Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ekskluzive/ Krijohet shoqëria shqiptaro-arabe që do të prodhojë dhe shpërndajë pullat fiskale

10:45 - Mars 18, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Krijohet shoqëria shqiptaro-arabe që do të merret me prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale. Ekofin.al mëson ekskluzivisht se javën e kaluar është krijuar dhe regjistruar në QKB, ALBTrace Co, shoqëria me kapital të përbashkët, ku 51% e aksioneve (shumica e aksioneve) zotërohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë dhe 49% e aksioneve nga shoqëria e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, O&S Security and Solutions LLP.

Një nga faktet interesante është se vetë shoqëria arabe, zotërohet në masën 40% nga SICPA Middle East Investments Holding LTD, shoqëri kjo e krijuar nga ish-koncesionari i pullave fiskale që ka operuar deri në vitin e kaluar në Shqipëri, si edhe pjesa tjetër prej 60% nga Oumulat Security Printing LLC, filial i Bankës Qendrore të Arabisë Saudite. Në këtë mënyrë, kompania SICPA, e cila ishte deri në fund të vitit 2024, për 12 vite koncesionari i pullave fiskale në Shqipëri dhe që nuk iu rinovua kontrata koncesionare, rikthehet sërish, këtë herë si ortake në sipërmarrjen e prodhimit dhe shpërndarjes së pullave fiskale.

Përfshirja e kësaj kompanie konfirmohet nga të gjitha dokumentat e dorëzuara në QKB, të cilat i disponon ekofin.al, madje edhe selia e shoqërisë së re të krijuar, është në të njëjtën adresë me selinë ku ka operuar prej vitesh koncesionari, në km 5, në autostradën Tiranë-Durrës, rruga “Gryka e Kaçanikut”.

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite përmes krijimit të një ndërmarrjeje të përbashkët për prodhimin e letrave me vlerë, përfshirë këtu edhe pullat fiskale, u vulos në janar të këtij viti, ku edhe u nënshkrua në Abu Dhabi marrëveshja mes Ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe Guvernatorit të Bankës Qendrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, Khaled Mohammed Balama.

Në ndryshimet e ligjit për akcizat, të votuara në Kuvend në korrik 2024, theksohej ndër të tjera se “Pulla fiskale është dokument me vlerë dhe është monopol shtetëror. Këshilli i Ministrave me vendim përcakton elementet e sigurisë së pullave fiskale, si dhe personin e autorizuar juridik publik për prodhimin, shpërndarjen, si dhe ngritjen e sistemit për gjurmimin dhe kontrollin e tyre.” Qeveria përcaktoi ndërkohë përmes një VKM-je se nga data 1 janar 2025 e nё vijim, autorizohej shoqëria “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë” sh.a., pёr prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale, sipas kuptimit në ligjin për akcizat në Republikën e Shqipërisë, kundrejt pagesës.

Por ky vendim do të ndryshonte në shkurt 2025, duke i shtuar togfjalëshin “vetë ose nëpërmjet një shoqërie të krijuar prej saj, …”, pikërisht për t’i hapur rrugë krijimit të shoqërisë së re në bashkëpunim mes SHLV dhe arabëve.

Në anën tjetër, shoqëria ALBTrace Co me pjesëmarrje shtetërore 51% të aksioneve dhe 49% pjesëmarrje private, ngjall shumë diskutime dhe interpretime nëse mund të konsiderohet një “person juridik publik”, siç është përcaktimi në ligjin për akcizat. Në ligjin për shoqëritë tregtare, “Shoqëria shtetërore është një shoqëri tregtare, e cila zhvillon veprimtari tregtare, me interes të përgjithshëm ekonomik, aksionet e së cilës zotërohen drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë nga pushteti qendror, pushteti vendor apo nga shoqëri, ku këto pushtete veprojnë si mëmë, sipas përkufizimit të nenit 207 të këtij ligji.” Aksionet e së cilës, pra duhet të jenë të gjitha aksionet apo një pjesë e tyre, që të konsiderohet një shoqëri shtetërore? Si rregull duhet të jenë të gjitha, por… në këtë rast nuk janë.

Në ndryshimet ligjore për akcizën, të ndërmarra në korrik, u vendos gjithashtu se tarifat për prodhimin e pullave fiskale do të përcaktoheshin me vendim të Këshillit të Ministrave dhe nuk do të ishin më ndër më të shtrenjta në rajon, aq sa kanë paguar deri tani bizneset. Ende nuk ka një VKM për çmimet e reja të pullave fiskale, ndërkohë që tani bizneset, të cilët të fillim të muajit mars ngritën edhe publikisht shqetësimin për mungesën e pullave fiskale dhe mundësinë e lulëzimit të kontrabandës, mund të nisin porositë për pullat e reja fiskale te ndërmarrja e sapokrijuar shqiptaro-arabe.

Në objektin e veprimtarisë, shoqëria e re ALBTrace Co do të krijojë dhe zbatojë një platformë kombëtare sovrane, ku përfshihet prodhimi, shpërndarja e pullave tatimore fiskale dhe ose shënues molekularë të siguruar për çdo mall/produkt/shërbim të industrisë që i nënshtrohet një kërkese të tillë me ligj. Përmes kësaj të fundit, është lënë e lirë mundësia që kjo kompani të merret gjithashtu edhe me markimin e karburanteve, një tjetër koncesion i ndërprerë.

Po ashtu përmes pikës tjetër të objektit të veprimtarisë ku theksohet se “çdo aktivitet/shërbim/produkt që konsiderohet i nevojshëm dhe i aftë për gjurmim, mbikëqyrje, identifikim nga natyra ose ligji dhe që mund të jetë pjesë e zgjidhjeve të integruara si më sipër” lihet e hapur mundësia që përmes marrëveshjeve të posaçme dhe në zbatim të ligjeve të tjera të fushës, shoqëria të prodhojë dhe shpërndajë edhe pulla të tjera, siç mund të jenë ato të barnave, të kanabisit mjekësor, etj. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
albtrace arabët koncesionari pullat fiskale shlv shoqëria sicpa
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
View 1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: ALBTrace e pullave fiskale do të merret edhe me shënjimin dhe gjurmimin e kanabisit mjekësor - Ekofin

Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter