Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Pse po bie çmimi i arit ndërsa inflacioni po rritet?

13:09 - Qershor 24, 2026

ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi

12:00 - Qershor 24, 2026

Të dhënat e QKB, mbi 1,600 biznese të reja të regjistruara në maj

11:28 - Qershor 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi

12:00 - Qershor 24, 2026 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga ABI Bank 

Pronarët e një portali, të nxitur nga reagimi i papritur i ABI Bank ndaj mashtrimeve të tyre, kanë vendosur të shtojnë dozën e shpifjeve ndaj ABI dhe drejtorit të përgjithshëm. Kërkesa “gjobë” prej 120 milionë në vit nuk u eci, kështu që tani do tregojnë dhëmbët me mashtrimet e radhës.

Me sa duket nuk janë mësuar të ballafaqohen publikisht me aktivitetin e tyre gjobëvënës në mënyrë sistemike prej shumë e shumë vitesh.

Për të shuar kuriozitetin e atyre që nuk janë ndeshur me mafiozët e shtypit, natyra e punës e çdo mafiozi mediatik është shumë e thjeshtë. Kanë tre lloje gjobash. Një kur gjejnë hallexhinj kriminelë, dy kur një biznes normal bën një gabim të paqëllimtë, dhe tre i vetmi faj është qe biznesi është i suksesshëm financiarisht. Mesazhi për të gjithë bizneset është që “ne do shpifim deri sa ju të paguani”.

I gjithë sistemi bankar është sulmuar vazhdimisht me histori mashtruese zhvatjes, grabitjesh, falimenti, që pas pak ditësh apo javësh, ose fshihen ose shtohen në varësi të pagesës së gjobës. Drejtorët e bankave me eksperiencë dhjetëra vjeçare në treg përfliten pa siklet si spiunë, agjentë, kodoshë e lloj-lloj sharjesh e mashtrimesh. Punonjësit e bankave etiketohen të gjithë si zhvatës dhe hajdutë. Në lajmet e publikuara në gjuhë të ndryshme mashtrimet shtohen pasi mafiozët e dinë që sistemi i drejtësisë nuk ka çfarë t’u bëjë. Në emër të mbrojtjes së lirisë së shtypit gjendet fare normale të sulmohen bizneset e ndershme. Asnjë nga punonjësit e bankave (përfshi drejtorët) që shahen nuk janë persona publikë. Abuzimi me shtrirjen e “lirisë së shtypit” përtej pjesës publike dhe ne biznese është një nga plagët e tranzicionit. Portale te listuara jashtë vendit dhe ligjërisht anonime kane te drejte te gjobisin ke te duan dhe kur te duan. Ndoshta fillimi I fundit te tranzicionit do te filloje te zgjidhe kete abuzim flagrant me te drejtën e shprehjes dhe ndëshkimit te shpifjes për bizneset.

Nje portal në sulmin e radhës të “sponsorizuar” ndaj ABI, e pa të arsyeshme të miksojë mashtrimet historike dhe të momentit: “pastrimi i parave”, “Serbia me tre gishta”, “paratë ruse”, “ABI i Rilindjes”, “tokat në Zvërnec” dhe (më e lezetshmja në fakt) “drejtori kamarier” që “bleu dy banka për 143 milionë euro”.

Të gjitha këto jane mashtrime te servirura nga hallexhinjtë realë të reformës në drejtësi që thjesht duan të heqin vëmendjen nga hallet e tyre. Mafiozët e shtypit janë “vrasës” kriminelë ordinere (online) me pagesë. Hallexhinjtë disa herë i telefonojnë e disa herë i takojnë mafiozët e shtypit me udhëzimet se si duhet të përbalten bizneset e ndershme dhe cili është mashtrimi më në modë i momentit. Kuptohet që Zvërneci, Amerika, pastrimi i lekëve dhe SPAK janë shumë kërcitëse këto ditë. Instruksioni është shumë i thjeshtë: një mashtrim miks me mashtrime që i përshtaten momentit. Pas disa muajsh jam i bindur që mafiozët mediatikë siç e kanë zakon do vijnë t’iu tregojnë vetë porositësit. Gjithmonë e mbajnë mend shumë mirë dhe me detaje se kush u tha të mashtronin dhe kur.

Mafiozët e shtypit tashmë e kanë zgjeruar vendodhjen. Një rri në Tiranë dhe është polici i keq, një tjetër rri diku tjetër (ka raste mbase në Miami) dhe ky është i arsyeshmi. Disa e kanë biznesin e vogël, disa të regjistruar si jofitimprurës. Mbase diku në Europë, mbase në Estoni. Disa jetojnë në adresa modeste në Tiranë, disa në ndërtesa 40 mijë dollarë metri katror (si për shembull ndoshta në Miami).

ABI Bank ka qenë një nga mbështetësit e hershëm të reformës në drejtësi. Do të ishte një ditë e bekuar për të gjithë biznesin e ndershëm shqiptar dita kur mafiozët e shtypit të thirren nga kjo reformë për të treguar se si paguhen, sa paguhen, sa taksa paguajnë, sa lajme kriminelësh varrosin, sa lajme mashtruese të sponsorizuar nga konkurrentë hallexhinj publikojnë. Disa herë sipërmarrës të ndershëm e kanë ngritur çështjen e zgjerimit të aktivitetit të SPAK në hetimin e mediave mafioze. Shpesh herë është raportuar se si mafiozët mediatikë janë përdorur në mënyrë agresive nga pjesa e errët e shoqërisë. Koha do ta tregojë se kush media dhe kush biznes ka halle për të zgjidhur. Ne po ashtu do të provojmë aftësinë e drejtësisë së re për të hetuar gjobat e portaleve të shtypit mbi biznesin.

ABI Bank ka rreth 1,000 punonjës dhe 100,000 klientë. Asnjëherë axhenda e ABI Bank nuk ka qenë politike. Bordi i ABI ka mirepritur profesioniste qe kane qene apolitike, republikane, demokratë, socialistë dhe ambientaliste (nga më të njohur në Europë). Shume nga punonjësit e ABI kanë qenë të përfshirë me forca të ndryshme politike dhe jemi shumë krenarë për këtë. ABI Bank ka partnerë të mirënjohur dhe me reputacion të mrekullueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe të regjistruar me autoritetet më të larta (SEC) bankare amerikane. ABI Bank është një lider i padiskutueshëm në sektorin e turizmit në Shqipëri me dhjetëra hotele të financuara nga Velipoja në Ksamil, Tiranë apo fshatra të turizmit malor. Përkushtimi i ABI në ndërtimin e veprave të mëdha të infrastrukturës është i mirënjohur në ekonominë shqiptare.

Këto janë të vërtetat e thjeshta dhe të mëdha të ABI Bank qe kurre nuk do ta perlyeje logon e vet ne faqet e portaleve mafioze.

PS- ABI prej shumë kohësh është mbështetësi kryesor i një fondacioni të mirënjohur bamirësie. Një nga arsyet që nuk pranuam të paguajmë 120 milione leke gjobë ishte se gjoba është e përafërt me mbështetjen vjetore të këtij fondacioni që vërtet bën punën e Zotit duke ndihmuar shtresat më vulnerabël. Më mirë të dyfishojmë ndihmën ndaj fondacionit, menduam.

*Shkrimi i mësipërm është reagim i ABI Bank dhe publikohet si informacion i përcjellë nga institucioni përkatës.

Ekofin Media
Ekofin Media
abi bank gjobë mashtrimeve mesazhi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Visa Direct ofron lehtësi për pagesat ndërkufitare mes vendeve të Ballkanit dhe më gjerë

13:18 - Qershor 23, 2026

Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

15:49 - Qershor 22, 2026

Bastet e paligjshme “zhduken” nga statistikat e prokurorisë, por jo nga rrugët e Tiranës dhe qyteteve kryesore

05:58 - Qershor 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bujqësia në 2025: Më shumë perime e agrume, më pak grurë dhe ullinj

gazetar_111:08 - Qershor 24, 20260

Sektori bujqësor shqiptar ka mbyllur vitin 2025 me një prodhim total prej 9.73 milionë tonësh,…

Blegtoria në 2025, prodhimi i mishit rritet, qumështi dhe vezët në rënie

11:07 - Qershor 24, 2026

Karakaçi: Shqipëria drejt shoqërisë gigabit, investime për rrjete moderne dhe mbulim 5G

10:50 - Qershor 24, 2026

Infrastrukturë nëntokësore për rrjetet kabllore, bashkitë do të koordinojnë procesin

10:41 - Qershor 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:08 - Qershor 24, 2026

Bujqësia në 2025: Më shumë perime e agrume, më pak grurë dhe ullinj

11:07 - Qershor 24, 2026

Blegtoria në 2025, prodhimi i mishit rritet, qumështi dhe vezët në rënie

10:50 - Qershor 24, 2026

Karakaçi: Shqipëria drejt shoqërisë gigabit, investime për rrjete moderne dhe mbulim 5G

Pse po bie çmimi i arit ndërsa inflacioni po rritet?

13:09 - Qershor 24, 2026

ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi

12:00 - Qershor 24, 2026

Të dhënat e QKB, mbi 1,600 biznese të reja të regjistruara në maj

11:28 - Qershor 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter