Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kultivimi i kanabisit mjekësor, 10 zonat kadastrale ku do të mbillen bimët e lëndëve narkotike

15:41 - Mars 6, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria ka miratuar sot 10 zonat kadastrale, ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, në një dalje për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, sqaroi se zonat janë përzgjedhur në bazë të studimeve të mirëfillta dhe se në listë nuk përfshihen zonat me bujqësi të zhvilluar, siç është zona e Myzeqesë dhe ajo e Korçës.

Denaj theksoi se “Aktualisht janë 10 zona kadastrale të cilat janë përcaktuar në bazë të një studimi dhe këto 10 zona janë të mirëpërcaktuara. Janë në të gjithë Shqipërinë, ku cilësia e tokës është e përshtatshme, janë të përjashtuara zonat me intensitet të lartë bujqësor, siç janë Myzeqeja dhe Korça.”

Më herët, Qeveria kishte miratuar edhe standardet për zonat dhe parcelat e tokës, në të cilat do të lejohet kultivimi i bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale.

Standardet për kultimin e cannabis-it për qëllime mjekësore përfshijnë që zonat e kultivimit nuk duhet të jenë brenda kufirit të zonave të mbrojtura e të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të pyjeve, kullotave dhe livadheve, zonave ushtarake dhe atyre që janë të të përcaktuara si sistem urban në dokumentet e planifikimit vendor të territorit.

Largësia e këtyre parceleva duhet të jetë të paktën 3 (tre) km, në rrugë ajrore nga parqet e bletëve, të miratuara sipas legjislacionit për bletarinë, si dhe nga zonat ushtarake.

Gjithashtu përqendrimi i metaleve të rënda aty ku kultivohet cannabis-i për qëllime mjekësore, nuk duhet të kalojë vlerat maksimale, të përcaktuara me vendim, si dhe toka duhet të jetë sipas praktikave më të mira bujqësore e të grumbullimit të Agjencisë Evropiane të Barnave dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe në standardet e parashikuara nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO).

Të njëjta standarde do të zbatohet edhe për cannabis-in për qëllime industriale, por në rastet kur, për ushtrimin e aktivitetit parashikohet kryerja e ndërhyrjeve ndërtimore në parcelën e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, ndërtimi kryhet sipas përcaktimeve të legjislacionit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

Vendimi parashikon se si në rastet e kultivimit të cannabis-it për qëllime mjekësore apo industriale, ajo duhet të jetë e pajisur me aktin e fitimit të pronësisë. Këto parashikime nuk aplikohen kur kultivimi kryhet në ambiente të mbyllura. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
anila denaj kanabisi mjekesor Ministrja e Bujqësisë shqipëri zonat kadastrale
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter