investimi, një ofertë e tillë sjell përfitime konkrete për qytetarët që kërkojnë stabilitet në pagesat e tyre mujore dhe planifikim të sigurt për të ardhmen.

OTP Bank Albania është pjesë e Grupit OTP me qendër në Budapest, një ndër grupet bankare më të fuqishme në Evropën Qendrore dhe Lindore, dhe ka ndërtuar një reputacion të fortë për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve bankare cilësore me çmime të përballueshme. Së fundmi, banka është vlerësuar nga revista prestigjioze The Banker si “Banka më e mirë e vitit 2024”, një tjetër dëshmi e angazhimit të saj për të ofruar shërbime të standardeve më të larta. Për të gjithë ata që janë në kërkim të një kredie për shtëpi me kushte të qëndrueshme dhe norma interesi të favorshme, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të bërë realitet ëndrrën e një shtëpie të re.

Ekofin Media
Ekofin Media
euro kredi Normë fikse oferta otp bank albania shtëpi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Rreth 73% e të papunëve në Shqipëri kërkojnë punë prej më shumë se një viti

06:03 - Korrik 10, 2026

Filtra antikrim për tenderat, licencat dhe subvencionet; kompanitë do të kontrollohen para vendimeve publike

06:00 - Korrik 10, 2026

47.3% e të punësuarve në Shqipëri marrin një pagë bruto deri në 60 mijë lekë

05:58 - Korrik 10, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Rreth 73% e të papunëve në Shqipëri kërkojnë punë prej më shumë se një viti

gazetar_206:03 - Korrik 10, 20260

Papunësia zyrtare në Shqipëri shënoi një ulje të lehtë gjatë vitit 2025, por të dhënat…

Filtra antikrim për tenderat, licencat dhe subvencionet; kompanitë do të kontrollohen para vendimeve publike

06:00 - Korrik 10, 2026

47.3% e të punësuarve në Shqipëri marrin një pagë bruto deri në 60 mijë lekë

05:58 - Korrik 10, 2026

Koncerti i Kanye West, oraret dhe rrugët që bllokohen

18:18 - Korrik 9, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:03 - Korrik 10, 2026

Rreth 73% e të papunëve në Shqipëri kërkojnë punë prej më shumë se një viti

06:00 - Korrik 10, 2026

Filtra antikrim për tenderat, licencat dhe subvencionet; kompanitë do të kontrollohen para vendimeve publike

05:58 - Korrik 10, 2026

47.3% e të punësuarve në Shqipëri marrin një pagë bruto deri në 60 mijë lekë

Rreth 73% e të papunëve në Shqipëri kërkojnë punë prej më shumë se një viti

06:03 - Korrik 10, 2026

Filtra antikrim për tenderat, licencat dhe subvencionet; kompanitë do të kontrollohen para vendimeve publike

06:00 - Korrik 10, 2026

47.3% e të punësuarve në Shqipëri marrin një pagë bruto deri në 60 mijë lekë

05:58 - Korrik 10, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter