Author: gazetar_1

Muajt e parë të vitit 2025 rikonfirmojnë vijimin e trendit të suksesshëm të turizmit, pas një viti shumë të mirë 2024. Referuar shifrave më të fundit të publikuara nga INSTAT, në muajin shkurt 2025, në Shqipëri kanë hyrë 516.058 shtetas të huaj, ose 7.4% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Gjithashtu, vihet re se shumica e të huajve që kanë hyrë në Shqipëri në shkurt kanë qënë nga kontinenti evropian, 96% e të gjithë hyrjeve të shtetasve të huaj. Dhe në veçanti Evropa Jugore zë 83% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të zbatohet një skemë e re mbledhjeje TVSH-je për bizneset që operojnë në fushën e hotelerisë, pasi ballafaqimi i shifrave të turistëve me netqëndrimet nuk përputhen. Gjatë një takimi në Sarandë, me sipërmarrës të rinj të kthyer nga emigrimi, Rama tha se pas një konsulte me ekspertë vendas dhe të huaj, qeveria i ka propozuar biznesit të paguajë 65% të kapacitetit akomoduese përgjatë pikut, që përfshin periudhën maj-shtator dhe vetëm 30% në periudhën e dimrit, për t’i krijuar hapësirë edhe biznesit të mbajë dhe paguajë punonjësit. “Duam të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe…

Read More

31 marsi është afati i fundit për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, DIVA 2024. Detyrimin për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës e kanë të gjithë ata individë rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2024: kanë pagë bruto vjetore mbi 1.2 milionë lekë; janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit; realizojnë të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim, Tatimet parashikojnë që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në…

Read More

Vijojnë monitorimet dhe kontrollet intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat i kontrolleve, gjatë kësaj jave janë arrestuar/proceduar në gjendje të lirë 37 shtetas konkretisht: -8 shtetas të arrestuar për drejtim automjetit në mënyrë të parregullt(gjendje të dehur); -6 shtetas të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor; -3 shtetas të arrestuar për drejtim automjetit në mënyrë të parregullt (pa leje drejtimi); -11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor; -6 shtetas të mitur të proceduar në gjendje të…

Read More

Miliarderët e gjigantëve të teknologjisë, si Elon Musk, Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg, që mbështetën Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore, po paguajnë një çmim të lartë për përfshirjen e tyre politike me republikanët. Sipas “Bloomberg Billionaires Index”, vetëm shtatë javë pas inaugurimit të presidentit të ri, pasuria e pesë miliarderëve që morën pjesë në ceremoninë e betimit ka pësuar një rënie drastike prej 209 miliardë dollarë. Kjo është një shembje e pasurisë që ka tronditur “Silicon Valley” dhe gjithë botën e biznesit. Po cili është shkaku i rënies së pasurisë së tyre? Që nga marrja e detyrës nga Trump, tregu…

Read More

Më në fund realitet marrëveshja e pensioneve me Italinë. Në Gazetën zyrtare italiane është botuar marrëveshja sociale mes dy vendeve. Pas firmosjes së fundi nga ministri italian i drejtësisë, marrëveshja u botua në Fletoren Zyrtare këtë të premte. Një ditë historike, e ka cilësuar ekipi i Diaspora ’91-19 AINAP, duke falenderuar gjithë ekipin që punoi për finalizimin me sukses të marrëveshjes për sigurimet shoqërore. Falenderim special, Diaspora ’91-19 ka bërë për SCAN tv, si dritaren që i ka mbështetur në cdo hap që prej nëshkrimit të marrëveshjes Hasani – Tajani, për ndjeshmërinë ndaj kësaj kauze kaq të rëndësishme për mijëra…

Read More

Është zbardhur i plotë dhe ka hyrë në fuqi sot vendimi i fundit i Qeverisë, marrë në mbledhjen e djeshme, për përfitimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, që nga pagesat e kompensimit për udhëtim, pagesat për papunësinë e bashkëshortes ose bashkëshortit të punonjësit të policisë, si edhe qiraja për strehim. Vendimi i plotë PAGESA PËR KOMPENSIM UDHËTIMI Punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon: a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë…

Read More

Tatimet përsërisin edhe njëherë thirrjen për ata profesionistë të lirë që kanë mbetur pa u rimbursuan pasi parapaguan këstet e tatimit fitimit në vitin 2024 dhe më pas neni i ligjit për taksimin 15% u rrëzua nga Kushtetuesja, që të paraqesin kërkesën për t’u rimbursuar. Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, Administrata Tatimore informon tatimpaguesit që ofrojnë shërbime profesionale që të aplikojnë dhe të paraqesin kërkesën pranë Drejtorisë Rajonale (me letër apo me çështje në eFiling) ku janë të regjistruar në mënyrë që të rimbursohen për këstet e parapaguara të vitit 2024. Inkurajojmë që këtë proces ta realizojnë…

Read More

Rreth 150 mijë qytetarë shqiptarë do të kenë afat deri në fund të këtij muaji që të dorëzojnë elektronikisht deklaratën individuale të të ardhurave tatimore. Tatimet sqarojnë se ata individë që nuk përmbushin këtë detyrim ligjor do të gjobiten sipas parashikimeve të Ligjit të Procedurave Tatimore. Sipas ligjit, gjoba 3 mijë lekë hyn automatikisht në fuqi për të gjithë individët që kanë detyrimin për të dorëzuar deklaratën e të ardhurave, por nuk e kanë përmbushur këtë detyrim deri në datën 31 mars. Por ky është vetëm sanksioni i parë. Më pas ligji i jep të drejtë administratës tatimore që të…

Read More

Aeroporti ndërkombëtar Heathrow i Londrës është mbyllur pasi përjetoi një ndërprerje të madhe të energjisë elektrike të shkaktuar nga një zjarr në një nënstacion elektrik aty pranë, thanë zyrtarët. “Për shkak të një zjarri në një nënstacion elektrik që furnizon aeroportin, Heathrow po përjeton një ndërprerje të konsiderueshme të energjisë elektrike. Për të ruajtur sigurinë e pasagjerëve dhe kolegëve tanë, Heathrow do të jetë i mbyllur deri në orën 23:59 më 21 mars,” thuhet në llogarinë zyrtare të aeroportit në X, duke këshilluar pasagjerët të mos udhëtojnë në aeroport. “Ndërprerje të konsiderueshme pritet gjatë ditëve në vijim,” tha një zëdhënës…

Read More