Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

09:29 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Energjia “mban në këmbë” eksportet edhe për shkurtin, bien importet

11:40 - Mars 17, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Eksportet e energjisë në Kosovë kanë mbajtur në këmbë eksportet shqiptare edhe për shkurtin. Në anën tjetër, vijon rënia e eksporteve të mateleve dhe materialeve të ndërtimit, si edhe të tekstileve dhe këpucëve.

Referuar shifrave të INSTAT, në Shkurt 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 mld lekë, duke u rritur me 4,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 7,3 %, në krahasim me Janar 2025. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 68 mld lekë, duke u ulur me 8,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 12 %, në krahasim me Janar 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 34 mld lekë, duke u ulur me 18,6 %, krahasuar me Shkurt 2024 dhe duke u rritur me 17,1%, në krahasim me Janar 2025.

Në këtë dymujor eksportet e mallrave arritën vlerën 65 mld lekë, duke u rritur me 4,6 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 128 mld lekë, duke u ulur me 4,7 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 63 mld lekë, duke u ulur me 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve: Gjatë muajit Shkurt 2025, në rritjen e eksporteve prej 4,3 %, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +11,1 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,7 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,2 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me – 6,9 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,8 pikë përqindje etj.

Eksportet, gjatë këtij dymujori janë rritur me 4,6 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +12,0 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,1 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -1,0 pikë përqindje.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve: Gjatë muajit Shkurt 2025, në rënien e importeve prej 8,6 %, krahasuar me Shkurt 2024, negativisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -9,6 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,4 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikujt prej tyre“ me -0,2 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +2,0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +0,3 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +0,1 pikë përqindje.

Si dymujor, importet janë rritur me 4,7 %, krahasuar me dymujorin e parë 2024. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije duhan” me +0,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -5,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,3 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
eksport energjia import instat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

09:29 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

gazetar_109:38 - Korrik 24, 20260

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4% sipas të dhënave të OECD për majin 2026,…

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

09:29 - Korrik 24, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:38 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:30 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:29 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

09:29 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter