Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Java e Parasë, Sejko: 100 milionë euro kursime nga sistemi i pagesave në Euro

14:08 - Mars 17, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Sistemi i pagesave në euro (AIPS Euro) u ka kursyer qytetarëve rreth 100 milionë euro, ndërkohë që promovimi i pagesave elektronike redukton përdorimin e cash-it dhe rrit formalizimin e ekonomisë. Kështu u shpreh sot Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në aktivitetin hapës të “Java Globale e Parasë 2025”.

Guvernatori bëri të ditur se, së fundi, ka nisur projekti për krijimin e pagesave të shpejta në bashkëpunim me Bankën e Italisë dhe bankat qendrore të Ballkanit Perëndimor.

“Ne do prezantojmë një mënyrë të thjeshtë të kryerjes së pagesave nga celulari. Përtej inovacionit që do të promovojë ky sistem, ai pritet të ketë një impakt të konsiderueshëm si në kursimet e gjeneruara ashtu edhe në përfshirjen dhe familjarizimin e publikut me shërbimet inovative financiare”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Sejko u ndal edhe në edukimin financiar të qytetarëve.

“Historia na tregon raste të shumta kur mungesa e informacionit të saktë dhe mashtrimet financiare kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme për qytetarët. Po ashtu, në një kohë kur informacioni qarkullon me shpejtësi dhe ndikimi i mediave sociale është i madh, është e lehtë të biesh pre e këshillave të paverifikuara financiare. Investimet dhe vendimet financiare duhen bazuar në analiza të mirëfillta dhe burime të besueshme, për të shmangur humbjet dhe pasojat e rënda ekonomike”, tha ai.

Shella: Duhet strategji kombëtare për edukimin financiar

I pranishëm në ceremoni, Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB) dhe CEO i OTP Bank Albania, Bledar Shella, u ndal te rëndësia e edukimit financiar, duke theksuar se për këtë nevojitet një program kombëtar.

“Edukimi financiar është mjaft i rëndësishëm, pasi ka një korrelacion të drejtë midis edukimit financiar dhe mirëqenies ekonomike. Përmes edukimit financiar bëhet e mundur të marrësh vendime mbi investimet, kursimet, të ardhmen dhe është shumë e rëndësishme që kjo të fillojë që në fazat e para të jetës,” theksoi Shella.

Ai përmendi aktivitetet e realizuara, si nga Shoqata e Bankave, ashtu edhe Banka e Shqipërisë, ndërsa theksoi nevojën e një strategjie kombëtare për edukimin financiar.

“Do të thoja që jemi ende larg nivelit të dëshiruar, pasi niveli edukimi financiar është nën mesataren evropiane dhe është e rëndësishme që ne këtë që kemi nisur ta vazhdojmë me ritme akoma më të shpejta. Siç e kemi thënë më përpara, përveç këtyre nismave, duhet dhe një strategji kombëtare lidhur me edukimin financiar,” theksoi Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Aktiviteti vijoi me ndarjen e çmimeve për fëmijët e shkollave në kuadër të “Javës Globale të Parasë”. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë bledar shella java e parasë sejko shoqata shqiptare e bankave
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter