Author: gazetar_1

Duke filluar nga sot, 1 prill, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar prej 50 Euro. Kjo është masa e dytë që ndërmerret në një hark të shkurtër kohor,  për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë  drejt vendeve kufitare, pas hyrjes në fuqi më 1 Shkurt 2025 të policës së sigurimit “Karton Jeshil” 1-vjeçar me Malin e Zi. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA)…

Read More

Pas disa muajsh në rënie, treguesi i ndjesisë ekonomike është rikthyer në trajektore rritëse në muajin mars. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, ky tregu u rrit me 1.1 pikë në mars, ndikuar nga përmirësimi i besimit konsumator dhe i besimit të bizneseve në të gjithë sektorët, me përjashtim të sektorit të tregtisë. Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 1.4% në mars, ndikuar nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet, si dhe vlerësimi më optimist për prodhimin industrial aktual. Bizneset vlerësojnë në rënie të lehtë gjendjen e inventarëve. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë…

Read More

Sot ishte paralajmëruar se do të hynin në fuqi tarifat e reja të energjisë në Kosovë, me një shtrenjtim me 15% të çmimit, mirëpo Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ka deklaruar se vendimi përfundimtar pritet të merret më 11 prill. Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu ka mohuar se është marrë vendim lidhur me tarifat e energjisë elektrike, duke thënë se në fuqi mbesin tarifat ekzistuese. “Vendimi pritet të merret më 11 prill. Varësisht se si vendos bordi, ato mund të hyjnë në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli ose nga 1 maji, kur është edhe periudha…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot planin për uljen e çmimeve të banesave, i cili përfshin uljen e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga 18% e çmimit të shitjes në 2% të preventivit. Gjatë një konference për shtyp, Berisha u shpreh se shkak themelor i çmimeve strastosferike në ndërtim janë taksat absurde që vendosen mbi sipërfaqen e ndërtimit, të cilat në fakt sipas rastit, minimumi 10-fishuan taksën e përparme dhe në raste të tjera edhe e 20 apo 30-fishuan atë. “E gjitha kjo iu faturohet qytetarëve, duke ua shndërruar në pamundësi blerje, ose duke i shndërruar apartamentet në…

Read More

Ambasada Amerikanë në Tiranë ka bërë një paralajmërim për personat që aplikojnë për të marrë një vizë për në SHBA. Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare theksohet se çdo person që gënjen për të marrë vizën e SHBA, apo që shkel afatet e qëndrimit në skadim të vizës do të përballet me ndëshkime serioze. “Të gjithë aplikantët për vizë duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin qëllimin për të qenë në përputhje me ligjet tona. Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni në mënyrë të paligjshme…

Read More

Një gjykatës federal të premten urdhëroi administratën e presidentit të SHBA, Donald Trump, që të ndalonte përkohësisht përpjekjet e saj për të mbyllur Zërin e Amerikës, duke ndaluar qeverinë të pushonte nga puna 1,300 gazetarë dhe punonjës të tjerë të shërbimit informativ amerikan, të cilët ishin pezulluar papritur në fillim të këtij muaji. Gjykatësi i Distriktit të SHBA J. Paul Oetken, në një vendim të dhënë të premten, deklaroi se administrata e Trump nuk mund të mbyllte në mënyrë të njëanshme Zërin e Amerikës dhe programet e tjera radiofonike të miratuara dhe të financuara nga Kongresi. Anulimi i fondeve për…

Read More

Kryeministri Edi Rama shpalosi sot programin e “Shqipërisë 2030”. Rama e nisi prezantimin me pasaportën europiane të  Shqipërisë 2030, ndërsa renditi përfitimet e çdo shqiptari përmes kësaj pasaporte. Dhe për ta bërë këtë realitet Edi Rama kërkoi votën e Shqiptarëve më 11 Maj. Më pas ai preku çdo sektor, duke listuar investimet e reja që pritet të përfundojnë në mandatin e katërt qeverisës të PS. Kryeministri Edi Rama: 4 vjet më parë, këtu në këtë sferë, ne shpalosëm piketat kryesore të programit qeverisës të mandatit të tretë. Ishte një kohë tejet e vështirë, pas një tërmeti shkatërrimtar dhe në mesin…

Read More

Nga Ervin Resuli Mandarina me pesticide, peshku (açuket) me parazitë dhe së fundmi mishi i pulës me Salmonella Typhimurium! Ky është realiteti ku jeta e shqiptarëve vlen më pak se interesat e disa institucioneve të paafta, të kapura dhe që kanë dështuar spektakolarisht në misionin e tyre. Që nga muaji tetor e deri më sot, një seri skandalesh kanë shpërthyer, duke ekspozuar të vërtetën e hidhur: institucionet nuk janë të afta të diagnostikojnë në kohë, nuk marrin masa dhe kur përballen me prova të qarta, i fshehin rastet! 27 ton fileto pule nga Brazili kanë hyrë në Shqipëri më 11.03.2025.…

Read More

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-ë, Edi Rama në prezantimin sot të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, deklaroi se edhe në mandatin e katërt mbetet i pandryshuar regjimi për biznesin e vogël. Rama theksoi se deri në 2029, Shqipëria do të vazhdojë të jetë, jo vetëm i vetmi vend me zero taksë për biznesin e vogël në rajon, por dhe vendi me nivelin më të ulët absolut të taksave në rajon për të punësuarit, ku 93% e të gjithë atyre që marrin një pagë në Shqipëri paguajnë më pak se 10% nga pagat. Ai vuri në dukje se “biznesi i vogël vuante…

Read More

CEO i kompanisë Ryanair Michael O’Leary, në një intervistë për CNN e cilëson Shqipërinë një histori suksesi jo vetëm për zgjerimin e mëtejshëm të kompanisë së tij, por në përgjithësi për rritjen mbresëlënëse të viteve të fundit. O’Leary foli për rritjen e Ryanair në tregjet evropiane dhe gjetjen e destinacioneve të reja, duke veçuar Shqipërinë, ku aeroporti ka taksa të ulëta, duke u bërë shumë atraktivë për një sërë linjash ajrore. CEO i Ryanair theksoi se Shqipëria ka patur një rritje mbresëlënëse të pasagjerëve dhe është kthyer në një destinacion shumë të preferuar turistik. “Tregjet me rritjen më të shpejtë…

Read More