Wizz Air, linja ajrore më e qëndrueshme mjedisore në EMEA , prezanton sot WIZZ Run Series 2025, një garë që u ofron vrapuesve në gjithë Europën mundësinë për të fituar abonimin All You Can Fly (AYCF) të linjës ajrore, duke iu dhënë mundësinë të bëjnë një numër të madh fluturimesh me një çmim fiks në të gjithë rrjetin e Wizz Air, për një vit.
Wizz Air është sponsor prej vitesh i evenimenteve kryesore të vrapimit në mbarë Evropën. Vrapimi është një nga format më gjithëpërfshirëse dhe të përballueshme të sportit. Wizz Air i mbart të gjitha këto cilësi dhe i nxit, duke u ofruar njerëzve mundësi për të vizituar lehtësisht destinacione unike në Evropë dhe më gjerë, me alternativa të zgjuara udhëtimi.
Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në Wizz Run Series dhe të kenë mundësinë të fitojnë një nga çmimet e jashtëzakonshme, inkurajohen të përfshihen në sa më shumë evenimente vrapimi të organizuara nga Wizz Air. Për t’u kualifikuar, garuesit duhet të jenë mbi 18 vjeç dhe vrapues amatorë .
Pikët mblidhen gjatë gjithë serisë – fitohet 1 pikë për çdo kilometër të vrapuar – dhe vrapuesit me totalin e pikëve më të larta, në fund të konkurrimit do të fitojnë katër abonime AYCF. Fituesi i vendit të dytë do të marrë një kupon me vlerë 1,000 € në WIZZ, ndërsa fituesi i vendit të tretë do të shpërblehet me një kupon me vlerë 800 € në WIZZ – në të dyja kategoritë e gjinive, mashkullore dhe femërore.
Mundësitë e përfshirjes janë nga prilli deri në tetor, ndërsa fituesit do të shpallen në fillim të dhjetorit. Lista e plotë e garave të konfirmuara përfshin:
- 6 prill 2025 – Wizz Air Milano Marathon (Milano, Itali)
- 6 prill 2025 – Wizz Air Cluj-Napoca Marathon (Cluj-Napoca, Rumani)
- 18 maj 2025 – Wizz Air Hackney Half Marathon (Londër, MB)
- 6 shtator 2025 – Wizz Air Warsaw Praski Night Half Marathon (Varshavë, Poloni)
- 7 shtator 2025 – Wizz Air Budapest Half Marathon (Budapest, Hungari)
- 5 tetor 2025 – Wizz Air Skopje Marathon (Shkup, Maqedoni e Veriut)
- 12 tetor 2025 – Wizz Air Sofia Marathon (Sofje, Bullgari)
- 19 tetor 2025 – Wizz Air Rome Half Marathon (Romë, Itali)
- 29 tetor 2025 – Wizz Air Venice Marathon (Venecia, Itali)
Për më shumë se një dekadë, Wizz Air ka qenë në krye të promovimit të një stili jetese aktiv, duke sponsorizuar maratona vrapimi nëpër Evropë. Vetëm në vitin 2024, më shumë se 120,000 vrapues e sfiduan veten me WIZZ. Nëpërmjet WIZZ Run Series, kompania ajrore shpreson të inkurajojë çdo individ – pavarësisht nga përvojat e mëparshme të vrapimit – për të marrë pjesë në një sfidë të re sportive, duke i ofruar gjithashtu mundësinë për të udhëtuar drejt destinacioneve të mrekullueshme e të reja.
Fruzsina Polacska, Menaxhere e Markës në Wizz Air, komentoi: “Jemi të emocionuar për të nisur këtë vit WIZZ Run Series. Si një kompani ajrore e përkushtuar për t’i ofruar udhëtarëve evropianë mundësi fluturimesh të përballueshme, besojmë se qasja në një stil jetese aktiv dhe të shëndetshëm duhet të jetë po aq e përhapur. Vrapimi është shembulli perfekt i një sporti që është me kosto jashtëzakonisht të ulët dhe gjithëpërfshirës. Inkurajojmë çdo person të marrë pjesë në këto evenimente të veçanta, për të fituar mundësi fluturimesh të shumta për një vit.”
Marrëdhënie me Publikun
