Author: gazetar_1
Kryeministri Edi Rama ftoi sot mbi 1000 mijë pjesëmarrës nga 37 shtete që ndodhen në Tiranë në kuadër të aktivitetit ““Match-Maker Albania 2025”, të investojnë në Shqipëri. Në fjalën e tij në këtë aktivitet, ku marrin pjesë investitorë, agjenci të zhvillimit dhe eksportues shqiptarë për investimet në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë, si dhe fuqizimi i markës “Made in Albania”, Rama tha se “nuk dua të mbaj një fjalë të gjatë, jam i sigurt që keni ardhur tashmë këtu, ndaj nuk keni nevojë të bindeni për të ardhur, por dua të them thjesht për këdo që ka ardhur të…
Administrata tatimore për të informuar më mirë tatimpaguesit dhe për t’i asistuar në lidhje me deklarimet, me qëllim që të mos ketë fshehje të të ardhurave nga ana e tyre fhe më tej penalizim me gjoba, ka publikuar gjjthashtu një informacion me pyetje-përgjigje për tatimin e mbajtur në burim. Në lidhje me këtë formë tatimi, i cili është në masën 15% të të ardhurës së siguruar, shumica e pyetjeve janë për të ardhurat nga qiraja. Madje në një rast, tatimet specifikojnë se edhe nëse një pensionist jep një shtëpi, ose qoftë edhe një dhomë me qira dhe nga ajo fiton…
Sipas të dhënave të bëra publike nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ekonomia e Shqipërisë ka regjistruar një rritje prej 3.96% gjatë vitit 2024, krahasuar me vitin 2023. Rritja ekonomike në tremujorin e katërt të vitit 2024 ishte 3.63%, në krahasim me të njëjtin periudhë të vitit 2023. Rezulton që në tremujorin e fundit të vitit, rritja ekonomike të jetë ngadalësuar nga 4.09% që ishte në tremujorin e tretë. Sektorët që dhanë një kontribut pozitiv të konsiderueshëm në rritjen e PBB-së ishin: Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia, me një rritje prej 11.35%, e cila pati ndikim të madh në rritjen e…
Ndërsa mbeten edhe 4 ditë në dispozicion për plotësimin dhe deklarimin online të DIVA 2024, tatimet kanë publikuar një informacion me pyetje-përgjigje për të dhënë më shumë sqarime se kush duhet ta plotësojë dhe kush jo deklaratën individuale të të ardhurave. Pyetje-përgjigje për Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, DIVA 1. Jam një pensionist shqiptar, i cili gjatë vitit 2024 kam të ardhura vetëm nga pensioni. Të ardhurat vjetore nga pensioni i kam në shumën 1,300,000 lekë. A kam detyrimin për të dorëzuar deklaratën e DIVA-s për vitin 2024? Përgjigje: Për çdo shumë të ardhurash vetëm nga pensioni publik në…
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë katalogun e pasurive të sekuestruara, një nismë e rëndësishme që synon të rrisë më tej transparencën dhe efektivitetin e administrimit të këtyre pasurive. Ky publikim pason katalogun e pasurive të konfiskuara, realizuar në shkurt të këtij viti dhe është pjesë e një procesi gjithëpërfshirës inventarizimi të ndërmarrë nga Agjencia. Kjo nismë është ndërmarrë nën drejtimin e Kryeadministratores së AAPSK, znj. Risena Xhaja, e cila ka vënë theksin tek rëndësia e një administrimi më të rregullt dhe më të transparent të pasurive të sekuestruara…
Me “fajtorin” kryesor, turizmin, për reklamën që i është bërë Shqipërisë, investimet e huaja në sektorin e pasurive të paluajtshme po rriten gjithnjë e më shumë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit të kaluar janë investuar 379 milionë euro, duke regjistruar shifrën më të lartë ndonjëherë, ose 17% më shumë se në vitin 2023. “Të huajt po e shohin Shqipërinë si një mundësi e cila përdoret pothuajse përgjatë gjithë vitit. E para është lokacioni i Shqipërisë, duke qenë shumë afër me vende të zhvilluara për turizmin, siç është pjesa e Kroacisë, pjesa e Malit të Zi, siç…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, procedura për mbylljen e platformës së TikTok-ut ka përfunduar për telefonat smart. Në rubrikën “Sy m’ sy”, ku i përgjigjet live pyetjeve të adresuara në platformat sociale, Rama u shpreh se, “të gjithë duhet ta dinë se mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur të ashtuquajturat VPN falas është shumë e rrezikshme, pasi dihet botërisht se përmes VPN-ve falas hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit”. “Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok ca kohë deri kur të përfundojmë edhe programin e përbashkët me kompaninë TikTok, e cila së shpejti…
Kryeministri Edi Rama ju përgjigj sot sërish pyetjeve të qytetarëve të adresuara në platformat sociale, ndërsa tha se paga minimale do të rritet në qershor të këtij viti dhe do të shkojë nga 400 në 500 euro. Pyetjes së një qytetari, Rama tha se paga mesatare është 3-fishuar. “Kur ne morëm detyrën, paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro dhe sot në vitin 2024 e mbyllëm me 1000 euro pagën mesatare, referoju INSTAT-it. Pra, kemi bërë një rritje shumë të lartë, pagën mesatare të përgjithshme në sektorin publik privat e kishim 322, sot e kemi 830 euro paga mesatare…
Yieldi 12 mujor i bonove të thesarit të qeverisë shënoi një rënie të mëtejshme në ankandin më të fundit, zhvilluar më 25 mars. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, yieldi mesatar i ponderuar zbriti në 2.7%, ndjeshëm poshtë normës bazë të interesit. Në ankandin e mëparshëm të muajit mars kishte vijuar trendi rënës i interesave të yieldit, duke zbritur në 2.73%. Kjo është një nga shifrat më të ulëta të yieldeve, që nga viti 2022, kur nisi gradualisht edhe rritja e tyre. Megjithatë, duhet theksuar se përgjatë vitit 2024 dhe tani edhe në muajt e parë të këtij viti,…
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar për të shtatin vit radhazi nga Global Finance si “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2025”. Ky vlerësim vjen si pjesë e çmimeve vjetore të Global Finance, të cilat, për të 32-in vit radhazi, shpërblejnë bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore. Banka Kombëtare Tregtare u dallua për stabilitetin, gamën e shërbimeve dhe inovacionin teknologjik. Në përzgjedhjen e fituesve, Global Finance analizoi faktorë objektivë si rritja e aseteve, fitimi, shtrirja gjeografike, marrëdhëniet strategjike, zhvillimi i bizneseve të reja dhe inovacioni në produkte. Vlerësimi u mbështet edhe nga opinione të analistëve financiarë,…
