Author: gazetar_1

Koha e pajisjes me letërnjoftim ose ID Card reduktohet ndjeshëm. Risia është lançuar nga IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, duke sjellë një shërbim të ri për qytetarët shqiptarë, përkatësisht e identitetit të shpejtë. Falë këtij shërbimi, përmes një pagese prej 3 mijë lekësh, çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh. Shërbimi është krijuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e aplikimit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë urgjente për dokumentin e tyre të identifikimit. Procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në…

Read More

Ulje e TVSH-së në 15% dhe rikthimi i taksës së sheshtë 10%”. Këto janë dy nga pikat e programit të Partisë Demokratike, që sipas kryetarit Sali Berisha do i japin frymëmarrje ekonomisë shqiptare. Gjatë takimit konsultativ me temë: “Hartimi i një platforme për një zhvillim ekonomik të qendrueshëm”, i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqatat e biznesit, Berisha u ndal edhe te taksat në disa sektorë të ekonomisë. “E konsiderojmë jetike një ndërhyrje emergjente, një revolucion të vërtetë në ekonomi me të cilin ne besojmë se do shënojmë një kthesë rrënjësore. Së pari, ne jemi dhe…

Read More

Mbyllja e negociatave me Bashkimin Evropian brenda vitit 2027 është një prej premtimeve që po artikulon ditët e fundit kryeministri i vendit Edi Rama teksa prezanton kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Por deklaratat e tij i përforcoi sot nga Sllovenia komisionerja e zgjerimit Marta Kos. Në një intervistë për radio televizionin slloven, duke folur për prioritetet e Komisionit Europian tha se gjatë mandatit të saj janë dy vendet që do të përmbyllin negociatat, Mali i Zi dhe Shqipëria. “Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi që renditet në krye,…

Read More

Guvernatoti i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë sot në eventin për çeljen e Programit për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike në partneritet me Mastercard Europe. Ky zhvillim i rëndësishëm është një hap që çon drejt reduktimit të informalitetit dhe rritjes së ritmit të zhvillimit të ekonomisë shqiptare. Gjatë fjalës së tij Sejko tha se projekti i sotëm është një pasqyrim i bukur i përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare. Ai tha se në katër vitet e fundit përdorimi i kartave është rritur me 300%, ose 3 herë. Sejko tha më tej se 7 transaksione në…

Read More

Eventi “Match-Maker Albania 2025” mblodhi bashkë në Tiranë  1000 përfaqësues nga 36 shtete, përfshirë investitorë, agjenci zhvillimi dhe eksportues shqiptarë për investimet në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë, si dhe për fuqizimin e markës “Made in Albania”. Rritja e pozicionit të Shqipërisë si destinacion për investime konkurruese dhe eksporte cilësore, ishte në fokus të këtij eventi të organizuar nga AIDA. Drejtoresha ekzekutive, Laura Saro, në fjalën e mbajtur, e cilësoi eventin një vendtakim të rëndësishëm ku do të diskutohen partneritetet e mundshme për investimeve në një gamë të gjerë sektorësh. Ajo theksoi se “kemi 30 projekte strategjike me vepra publike…

Read More

Dogana Shqiptare njofton se, nga data 1 Prill e këtij viti, procedura e hyrjes së mallrave në BE do të ndryshojë. Dogana apelon eksportuesit shqiptarë të komunikojnë me partnerët në vendet e BE për përshtatjen me rregullat e reja të sistemit ICS2 përpara këtij afati, në mënyrë që të shmangen pengesat lidhur me kalimin e mallrave që eksportohen në BE, ose përmes saj. “Për të gjithë operatorët e biznesit që kanë pyetje në lidhje me funksionimin e sistemit ICS2, sesioni informues i radhës nga ana e DG TAXUD do të jetë të mërkurën, në datën 2 Prill, nga ora 13:00…

Read More

Wizz Air, linja ajrore më e qëndrueshme mjedisore në EMEA , prezanton sot WIZZ Run Series 2025, një garë që u ofron vrapuesve në gjithë Europën mundësinë për të fituar abonimin All You Can Fly (AYCF)  të linjës ajrore, duke iu dhënë mundësinë të bëjnë një numër të madh fluturimesh me një çmim fiks në të gjithë rrjetin e Wizz Air, për një vit. Wizz Air është sponsor prej vitesh i evenimenteve kryesore të vrapimit në mbarë Evropën. Vrapimi është një nga format më gjithëpërfshirëse dhe të përballueshme të sportit. Wizz Air i mbart të gjitha këto cilësi dhe i…

Read More

Nga Altax Nisma “Shqipëria 1 Euro” u prezantua si një politikë e cila do të nxiste investimet private duke dhënë me qira pasuri publike për vetëm 1 euro. Qëllimi kryesor ishte tërheqja e investitorëve të huaj dhe vendas, krijimi i vendeve të punës dhe zhvillimi i sektorëve të caktuar të ekonomisë. Megjithatë, pas më shumë se një dekade, rezultatet e kësaj politike kanë qenë të diskutueshme dhe në shumë raste zhgënjyese. Kritikët argumentojnë se kjo skemë ka lehtësuar keqpërdorimin e pasurive publike, ka krijuar hapësirë për klientelizëm dhe ka dështuar të përmbushë objektivat e saj ekonomike. Politika të ngjashme janë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ftoi sot mbi 1000 mijë pjesëmarrës nga 37 shtete që ndodhen në Tiranë në kuadër të aktivitetit ““Match-Maker Albania 2025”, të investojnë në Shqipëri. Në fjalën e tij në këtë aktivitet, ku marrin pjesë investitorë, agjenci të zhvillimit dhe eksportues shqiptarë për investimet në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë, si dhe fuqizimi i markës “Made in Albania”, Rama tha se “nuk dua të mbaj një fjalë të gjatë, jam i sigurt që keni ardhur tashmë këtu, ndaj nuk keni nevojë të bindeni për të ardhur, por dua të them thjesht për këdo që ka ardhur të…

Read More

Administrata tatimore për të informuar më mirë tatimpaguesit dhe për t’i asistuar në lidhje me deklarimet, me qëllim që të mos ketë fshehje të të ardhurave nga ana e tyre fhe më tej penalizim me gjoba, ka publikuar gjjthashtu një informacion me pyetje-përgjigje për tatimin e mbajtur në burim. Në lidhje me këtë formë tatimi, i cili është në masën 15% të të ardhurës së siguruar, shumica e pyetjeve janë për të ardhurat nga qiraja. Madje në një rast, tatimet specifikojnë se edhe nëse një pensionist jep një shtëpi, ose qoftë edhe një dhomë me qira dhe nga ajo fiton…

Read More