Author: gazetar_1

“Zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës në 5 km e parë synohet të përfundojë në dhjetor të këtij viti”. Gjatë inspektimit të punimeve nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u bë me dije se aktualisht punimet kanë arritur në masën 30%. Po ashtu Balluku bëri me dije se po studiohen hyrje të reja për autostradat e veriut të vendit, përfshirë rrugën e Arbrit. Paralelisht u inspektuan edhe punimet që po kryehen në aksin rrugor Kombinat – Ndroq – Plepa, që është në fazën e parë të rindërtimit. Rehabilitii i kësaj rruge do të vazhdojë…

Read More

Bankat private i kanë kërkuar Bankës së Shqipërisë të lehtësojë kufizimet rregullatore, që frenojnë kreditimin e projekteve të mëdha në infrastrukturë. Kapitali ka mësuar se Shoqata Shqiptare e Bankave i është drejtuar përmes një shkrese zyrtare Bankës Qëndrore duke i kërkuar që të zbusë koefiçientët e përllogaritjes së riskut për kreditë që jepen për ndërtimin e veprave të mëdha infrastrukturore si rrugët, hekurudhat, portet, aeroportet dhe ujësjellësat. Fjala është kryesisht për projektet koncesionare, por edhe për veprat potencialisht të mëdha, që ndërtohen nga buxheti i shtetit, por kërkojnë paraprakisht financime të mëdha për nisjen e punimeve në terren. Aktualisht bankat…

Read More

Pas një sërë skandalesh, qeveria planifikon të shkrijë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, duke krijuar një strukturë të re. Në shtator të vitit të kaluar me ndryshimet e bëra në projektligjin “Për inspektimet në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 60 të saj thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Autoriteti kombëtar i veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve do të zëvendësohet me fjalët “institucioni përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë” dhe “struktura përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve”. Pra e thënë më thjeshtë këto dy struktura ajo e ushqimit…

Read More

Diku tjetër në Evropë, Shqipëria ka miliarderin e saj të parë këtë vit, me hyrjen e re Samir Mane, i cili ka ndërtuar një pasuri të vlerësuar prej 1.4 miliardë dollarësh nga investimet në qendra tregtare, dyqane elektronike dhe pasuri të patundshme luksoze në mbarë Ballkanin” Marrë nga Forbes Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar së fundmi listën e miliarderëve më të pasur në botë, ku ka konfirmuar se Shqipëria ka për herë të parë një përfaqësues në këtë renditje. Bëhet fjalë për biznesmenin Samir Mane, i cili është pozicionuar në vendin e 2356-të me një pasuri të vlerësuar në 1.4…

Read More

Pas shumë vitesh pritje, më në fund Greqia ka nisur punimet për ndërtimin e autostradës Janinë-Kakavijë. Projekti me rëndësi strategjike, jo vetëm për Greqinë, por edhe për Shqipërinë ka një kosto totale prej 310 milionë eurosh, ndërsa në formën e punimeve fakultative parashikohet një shpenzim shtesë prej 76 milionë euro. Këtu përfshihet zgjerimi në seksionin Kalpaki-Kakavia, si dhe lidhjet me aeroportin dhe zonën Industriale të Janinës. Rruga e re shtrihet për rreth 70 kilometra, duke filluar nga kryqëzimi i Autostradës Joniane me Autostradën Egnatia dhe përfundon në postën kufitare të Kakavisë, duke rritur aksesin për Shqipërinë dhe rajonin më të…

Read More

Duke filluar nga sot, 1 prill, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar prej 50 Euro. Kjo është masa e dytë që ndërmerret në një hark të shkurtër kohor,  për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë  drejt vendeve kufitare, pas hyrjes në fuqi më 1 Shkurt 2025 të policës së sigurimit “Karton Jeshil” 1-vjeçar me Malin e Zi. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA)…

Read More

Pas disa muajsh në rënie, treguesi i ndjesisë ekonomike është rikthyer në trajektore rritëse në muajin mars. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, ky tregu u rrit me 1.1 pikë në mars, ndikuar nga përmirësimi i besimit konsumator dhe i besimit të bizneseve në të gjithë sektorët, me përjashtim të sektorit të tregtisë. Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 1.4% në mars, ndikuar nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet, si dhe vlerësimi më optimist për prodhimin industrial aktual. Bizneset vlerësojnë në rënie të lehtë gjendjen e inventarëve. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë…

Read More

Sot ishte paralajmëruar se do të hynin në fuqi tarifat e reja të energjisë në Kosovë, me një shtrenjtim me 15% të çmimit, mirëpo Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ka deklaruar se vendimi përfundimtar pritet të merret më 11 prill. Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu ka mohuar se është marrë vendim lidhur me tarifat e energjisë elektrike, duke thënë se në fuqi mbesin tarifat ekzistuese. “Vendimi pritet të merret më 11 prill. Varësisht se si vendos bordi, ato mund të hyjnë në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli ose nga 1 maji, kur është edhe periudha…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot planin për uljen e çmimeve të banesave, i cili përfshin uljen e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga 18% e çmimit të shitjes në 2% të preventivit. Gjatë një konference për shtyp, Berisha u shpreh se shkak themelor i çmimeve strastosferike në ndërtim janë taksat absurde që vendosen mbi sipërfaqen e ndërtimit, të cilat në fakt sipas rastit, minimumi 10-fishuan taksën e përparme dhe në raste të tjera edhe e 20 apo 30-fishuan atë. “E gjitha kjo iu faturohet qytetarëve, duke ua shndërruar në pamundësi blerje, ose duke i shndërruar apartamentet në…

Read More

Ambasada Amerikanë në Tiranë ka bërë një paralajmërim për personat që aplikojnë për të marrë një vizë për në SHBA. Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare theksohet se çdo person që gënjen për të marrë vizën e SHBA, apo që shkel afatet e qëndrimit në skadim të vizës do të përballet me ndëshkime serioze. “Të gjithë aplikantët për vizë duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin qëllimin për të qenë në përputhje me ligjet tona. Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni në mënyrë të paligjshme…

Read More