Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Cilët janë partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë? Kina forcon më tej pozitat

    Mars 17, 2025 Ekonomi
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Rritja e eksporteve të energjisë nga Shqipëria drejt Kosovës për muajt e parë të vitit 2025, e ka ngjitur Kosovën në krye të listës sa i përket eksporteve. Kështu, sipas shifrave të publikuara nga INSTAT, në shkurt 2025, eksportet në drejtim të Kosovës u rritën me 63,7%, ndjeshëm shumë më tepër sesa partnerët e tjerë tregtarë të Shqipërisë. Kështu, eksportet me Greqinë u rritën me 10,2%, ndërsa me Gjermaninë 7,5%. Ndërsa me vendet e tjera, eksportet shënuan rënie të ndjeshme, duke nisur me Italinë, (-14,1%), apo Maqedoninë e Veriut (-22,6 %).

    Edhe sa i përket dy-mujorit, rritja e eksporteve në drejtim të Kosovës është e ndjeshme, me 76,8%, ndjekur nga Greqia me 6,3% dhe Gjermania me 3%. Ndërsa në anën tjetër, rënia e eksporteve në drejtim të Italisë për dy-mujorin ishte 15,9%, duke reflektuar edhe një rënie të mëtejshme të porosive të fasonëve ndaj këtij shteti. Eksportet shënuan rënie në dy-mujor edhe në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me 11%.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Ndërkohë, për muajin shkurt, Shqipëria shënoi një rritje të konsiderueshme të importeve nga Kina (16,6 %), Greqia (10 %) dhe Spanja (46,3 %), si edhe rënie të tyre nga Italia (2,5%), Turqia (41,2%) dhe Gjermania. Për dy-mujorin, rritja e importeve nga Kina ishte edhe më e fortë, me 31,1%, ndjekur nga Greqia 6,3% dhe Italia 1,2%. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe në dy-mujor janë SHBA (37,1%), Turqia (30,4%) dhe Gjermania (7,8%).

    Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58,9% të gjithë tregtisë. Në Shkurt 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,4 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,1 %), Greqia (8,3 %), Turqia (8,0 %), Kina (7,5 %). Shkëmbimet tregtare, për dymujorin e parë 2025, me vendet e BE-së zënë 58,0% të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Shkurt 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,8 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,1%), Kina (8,6 %), dhe Greqia (8 %). /ekofin.al

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    eksportet greqia importet italia kina kosova partnerët tregtarë shqipëria
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    gazetar_1Maj 22, 20250

    Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht të gjitha detyrimet ligjore dhe rregullatore sa i përket Fondit…

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Maj 22, 2025

    Drona, pajisje inteligjente dhe radarë, Rrugorja “ bën namin”, 6 mijë gjoba në 72 orë

    Maj 22, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Të Fundit

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter